Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
“Feudalizem” me plehrat…

Publikuar me : 31.01.2012 Ne : Kuriozitete - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Kristi Pinderi

 

Ka disa aspekte që duhen shpjeguar në lidhje me vendimin e fundit të Bashkisë së Tiranës për të “disiplinuar” punën në landfildin e Sharrës.

Së pari, vendimi për të mos lejuar asnjë person brenda kësaj fushe, është një vendim që komuniteti ndërkombëtar, dhe sidomos përfaqësues të Cooperazione Italiana që kanë financuar miliarda për ndërtimin e landfildit e kerkojne prej kohesh, është një vendim që në parim duhet përshëndetur, por që në thelb është korruptim dhe shenjë e paaftësisë së Bashkisë për të kryer punën e saj.

Nuk mund të hyjnë në fushën e Sharrës gra shtatzëna, fëmijë, të moshuar apo njerëz që punojnë pa maska dhe pa asnjë mbrojtje tjetër! Ndaj në parim, vendimi për të mos i lejuar të hyjnë, duket pozitiv. Mirëpo, nga ana tjetër, ky vendim i fundit i Bashkisë së Tiranës, për t’i lënë jashtë këta njerëz hallexhinj, nuk synon të respektojë rregullat e aq më tepër nuk synon të mbrojë shëndetin e pjesëtarëve të të paktën 400 familjeve që duke seleksionuar mbetjet e riciklueshme deri më sot, kanë mbajtur me bukë qindra dhe mijëra shqiptarë të papunë. Vendimi në fjalë synon të lejojë sërish të njëjtën dramë në Sharrë, veçse këtë herë u kërkon qytetarëve atje të punojnë më pak, e kësisoj të fitojnë shumë më pak. Që do të thotë: ose mos i lejo të hyjnë atje, dhe zbato kështu rregullat rigoroze që duhen ndjekur në të tilla raste, ose nëse i lejon të hyjnë pak orë gjatë natës duhet sqaruar pse nuk duhen lejuar të hyjnë edhe gjatë ditës, meqë kamionët e plerave punojnë 24 orë!?

Pyetja që mbetet është: kush do të pastrojë mbeturinat e Tiranës në mënyrë që çfarë është e riciklueshme të riciklohet, e çfarë duhet groposur të groposet?  Shekulli konstatoi se mes atyre banorëve që kanë punuar deri më sot në Sharrë ekziston informacioni se një firmë private do të kryejë tashmë atë që ata kanë kryer deri më sot. Të gjitha këto tregojnë se vendimi i Bashkisë nuk synon të respektojë rregullat e të mbrojë shëndetin e njerëzve, por synon të mos u lerë atyre 400 familjeve, kryesisht rome që të fitojnë si deri më sot, bukën e gojës. Kujt do t’i shkojnë fitimet e pambledhura nga romët…?

Së dyti, me vendimin e fundit Bashkia e Tiranës nuk po zbaton jo vetëm kërkesat e ndërkombëtarëve për të rregulluar manaxhimin e mbetjeve urbane në vend, por nuk po zbaton as ligjin e shumëdiskutuar për plerat që është miratuar së fundmi gati me dhunë nga maxhoranca, e për kundërshtimin e të cilit një aleancë po kërkon referendum. Pse? Eshtë shumë e thjeshtë: Në të gjitha analizat dhe konkluzionet e mjedisorëve dhe të ndërkombëtare thuhet shprehimisht se çdo mbeturinë dhe çdo kamion që derdh plerat në Sharrë (këto janë disa qindra në 24 orë) duhet më së pari të ndalojë në hyrje të Sharrës, në mënyrë që të hiqen nga këta kamionë të gjitha mbetjet e riciklueshme. Kjo ka shumë rëndësi po të kujtojmë se nga 100 përqind plera që ne groposim në Sharrë, vetëm 40 përqind e atyrë që janë të riciklueshme ne arrijmë t’i nxjerrim, ti shesim e më pas ti riciklojmë. 60 përqindëshin tjetër e groposim, duke bërë kështu që Sharra të mbushet shumë më shpejt se koha e parashikuar, pra të dalë shumë më shpejt nga përdorimi dhe të bëhet shumë shpejt një gropë kimikatesh që do të kërkojë pastaj disa dekada derisa të pastrohet nga gazrat e groposura. Mos harrojmë që landfildi i Sharrës ka kushtuar mbi 6 milionë euro. Me këto ritme, nëse nuk mundësohet grumbullimi sa më efektiv i atyre plerave që mund të riciklohen, pa u groposur, ne do të kemi Sharrën edhe për maksimumi dy vite të ardhshme. Kujt i intereson që shqiptarët të paguajnë miliarda të tjera për të ndërtuar një landfild të ri?

Së treti, vendimi i Bashkisë për të mos lejuar qytetarët të punojnë brenda Sharrës në harkun kohor të 24 orëve, e nga ana tjetër mungesa e një investimi minimal për të mundësuar grumbullimin e plerave para se ato të derdhen e të groposen në Sharrë, tregon mbi të gjitha një makutëri të disa personave që këtë herë duan të pasurohen si në epokat e feudit në mesjetë edhe me çikërrima! Ajo që bëjnë romët në Sharrë është një punë krahu dhe një vetpunësim që në fakt, i vendos ata në varësinë e të paktën 4 cikleve të tjera të grumbullimit më shumicë të plerave. Automatikisht, romët atje janë thjesht të punësuar, pra paguhen për punën e tmerrshme që bëjnë në terren, ndërsa fitimet kolosale të punës së tyre i mbledhin firmat e riciklimit dhe të grumbullimit (janë plot katër cikle grumbullimi në Shqipëri, e dyta e shet mallin më shtrenjtë, e treta akoma më shtrenjë, e katërta fiton maksimalisht!). Kështuqë nisma e fundit duket kështu: ju hallexhinj, mos fitoni më 40 mijë lek të vjetra në ditë, por fitoni 4 fish më pak, ose punoni jo privatisht, po brenda një kompanie që do tju paguajë shumë më pak me rroga fikse, si punëtorë hallexhinj! Ky është proçes i mirëfilltë i ndërtimit të një sistemi feudal në Shqipërinë e vitit 2012…

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Xhuxhi i shtate i KQZ-se

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 37 here.
Andi Kananaj Xhuxhi i 7 duhet do të jetë viktimë e numrit që mban mbi krye. Ai duhet të jetë mrekullia e 7, pasi të kalojë 7 male me vota, për t’u kthyer në një Qeros të denjë për përrallën e vet. Magjia e numrit 7, do të jetë garancia që zgjedhjet nuk do të vidhen si 7 herët e mëparshme. Përzgjedhja nuk duhet të jetë qesharake si emisioni 7×7, dhe nuk do të tregojë për martesën e lumtur me princin, pas seksit me shtatë burra shtatshkurtër. Xhuxhi i 7, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Imuniteti i gjyqtareve, pengese apo justifikim
» Rinia perballe krizes
» Teopolitika dhe kandidatja e Vatikanit
» Reforma e notave ne arsim, urgjente
» Partia e Ekremit, antikushtetuese
» Klima e biznesit te huaj dhe pasiguria
» Diploma pa dije
» Kujdes me termat e ligjit!
» Lojerat e fatit dhe nje debat i munguar
» PD-PS, lufte per te vjedhur pushtetin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit