Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
“Kam ngrene buke me pak se te tjeret ne shtepine e Bamir Topit”

Publikuar me : 02.11.2011 Ne : Politike - 38 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sali Shehu dhe Sali Berisha


Emirjon Senja

Deputetëve të maxhorancës iu është dashur të përballen me një nga sprovat më të mëdha gjatë jetës së tyre parlamentare në mbledhjen së djeshme të Komisionit të Ekonomisë, kur u diskutua dekreti i Presidentit të Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nga njëra anë ishte vendimi politik i maxhorancës dhe Kryeministrit Berisha për rrëzimin e dekretit të Topit,njëkohësisht më të edhe të dekretuarin dhe nga ana tjetër, një ish-koleg, vjetër, i njohur si qëndrestar i Partisë Demokratike, ish-deputeti Sali Shehu. Në fund, ka fituar vendimi politik duke rrëzuar 11 me zero dekretin e Presidentit Topi për emërimin e Sali Shehut për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një qëndrim i tillë shkaktoi debate të ashpra në sallë, ku Shehu i “tradhtuar” nga ish-kolegët, zbardhi shkaqet të cilat sipas tij bënë anëtarët e djathtë që të shpreheshin kundër tij. Sipas Shehut, ishte afrimiteti me Presidentin Topi shkaku se përse maxhoranca refuzonte ta votonte si Kryetar të KLSH-së.

Seanca dëgjimore nisi e qetë ku anëtarët e djathtë të Komisionit e pyetën Shehun për projektet e reja që kishte ai për institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe format e kontrollit që njihte. Si Situata u rendua, kur deputetët e djathtë, Igli Cara, Flamur Noka dhe kryetari i komisionit, Edmond Spaho dhanë mendimet e tyre në lidhje me këtë kandidaturë. Fillimisht e mori fjalën deputeti i Durrësit, Igli Cara, i cili vlerësoi kontributin e tij në PD, por tha se Shehu nuk ishte i denjë për postin e Kryetarit të KLSH. Më pas, u shpreh Flamur Noka, i cili gjithashtu vijoi në të njëjtën linje. Në fund, e mori fjalën Edmond Spaho për të shprehur vlerësimet, i cili ndryshe nga të tjerët, e justifikoi vendimin me faktin se Presidenti Topi nuk ishte konsultuar më parë me Kuvendin për kandidaturën.

Kaq është dashur që Shehu të reagojë duke thënë se ish-kolegët nuk kanë asnjë arsye për ta kundërshtuar përveç se për faktin se kanë marrë urdhër nga Kryeministri Berisha për shkak të miqësisë me Presidentin Topi. “Pse më thotë Sali Berisha mua që duhet të jap dorëheqjen? Se më 14 shtator dola nga zyra dhe shkova i thashë se duhet të mbroj shtetin dhe braktisa familjen time apo se isha me një çadër në dorë në varrimin e Azem Hajdarit dhe bëra 13 muaj burg, apo se fitova dy beteja të rëndësishme në Dibër. Ka dy mundësi, ose se kam qenë kundërshtar i hapur i ndryshimeve kushtetuese dhe koha më ka dhënë të drejtë, ose se jam mik i Bamir Topit dhe këtë e kam ndër të madh. Por unë kam ngrënë bukë më pak se të tjerët në shtëpinë e tij”, – tha Shehu duke replikuar ashpër me Flamur Nokën, i cili zakonisht merr pjesë të mbledhjet e rëndësishme të Komisionit të Ekonomisë.

Më shumë se me Shehun duket se maxhoranca e ka problemin me Presidentin Topi, gjë e cila u shpreh qartë edhe nga deputeti Flamur Noka, njëkohësisht edhe sekretari organizativ i PD-së, i cili theksoi se nuk bëhet fjalë për rrëzimin e tij, por të dekretit të Presidentit. “Ka një konflikt interesi, Presidenti nuk është konsultuar me parlamentin. Nuk është më Sali Shehun, por me Presidentin. Ai nuk është konsultuar me Kuvendin. Ne sot po rrëzojmë dekretin e presidentit, jo Sali Shehun”, – vijoi Noka. Pavarësisht rrëzimit në Komisionin e Ekonomisë, kandidatura e Shehut do të kalojë për votim në seancë plenare.

 

Pjesë nga debatet

 Igli Cara: Ju keni qenë anëtar i Partisë Demokratike, keni patur dy herë mandatin e deputetit. Sinqerisht, duke iu referuar asaj që dëgjova në CV-në tuaj, unë do të isha krenar t’iu kisha në krah si luftën tonë. Duke u nisur nga çfarë thatë, mendimi im është që ju (Sali Sheu) nuk plotësoni kushtet për të qenë kreu Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Flamur Noka: Gjykoj që kandidatura juaj, për sa i përket kritereve është jo korrekte me ligjin. Ka një konflikt interesi, Presidenti nuk është konsultuar me parlamentin.

