Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ç’halle kane shqiptaret e per cfare flet kryeministri…

Publikuar me : 26.12.2011 Ne : Kuriozitete - 24 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mustafa Nano / ResPublica

 

 

Më poshtë keni një numër pyetjesh nga dy intervista që i janë marrë kryeministrit Sali Berisha nga Blendi Fevziu. Asnjë prej këtyre pyetjeve nuk ka të bëjë me shqetësimet reale të vendit; për më tepër, tek-tuk janë të njëjta pyetje që i bëhen të njëjtit person për të marrë të njëjtat përgjigje në harkun e dy a tre muajve. Për të njëjta tema ‘bombë’ u pyet mbrëmë kryeministri edhe në televizionin Ora News. Ky avaz vazhdon prej 10 vitesh e kusur.

Shtator/Tetor 2011: A ka një plan konkret që ju të largoheni nga qeveria dhe nga PD-ja për të shkuar në Presidencë? Kjo do të thotë që ju nuk do të kandidoni në postin e Presidentit? Është deklaratë e prerë që ju s’do të kandidoni për President? Ju do ta drejtoni fushatën e PD-së? Ju thatë që s’do të kandidoni për President, por a keni ndonjë ide kush do të jetë Presidenti ose Presidentja e ardhshme e Shqipërisë? Presidenti do të jetë një zgjedhje e kësaj maxhorance, zoti Berisha, apo kompromis me opozitën? Do zgjidhet me 71 vota? A do të ketë ndryshime në qeveri, z. Berisha? Nuk do të ketë ndryshime? Keni folur edhe për rishkrimin e historisë së vendit. A ka lidhje kjo me ndryshimet në ligjin për ish-të përndjekurit politikë?

25 Dhjetor 2011: Mendova që ajo që ngjau në festën e PD [të fiktit] do t’ju pengonte të ishit këtu…? Jeni i sigurt se axhenda juaj nuk do të reduktohet pas asaj që ju ndodhi? Ishte një virozë, apo ishte emocionale? Ju e ndërpretë fjalimin; pse nuk e latë kur e ndjetë që nuk ishit mirë? E morët vesh që lideri i opozitës ju uroi një shërim të shpejtë në Twitter? Si, ju po thoni që [ju vetë] nuk do ta kandidoni? Nuk do të votoni më për Topin nëse ai kandidon? A jeni ju në vështirësi si maxhorancë me një President që ka shprehur ambicien për të pasur karrierë politike, që mund të përdorë postin e Presidentit për të konsoliduar pozitat e tij? Pse nuk e ftuat Presidentin në pritjen e PD-së? Është rikthyer në qendër të vëmendjes emri i Nanos si President në 2012-n ….? U qëndroni deklaratave që nuk do të kandidoni [për President]? PD kandidatin e saj për President do ta ketë figurë politike, apo jashtë politikës? Ju nuk i keni votat si PD, keni 70 vota. Presidentin do ta zgjedhë LSI-ja? A do të jetë Topalli kandidate e PD-së për Presidente? Është Topalli një kandidaturë e mundshme? A do të jetë kandidat i PD-së Fatos Nano? Presidenti mund të vijë nga jashtë politikës? A keni ndër mend të ndryshoni qeverinë?

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Xhuxhi i shtate i KQZ-se

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 37 here.
Andi Kananaj Xhuxhi i 7 duhet do të jetë viktimë e numrit që mban mbi krye. Ai duhet të jetë mrekullia e 7, pasi të kalojë 7 male me vota, për t’u kthyer në një Qeros të denjë për përrallën e vet. Magjia e numrit 7, do të jetë garancia që zgjedhjet nuk do të vidhen si 7 herët e mëparshme. Përzgjedhja nuk duhet të jetë qesharake si emisioni 7×7, dhe nuk do të tregojë për martesën e lumtur me princin, pas seksit me shtatë burra shtatshkurtër. Xhuxhi i 7, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Imuniteti i gjyqtareve, pengese apo justifikim
» Rinia perballe krizes
» Teopolitika dhe kandidatja e Vatikanit
» Reforma e notave ne arsim, urgjente
» Partia e Ekremit, antikushtetuese
» Klima e biznesit te huaj dhe pasiguria
» Diploma pa dije
» Kujdes me termat e ligjit!
» Lojerat e fatit dhe nje debat i munguar
» PD-PS, lufte per te vjedhur pushtetin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit