Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gabimet mbi pacientet, ja shkaqet pse ndodhin

Publikuar me : 28.04.2010 Ne : Shendeti - 323 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Presidenti i Urdhrit te Mjekut, Toska, shpjegoi menyren se si ndodhin gabimet mbi pacientin, por edhe viktimizimin e mjekeve. Ja si administrohen keto gabime

Ne sherbimet mjekesore mund te vihen re gabime mjekesore mbi pacientin dhe kjo per shkaqe te ndryshme. Shpesh ndodh qe nder to ekzistojne persona qe arrijne te fshehin fajet e tyre, por shumica ndodh qe goditen per faje qe nuk jane thjeshte te tyre.


Keshtu u shpreh Presidenti i Urdhrit te Mjekut per Rajonin e Tiranes, Faik Toska, ne intervisten per Shekullin, i cili shpjegon se si ndodhin gabimet ne kurriz te pacienteve, por edhe rastet kur mjeket kane qene viktima te publikut edhe kur nuk kane bere ndonje gabim klinik.


Doktor, a mund te na shpjegoni ne lidhje me gabimet mjekesore qe behen mbi pacientin dhe cilat jane shkaqet kryesore te ketyre gabimeve?


Ne sherbimet mjekesore te te gjithe niveleve mund te vihen re gabime klinike, qe do te thote se nje pacient peson nje dem per shkak te mosprofesionalizmit, neglizhences, pakujdesise se nje specialisti te fushes se mjekesise, ose me shpesh te disa operatoreve te kesaj fushe.


Por, shpesh ndodh qe nder to ekzistojne persona qe arrijne te fshehin fajet e tyre, por shumica ndodh qe goditen per faje qe nuk jane thjeshte te tyre. Administrimi i rrezikut klinik perfaqeson bashkesine e te gjithe ketyre veprimeve per te identifikuar, vleresuar dhe korrigjuar rreziqet klinike.


Rralle here incidentet ne mjekesi shkaktohen nga nje gabim i vetem human ose teknologjik; Me shpesh ato jane frute i nje zinxhiri gabimesh ose ngjarjesh dhe, operatori pergjegjes i gabimit final, pra mjeku nuk eshte vec se hallka e fundit perberese e ketij zinxhiri, porse qe paguan per te gjithe.


Ne kete kuader, nuk mund te rri pa permendur nje rast vdekjeje qe ndodhi ne neurokirurgji, jo nga teknika operatore apo gabimi human, por ishte rezultat fatal i nje infeksioni spitalor.


Raste te tjera te infeksioneve spitalore tek te shtruarit, fatmiresisht nuk kane cuar ne ekzekutues, porse kane sjelle pasoja te tjera, duke zgjatur diteqendrimet ne spital dhe rritur kostot e mjekimeve, jane te shumta, por jo aq te diskutuara.


Si trajtohet gabimi klinik mbi pacientet dhe a mundeni ti ilustroni me shembuj konkret?
Gabimet jane trajtuar si pasoja te veprimeve te tilla te organizuara dhe jo si shkaqe te falimentimit te sistemit.


Do te permendnim shembullin e nje pacienti me fibrilacion ventrikular, mjekimi i te cilit kerkoi perdorimin e defibrilatorit, qe u gjend jo ne gatishmeri, i pa karikuar. Ndersa mjeku e kerkon ate, pacienti vdes. I kujt eshte faji? I mjekut, i drejtuesit te administrates qe nuk ka marre masa per riparimin? I k/infermieres qe duhet te kontrollonte?


Urdhri i Mjekeve fillon verifikimin profesional ose hetimin mbi situaten, apo ekspertizen, te cilat shpesh nuk jane ne gjendje te behen, sepse eshte vete specialisti mjek qe duhet te beje kete veprim. Edhe drejtuesit jo gjithmone nderhyjne per te mbrojtur mjekun, keshtu qe figura e tij ne keto raste mbetet e hetuar, e sfiduar, e pabesuar, e stresuar.


E njejta gje mund te thuhet per historine e hidhur te vdekjes ne QSUT - reparti i ORL-se, te nje pacienteje nga hemorragjia disa dite pas kryerjes se tonsilektomise.


Mjeku otojater, i cili tregoi perkujdesje per ta rishtruar e ndjekur, mbeti objekti kryesor i akuzes dhe i denuar, nderkohe qe ekspertiza nuk duhej te ishte thjeshte per te zbuluar shkakun e vdekjes, por edhe te faktoreve te tjere qe ne te vertete u bene shkaktare te ketij perfundimi fatal, sic jane pajisja me mjetet e punes per te perballuar situata te tilla, per me teper ne nje spital te sistemit terciar, gjendja e tyre, pergatitja dhe gatishmeria e personelit reanimator, etj.


Atehere, duhet qe, se pari, te analizohet prejardhja e nje incidenti, duke marre parasysh gjithe ngjarjen, gabimet dhe te metat qe e kane gjeneruar ate. Ketu vihet re se pjesa me e madhe e shkaqeve i detyrohet njeriut, duke e titulluar si gabim human.


Por faktikisht, ne nje analize me te thelle te ngjarjes pleksen edhe probleme te tjera sic jane ata mbi pajisjen me mjetet e nevojshme dhe mirembajtjen e tyre, te veprimeve te gabuara menaxheriale ose te sistemeve jo efikase te komunikimit, etj.


Si mund te behet administrimi i riskut klinik (gabimit mjekesor)?


Jane dy elemente qe ne kushtet tona perbejne nje nga bazat e administrimit te riskut klinik, jo vetem ne aspektin juridik, por me shume si nje proces baze te komunikimit, me te cilin mjeku luan rolin e tij ne drejtim te rritjes se besimit tek pacienti i tij.


Informimi paraprak i te semurit per shendetin e tij dhe per rezultatet e mjekimit, si dhe informimi i familjareve te tij, jane pasqyruar qarte ne nenet 16, 17 dhe 18 te Kodit te Etikes dhe Deontologjise sone.


Gjithashtu, kartela klinike e plotesuar mire ne cdo pjese te saj, e kuptueshme dhe e sakte ne lexim, si ne sistemin ambulator, ashtu dhe ne ate spitalor mbetet pasqyrues i punes se bere prej mjekut dhe mbrojtese ne kuadrin e administrimit te riskut klinik.


Por, ne raste kur Urdhri i Mjekeve eshte dashur te beje verifikimin profesional, shpesh here eshte ndeshur me kartela qe nuk kane perfaqesuar punen realisht te bere me pacientin dhe, ne rastet me te zakonshme, te shkruara jo sakte e me nxitim, me shkrim te pa lexueshem dhe me analiza te shperndara.


QSUT, 90perqind e fleterekomandimeve te paplotesuara


Nga nje verifikim mbi zbatimin e sistemit te referimit i dokumentuar ne kartelen klinike ne QSUT-ne e Tiranes, ne 90 perqind te rasteve, fleterekomandimet nga sherbimi ambulator, rezultuan te plotesuara me mungesa ose ne menyre te tille qe nuk i pergjigjen qellimit per te cilin ky dokument referues eshte derguar.


Keshtu u shpreh presidenti i Urdhrit te Mjekut per Rajonin e Tiranes, Faik Toska, i cili shpjegoi se vlerat e kartelave klinike synojne studimin dhe kerkime te cdo lloj qellimi pozitiv, perfshire edhe pergjegjesine profesionale te mjekut, per kontrollin e infeksioneve spitalore, per akreditimin profesional.


Keto vlera te parashtruara edhe ne sistemin tone shendetesor, mbeten te parealizuara ose pjeserisht te arritura ne stadin e zbatimit te tyre. Perca thuhet me lart, mendoj qe ne sistemin tone shendetesor duhet zbatuar nje strategji e pershtatshme e administrimit te riskut, cka nenkupton verifikimin, zbatimin dhe korrigjimin e riskut klinik, - thekon Toska.


Lindshmeria, vetem 35 mije lindje ne vit


Tashme, partneret mendohen mire para se te lindin femije. Madje, edhe mosha kur ciftet vendosin te kene femije eshte rritur ndjeshem Nga 3.3 femije qe llogaritej ne vitet 93-95 lindshmeria ka rene ne 1.6 femije per grua ne vitet 2006 - 2008.


Kjo u be e ditur dje ne konferencen e organizuar nga USAID per fushaten e Mjeteve te Informimit Publik mbi Planifikimin Familjar, ku mori pjese ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, drejtoresha e ketij programi, Berengere de Negri dhe mjeket specialiste. Studimet e fundit perllogarisin te kemi vetem 35 mije lindje ne vit ne rang kombetar.


Kjo per shkak se ciftet jane te prirur drejt karrieres dhe se shpeshhere zgjedhin dhe rrugen e gabuar per te penguar nje shtatzeni te padeshiruar. Sipas drejtoreshes Berengere de Negri, kjo fushate sensibilizimi do te behet per rritjen e perdorimit te metodave kontraceptive bashkekohore per parandalimin e shtatzenive te paplanifikuara.


Perdorimi i kontraceptiveve, nga 8perqind ne vitin 2002, eshte rritur ne 11 perqind ne vitin 2009. Ky nivel i ulet i perdorimit i shoqeruar dhe me numrin e ulet te lindjeve tregon se aborti eshte alternative kryesore ne rastet kur ndodh nje shtatzeni e padeshiruar.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit