Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Hallall dje por sot jo!

Publikuar me : 14.03.2011 Ne : Shendeti - 150 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Sot ne shekullin e XXI -te, pas njezet vjetesh ne demokraci, shpallet qe do te shembet piramida e diktatures per te ngritur parlamentin demokratik.


Ne princip tingellon progresive por kur mendon se Shqiperise nuk i mungon parlamenti por parlamentaret, kupton se binaja e re qe na propozohet nuk ndryshon asgje ne esencen demokratike shqiptare, pasi problemi i Shqiperise nuk eshte se ska ku te kuvendoje por ceshtja shqiptare eshte se politikanet nuk duan te kuvendojne e nuk dine te arsyetoje.


Sikur edhe me kursimet e veta ti mbulonte shpenzimet kolosale per shembjen e piramides se vjeter e ngritjen e te rese, shqiptaret nuk do tia dinin per nder kryedemokratit bujar e largpames. Jo se iu dhimbset piramida e diktatorit te vdekur por sepse kane frike nga faraonet e gjalle.


Tashme edhe me i padituri e di qe ajo piramide eshte ngritur me e mbi mjerimin, marrezine e injorancen tone per faraonin e vdekur. Edhe sot si dje; mjerimi, marrezia e injoranca do te jene kolonat ngrehines se re qe do te ngrihet. Ndryshon vetem faraoni. Hallall dje por sot jo! Po neser? Çte ardhme do te kete e shkuara jone?


Vertete, nje pjese e politikes shqiptare, fale demokracise se korruptuar, sot eshte shume me e pasur se cishte paria politike kur u ngrit piramida, por sot tri hise te Shqiperise jane si atehere, e me keq. Kriza evidente politike eshte maska e e krizes ekonomike migjeniane qe ka mberthyer per zhelesh Shqiperine postmoderne me Ferrari e mullar me bare.


Idene per te ndertuar bash ne kete moment te veshtire ekonomik ne princip e inkurajoj, por nuk kuptoj, pse duhet patjeter te shembim nje gje per te ndertuar nje tjeter? Apo na e heq dera ne bijave te Rozafes?


Ne vitet 90, kur turma e mbarsur me mllef gjysme shekullor ne koke e ne bark, iu sul bllokut per tu hakmarre, nje arkeolog me floke te bardha i doli perpara dhe e ndali gjakderdhjen e marre; - ndaloni o njerez te mire, te vdekurit nuk duhen vrare! Le tiu cojme nje lule ne varr! Nuk e di cmendon sot arkeologu me floke te bardha, por atehere akti i tij qytetar, shenoi nje kuote te re per tolerancen e bashkejetesen civile.


Pas ketij akti qytetar, nga fillimi i demokracise e deri tek 21 Janari i marrezise 2011, politikes barbare, rrenimit te vazhdueshem te asaj pak kulture e gjymtimit te historise tone te mjere po i mungojne flokebardhet, madje sa vjen e po nxihen si zogjte e korbit.


Kendveshtrimet e qendrimet jane te ndryshme ne kohe e ne gjeografi te ndryshme por historia eshte nje.


Si e tille, me te mirat e pakta e te keqijat e pafund, historia e komunizmit nuk eshte opinion por fakt shekullor boterore e 50 vjecar shqiptar, me te cilin duhen bere mire hesapet.


Nuk mund te fshihet gjysme shekulli nga historia jone. Duhet te heqim dore nga propaganda e perkohshme destruktive antikomuniste ne dem te artit, te kultures, politikes e te historise tone.


Edhe pse ne sherbim te njeri tjetrit, se paku arti e kultura, cfaredo emri qe ato kane e cfaredo regjimi i sherbejne, kane pjesen e vet te shendoshe me vlere universale. Kjo e fundit, sado e vogel perben esencen artistike e kulturore ne meroren e nje kulture dhe si e tille do ruajtur e transmetuar si continuum. Rojtaret e ketij thesari, nuk jane e nuk mund te jene politikanet driteshkurter, as militantet partiake e as sharlatanet artiste, shkrimtar, kritike etj, por politikanet largpames, intelektuale, artiste, kritike e historiane.