Edmond Spaho: Zoti Shehu, ne kemi qenë kolegë, por këtu jemi për të zbatuar ligjin. Edhe pyetjet e kolegëve ishin që të bënim një zgjedhje të mirë që të kemi një institucion të pavarur dhe lartë profesionalisht, pasi edhe vendi po punon për integrimin evropian. Në këtë kuptim, mendimi i maxhorancës është që nga pikëpamja profesionale, kandidatura juaj do të ishte shumë e mirë në një fushë tjetër, por jo në këtë fushë. Veç kësaj, maxhoranca mendon se ka edhe një arsye tjetër, të cilës unë do t’i referohem. Ka të bëjë me konsultimet e Presidentit dhe Parlamentit për emërimet dhe mendojmë që Presidenti nuk e ka bërë këtë.

Andis Harasani: Dua të shpreh përsëri çudinë për sasinë dhe mënyrën e pyetjeve. Nuk kam asnjë marrëdhënie me dekretin e Presidentit Topi qoftë edhe me kolegun (Sali Shehun). E kam më shumë me komentet e kolegët e mi. Dëgjova këtu që Shehu është shumë i mirë, shumë i aftë, që e doni në PD, por nuk doni që ky njeri, kaq i mirë, kaq i aftë të drejtojë një institucion si KLSH-ja. Kjo është çakordancë me gjithë pyetjet që ju ngritët deri më tani.

Erjon Braçe: I gjithë thelbi që thoni ju, ka të bëjë me konsultimet e Presidentit me parlamentin. Do të doja që t’i kërkonit Kryetarës dhe Kryeministrit që menjëherë të fillojë konsultimet për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Sali Shehu: Në fillim të fjalës përmbyllëse, dua të përcjell pikën dy të nenit 62 të Kushtetutës. Në të thuhet: Kryetari i KLSH-së zgjidhet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me mandat shtatë vjet. Dëgjova mendimin e kolegëve, që kemi qenë në një llogore. Flamuri ka qenë me mua në fushatë në 2001 dhe unë do kisha pranuar kundërshtimin e një njeriu në aspektin profesional. Flamuri është mjek në profesion, s’ka lidhje me këtë. Edhe Igli është biokimist mos gaboj. Ndërsa komenti juaj zoti Kryetar (Edmond Spaho shën.red), se Presidenti ka bërë ose jo detyrën, kjo nuk më përket mua. Megjithatë, kjo është zgjedhje personale. Unë e lidh këtë qëndrim me ftesën që më bëri dje Kryeministri për të dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Mirëpo mbrëmë, për të qenë i sinqertë më ju, pas një analizë të gjatë që kam bërë me vetën time, kur kam dëgjuar mikun tim Sali Berisha duke më ftuar të jap dorëheqjen nga një detyrë, për të cilën jam i gatshëm t’i shërbej shtetit me dolën disa pyetje. Pse me thotë Sali Berisha të jap …..

Ndërhyn Edmond Spaho: Këto dalin jashtë temës…

Sali Shehu: Unë jam mik këtu dhe kam të drejtën e fjalës, më ftove të më dëgjosh. Po thoja..Pse me thotë miku im Sali Berisha të jap dorëheqjen, se më 14 shtator dola nga zyra dhe shkova i thashë se duhet të mbroj shtetin dhe braktisa familjen time apo se isha me një çadër në dorë në varrimin e Azëm Hajdarit dhe bëra 13 muaj burg, apo se fitova dy beteja të rëndësishme në Dibër? Apo se fitova dy beteja të rëndësishme në emër të PD-së, apo se fitova në Bulqizë? Apo se kam qenë për tetë vjet anëtar i një komisioni të rëndësishëm (Komisioni i Ligjeve shen.red). Jo nuk është kjo.

Spaho: Tani po kalon në gjëra që nuk kanë lidhje….

Shehu: Ka dy mundësi, ose se kam qenë kundërshtar i hapur i ndryshimeve kushtetuese dhe koha më ka dhënë të drejtë, ose se jam mik i Bamir Topit dhe këtë e kam ndër të madh. Por unë kam ngrënë bukë më pak se të tjerët në shtëpinë e tij.

