Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Çfare ndodh ne kufirin mes jetes dhe vdekjes dhe “rasti Milkani”

Publikuar me : 21.06.2011 Ne : Kulture - 171 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
' Regjisori dhe aktori i mirenjohur Pirro Milkani, pati nje infeksion te rende gjate kohes kur ishte Ambasador i Shqiperise ne Ceki. Ne 3 gusht te vitit 2001, ai u paraqit ne nje klinike te Prages dhe ndonese u prezantua si Ambasador me gjithe te drejtat qe gezonte, u trajtua ate mengjes si nje emigrant qe po genjente per identitetin e tij! Nje grup mjekesh te rinj e operuan menjehere, pa iu nenshtruar analizave. Pasditen e asaj date, doktori kryesor i klinikes, konstatoi se mjeket e rinj kishin realizuar nje operacion te deshtuar dhe vendosi qe brenda fare pak minutave ta operonte ambasadorin shqiptar serish. Per here te dyte Milkani provoi narkozen e asaj klinike dhe u zgjua 7 muaj e 7 dite me pas! E befasueshme, por e vertete ai thote se ne keto muaj jetoi nje jete perrallore, shume me te bukur dhe te paqme se jeta e zakonshme ne toke. Ja cfare thote artisti qe pas asaj pervoje duket i bindur teksa pohon “Nuk ia uroj askujt, por personalisht mendoj se me ka pasuruar jeten…”. “Jetova ne ujera, ne nje bote ku elementi kryesor ishte pikerisht uji! Shkova ne te gjitha oqeanet e botes dhe u ndjeva shume mire”, e nis kete rrefim te pazakonte Milkani. Mjafton, qe te nisesh te mendosh se ke te besh me nje tjeter bote…, ireale por te perjetuar… 11 shtator 2001, sipas Milkanit Ekzaktesisht ne oren 9 11 te asaj dite, avionet Boing te “United Airlines” njeri i fluturimit me numer 175 dhe tjetri me numer 11 u perplasen ne dy Kullat Binjake ne Nju Jork duke shkaktuar disa mijera te vdekur. Pirro Milkani, ndodhej ne koma, ne ate kohe por, doktoret dhe kushdo tjeter qe i rrinte ne koke, sigurisht fliste pa pushim per ngjarjen. Mund te duket komike, por ja se cfare eshte ne gjendje te beje truri njerezor, i nje njeriu ne koma mundet te perthithe cdo informacion dhe nen efektin e qetesuesve mund ta transferoje ate ne nje tregim te pabesueshem por dhe interesant kur shikon perputhjet e disa fakteve. “Perpiquni te kuptoni se ne te tilla raste cdo gje eshte nje perjetim ndryshe”, thote nje nder regjisoret me te njohur shqiptare. “U gjenda papritur ne SHBA, Nju Jork. Pashe George E. Bush dhe Edi Ramen teksa jepnin e merrnin me njeri tjetrin”. Qe ketu, kushdo qe degjon, nis te mendoje me humor, gje qe eshte e natyrshme, por njerez qe kane perjetuar te tilla transformime te perpunimit te trurit, thjesht kujtojne… Si Milkani… “Ata (Bush dhe Rama), nisen disa raketa, dhe une papritur u gjenda mbi njeren prej tyre. Tani mund te qeshni, ju kuptoj, por bota ime ne ato muaj ishte pikerisht kjo”, thote me delikatese Milkani. “Asnjehere s’kisha degjuar per Al Qaeden, talebanet, luften ne Irak! Kur u zgjova nga koma, e kur pashe ne televizor imazhet e 11 shtatorit, kuptova qe ne nje forme ndryshe, une i kisha perjetuar ato gjate kohes qe isha i shtrire ne shtrat”, thote ai. Ka nje element domethenes qe bashkon te gjitha pohimet e tilla te pabesueshme, qe paciente te ndryshem bejne pasi kane kaluar periudha te gjata ne koma, apo te tjeret qe kane patur nje aksident e kane perjetuar emocione te ndryshme ne fare pak sekonda para shokut bota e tyre nuk e njeh dhimbjen, pergjithesisht ata kalojne periudha qetesie shpirterore apo ndodhen ne ambiente qe shkaktojne paqe dhe relaks! 8,000,000 amerikane, deklarojne se kane qene prane vdekjes! Ka shume shprehje qe njerez te thjeshte permendin sot, kur duan te shpjegojne ndjenjat qe mund te kene perjetuar ne nje moment frike, fare afer nje vdekjeje te mundshme “Si nuk vdiqa sot, ta mbaj mend!”. Apo “Me kaloi jeta para syve per nje sekonde, si ne nje film”… Askush prej atyre qe thote te tilla fjali nuk genjen, apo e eksagjeron momentin! Madje, per shkak te ketij fakti, sot jane krijuar institucione qe merren me studimin shkencor pikerisht te ketyre rasteve. Me i rendesishmi, ndoshta, eshte “IANDS” (International Association for Near-Death Studies). I krijuar ne SHBA, ne vitin 1878, ky organizem i perbere vetem nga punonjes shkencore, tenton sot te shqyrtoje permes metodave shkencore rastet qe perkufizohen fare “prane vdekjes”.   