Mendohuni para se te shembni. Ndoshta me ato para qe do tiu duhet ustallareve per te shembur, do te mjaftonin per te rikonstruktuar Piramiden e Kinostudion bashke. Nuk ka rendesi emri e as mbiemri i atij e as i atyre qe i kane bere por vepra, te cilat, ndonese te rrenuara, per fat te mmire jane akoma ne kembe.


Le t`i kthejme ne dy muze te pasur, ku jo vetem do te deshmojme e do te mesojme historine tone por edhe mund te fitojme me ta. Firence ku une jetoj, fale muzeve vizitohet nga mijera e miliona turiste.


Nuk e di nese fiorentinet mesjetare e kishin parashikuar nje fluks te tille turistik e aq me pak emigrimin shqiptar ne kete qytet-perralle por eshte e sigurte se ata shikonin pertej hijes se tyre, dhe ajo qe eshte me e thjeshte, te cilen mund ta bejme edhe ne te paditurit, nuk dinin te shembnin por vec te ndertojne e te prosperojne.


Te vetmet kulla mesjetare qe ua shembi Hitleri, i ringriten njesoj sic ishin, nuk i zevendesuan me qiellkruajtese e as me qebabtore.


Demagogjia e shtirur antikomuniste, pas se ciles fshihen djallezite e korrupsioni shteteror, ka rrezik qe, kucedren e ngordhur komuniste te na e shnderroje ne bukuroshe te fjetur e mitin te na e ktheje ne mitologji.


Me efikase se tymnaja propagandistike do te ishte nje muze i kompletuar i komunizmit, nga lindja deri ne vdekje, bash aty, tek guri i varrit, piramida e sotme kthyer ne germadhe, rrezik vdekje.


Çmonument tjeter do te ishte me i mire e me simbolik se Piramida Keops per faraonin antik egjiptian?


Çngrehine tjeter italiane do te na sillte imazhin e Romes antike me mire sesa Koloseu? Ne mijera e mijera vjet ne Rome kane kaluar e jetuar barbare e qytetare; -te paret e kane rrenuar sic po bejne krimbat kriminele shqiptar, te dytet e kane rindertuar dhe mirembajne me fanatizem. Nuk e di nese greket e kane menduar ndonjehere minosjen e Olimpit nga ku Zeusi tiran leshonte rrufe mbi Prometeun.


Italianet e varen diktatorin e tyre fashist pa piken e meshires por nuk shemben ngrehinat fashiste qe spikasin ne larmine e arkitektures italiane, nga ato antike deri tek ato moderne. Edhe ne i kemi ruajtur kompleksin arkitektonik fashist ne Tirane. Shyqyr zotit! Edhe rumunet e vrane diktatorin e tyre komunist por pallatin e tij, nga ku ka folur edhe kryezoti jone, ende nuk e kane shembur.


Mbase na kane pritur ne!?! Ka pasur ndonje ide per te shembur kampin famekeq Auzhviz, por deri me sot nuk eshte cenuar deshmia e mizorise cnjerezore te njeriut kudra njeriut . Nje arsye duhet ta kene keta njerez te marre qe bashkejetojne ne menyre civile edhe me armikun duke pasuruar kulturen e konstruktuar historine e tyre.


Cila do te ishte forma arkitektonike dhe vendi me i mire per nje muze te diktatures gjysme shekullore shqiptare sesa Piramida aktuale ne Tirane? Fale stilit te saj arkitektonik piramidal dhe mbi te gjitha, peshes se makthit qe memoria kolektive shqiptare mbarte ne trup, shpirt e mendje, qe nga 1941 deri ne 1989, Shqiperia do te mund te deshmonte vuajtjen e saj ne nje muze model te diktatures komuniste, te cilin do tia kishin zili edhe muzete e diktaturave nazifashiste.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit