Publikuar me : 03.10.2011 Ne :
Kronike - 45 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Procesi i stëzgjatur i Gërdecit duke se po shkon drejt finishit. Në seancën e sotme gjyqësore pritej që organi i akuzës të kërkojë masën e dënimit për 29 të pandehurit.
Por vendimi për të pandehurit është shtyr, pasi prokurori i çështjes Genci Qano kërkoi dy javë kohë pasi sipas tij kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe përfshin shumë njerëz.
Shpërthimi i 15 marsit të 2008-s në fshatin Gërdec u mori jetën 26 personave, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur e qindra shtëpi e biznese në zonë u shkatërruan.
Procesi i nisur pas tragjedisë është zvarritur për tre vjet në Gjykatën e Tiranës, ndërsa të gjithë të akuzuarit gjykohen në arrest shtëpie, pasi kanë përfituar nga përfundimi i afateve të paraburgimit.