Studimet e vdekjes 1. IANDS nje institut i themeluar ne SHBA per te studiuar vdekjet klinike merret me njerezit qe deklarojne pervoja “jashte trupit”, apo “vizionet e te afermeve te vdekur” 2. IANDS studion gjithashtu rastet kur njerez apo paciente te future me pare ne koma deklarojne se kane pare “figurat vizuale te idhujve fetare”, madje, ne studimet e IANDS bejne pjese dhe rastet e “transhedences se egos njerezore”. 3. Sidomos keto te fundit, pra rastet kur pacientet deklarojne se kane ndjere nje udhetim ne nje pasazh qiellor, te shtresezuar dhe te cliruar nga ndjenja (ne te tilla raste ata deklarojne se ndjejne nje sens clirimi, paqeje dhe harmonie te paharueshme shpirterore), jane rastet me te shpeshta. 4. Nje prej personazheve kryesore te Orhan Pamuk, ne librin e tij “Une Jam e Kuqja”, Enishtja pershkruan se ne momentin kur shpirti i doli nga trupi me kafken e shkaterruar, ndjeu qetesi. Pacienti me numer 48202 Autombulanca theu shtyllen e ndricimit ne hyrje te urgjences teksa parkoi si e cmendur, ne 5 tetor te vitit 2001, ne hyrje te spitalit “Henry Ford”, Detroit. Zhurma, e padegjuar me pare ngriti ne kembe gjithe personelin e atij spitali te vogel. Nje 25 vjecar, i gjakosur nga duart deri ne shpatulla, nuk ngjante fare si asistenti i autombulances qe frenoi me zor ne oren 3 00 te mengjesit, duke nxjerre nga brenda saj nje barele qe mbante mbi vete nje qenie te kuqe…, te mbuluar nga disa carcafe qe dikur duhet te ishin te bardhe… 21 vjecari i “kuq” nga gjaku qe e mbulonte te terin, shtrihej pa jete ne ate barrele te mbajtur ne anen tjeter nga nje mesoburre, i martuar, me tre femije. Ai sapo kishte shkaktuar me makinen e tij tip Chevrolet, 15 minuta me pare, nje aksident ku sipas te gjitha gjasave viktimat, do te ishin disa… Ne korridorin e katit te pare te spitalit, u ndez me zhurme Kodi Blu, qe sinjalizonte “Suportin e Avancuar Kardiak”. Tre mjeke u gjenden menjehere ne sallen me te pare, te atij kati te spitalit, te pajisur me defibrilator. Mbi gjoksin e derrmuar te te riut, ata vendosen aparaturen e bardhe si bore, e cila menjehere u sperkat me currilat e gjakut qe dilnin pa pushim nga nje vrime ende e paidentifikueshme e gjoksit e bere shoshe te 21 vjecarit… Pulsuan nje here… Nje sekonde pas saj heshtje… Pulsuan per here te dyte aparatura e instaluar tregoi menjehere shenje jete… Pulsuan per here te trete. Aparatura serish tregoi se truri i te riut po furnizohej me gjak, por zemra vazhdonte te ishte ne pushim, pas atakut kardiak. Pulsuan per here te kater… Por ai nuk u kthye ne jete… Ky mund te ishte pershkrimi ndoshta letrar i nje rasti qe ka hyre ne historine mjekesore per nje arsye fare te thjeshte! Departamenti i Emergjences ne Spitalin “Henry Ford”, ne Detroit, raportoi pak vjet me pare kete rast te cuditshem klinik te rregjistruar ne kartele me numrin 48202. Ndonese pacienti nuk jetoi pas nje ataku kardiak, per fare pak momente, truri i tij u furnizua mjaftueshem me gjak per t’i rikthyer koshiencen, ndonese jo mjaftueshem per ta bere zemren t’i rrihte serish… Cfare mendoi dhe perjetoi ne ato pak momente, pacienti i rastit me numer 48202 ne Detroit, Michigan? Kristi Pinderi     '
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Lamtumire maestro!

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 46 here.
Lamtumire maestro!"Zhizel i Fundit", puna e fundit e Agron Aliajt, dhjetor 2011 Valeria Dedaj Elsa Demo   Mëngjesin e së enjtes, në repartin e reanimacionit të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u nda nga jeta koreografi shqiptar Agron Aliaj në moshën 79-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur të afërm të familjes Aliaj të cilët prej 7 marsit, kur maestroja u aksidentua, e kanë shoqëruar nga një spital në tjetrin. Kohët e fundit Aliaj, në gjendje të paralizuar kishte lënë...Lexo te gjithe artikullin »


» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk
» “Orient Expresto”, jazz nga Kroacia
» Jeta dhe dashuria ne komunitetin gay
» Koncert premiere nga William Walton
» Rona Nishliu, mjaft mire si fillim
» Shekspiri nga Ballkani, mire dhe keq

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit