Publikuar me : 21.10.2011 Ne :
Kronike - 71 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pretenca për 29 të akuzuarit e çështjes “Gërdeci” pritet të jepet sot. Dy seancat pararendëse u shtynë për shkak të mungesës së shumicës së avokatëve mbrojtës të të pandehurve.
Në seancën e djeshme, prokurorët dhe familjarët e cilësuan këtë mungesë si përpjekje për të zvarritur akoma më shumë procesin, i cili ka nisur që në qershor 2009 e ka kaluar nëpër të paktën 150 seanca gjyqësore.
Nga pretenca prej 500 faqesh janë lexuar në seancën gjyqësore të të hënës vetëm 136 faqe, në të cilat u dhanë detaje mbi mënyrën se si ishte organizuar puna në fabrikën e demontimit të armëve.
Për tragjedinë e 15 marsit të 2009-s në Gërdec, ku mbetën të vrarë 26 persona, janë vënë para drejtësisë 29 të akuzuar.