Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 44 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Emirjon Senja
Shuma prej 2 500 apo 5 000 lekë e shpërblimeve të dhëna në fund të vitit deri më tani nga qeveria, mundësonte shtimin e disa asortimenteve më shumë në tavolinën e Vitit të Ri për moshën e tretë.
Me sa duket edhe nga vendimet e zbardhura të qeverisë mbi përdorimin e Fondit Rezervë, pjesa dërrmuese e tij është përdorur për të blerë pajisje për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës si dhe për shpërblimin e personelit që shërbyen tek Kryeministria gjatë demonstratës së 21 janarit. Për arsye të ngjashme, pensionistët nuk morën “Gjel deti” edhe vitin e shkuar.
Fondet e shpenzuara për shkak të përmbytjeve të fundivitit në Shkodër, zbrazen Fondin Rezervë të Këshillit të Ministrave duke mos lenë asnjë lekë për pensionistët.
Megjithatë, nëse vijojmë të njëjtin diskurs siç është etiketuar deri më tani shpërblimi i fundvitit për pensionistët si: “Gjeli i detit”, duket se ata nuk do të marrin as edhe një kokërr vezë, ndërkohë që të punësuarit në administratën publike, do të marrin një gjel dhe një pulë deti, sipas çmimeve të tanishme të tregut, vlera e të dyve rrumbullakoset në rreth 9 000 lekë.
Ky ështe edhe shpërblimi real që përfitojnë të punësuarit në administratë, pasi 10 mijë lekëshi do të tatohet me 10 perqind sapo të hidhet në llogarinë bankare.