Spaho: Këto janë gjëra që nuk kanë lidhje

Shehu: Për t’a mbyllur po them këtë: Kjo sjellje me sjell ndërmend thënien e Jezu Krishtit: Fali o zot se s’dinë çfarë bëjnë. Ju faleminderit shumë

Noka: Z. Shehu, gjatë gjithë kësaj mbledhje, çështja që në parashtruam është kjo..

Shehu: Nuk me gjykon ti Flamur mua aftësitë profesionale. Kurrë. Kë bërë gabim që ke ardhur këtu. Shqipëria është i vogël ore miku im.

Flamur Noka: Çështja që ne parashtruam….

Sali Shehu: S’ka argument o miku im. Me thuaj argumentin.

Flamur Noka: Ka një konflikt interesi, Presidenti nuk është konsultuar me parlamentin. Nuk është më Sali Shehun, por me Presidentin. Ai nuk është konsultuar me Kuvendin.

Sali Shehu: Këto mos mi thuaj mua, hipi makinës dhe ik tek Presidenti

Flamur Noka: Ne sot po rrëzojmë dekretin e presidentit, jo Sali Shehun

Sali Shehu: Thuajani presidentit…

Edmond Spaho: Mos kini dyshim që do t’ia themi

 

 

Çfarë ndodh më pas?

Rrëzimi i djeshëm i kandidaturës së Shehut për Kryetar të KLSH-së nga Komisioni i Ekonomisë më shumë se përfundimtar është një mendim që Kuvendi i dërgon Seancës Plenare. Në fund të mbledhjes, bëhet një relacion i cili i bëhet e ditur seancës plenare. Pavarësisht vendimit negativ të Komisionit të Ekonomisë, do të jetë votimi në seancë plenare ai që vendos nëse Shehu kalon apo jo në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Duke parë thirrjen që Kryeministri Berisha i bëri Shehut për të dhënë dorëheqjen nga kandidimi dhe zhvillimet e djeshme në Komisionin e Ekonomisë, gjasat janë që ai të mos miratohet as në seancë plenare. Kjo, nisur edhe nga procedura e votimit, e cila nuk do të jetë e fshehtë por elektronik. Eksperienca ka treguar që asnjëri nga deputetët e djathtë nuk ka devijuar nga vendimi i mëparshëm i Grupit Parlamentar.

 

Hileja me votimin e fshehtë

Rregullorja kërkon votim të fshehtë në rastet kur bëhet fjalë për emra. Rast tipik është ky për votimin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por, ndryshe nga ajo që përcaktohet në rregullore, Kuvendi ka ndjekur një praktikë ndryshe duke mos aplikuar votimin e fshehtë por atë elektronik. Ky veprim bëhet pas një interpretimi që i bëhet rregullores nga Kryetarja e Kuvendit, e cila përcakton votimin e dekretit dhe jot ë emrit. Për këtë qëllim, votimi pritet të bëhet i hapur me elektronikë. Partia Socialiste ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme aplikimin e votimit të fshehtë në raste te tilla. Një devijim i tillë nga maxhoranca bëhet për shkak të frikës për rrjedhjen e votave. Kjo frikë shtohet edhe më tepër kur përballë është Sali Shehu, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe njëri i afërt i Presidentit Bamir Topi. Ky nuk është rasti më I mirë që maxhoranca të provojë shumicën në Kuvend.

Kryetari i KLSH-së zgjidhet me 71. Opozita ka 66 vota në Kuvend duke përfshirë edhe deputetët Dritan Prifti dhe Vangjel Dule. Me këtë konfigurim , duhen pesë vota “tradhtarë” nga e djathta që Shehu të zgjidhet kryetar.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhoranca

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 45 here.
Topi  Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhorancaBamir Topi / Foto arkiv Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh për një proces serioz dhe me frymë konsensuale dhe theksoi se një kandidat nga radhët e maxhorancës më së paku do të paragjykohej për ecurinë e këtij institucioni. “Përpara se ta thonë ndërkombëtarët, e thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Ne në një farë mënyrë po...Lexo te gjithe artikullin »


» Uollfarth Presidenti, konsensual dhe i pranueshem nga te gjithe
» Berisha-Thaci “Smilkovski”, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» Berisha-Thaci Ngjarjet ne Maqedoni, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» MJAFT, kunder Nanos, Metes e Topallit per president
» Plani urbanistik, Basha I mbajta premtimet e fushates
» Topi nderon “Vatren” dhe Ricard Gir
» MJAFT protesta kunder kandidatures se Nanos, Metes dhe Topallit
» Berisha Ne vitin 2015, mesuesit do te jene te gjithe anglishtfoles
» Qeverisja lokale, Arvizu Menaxhimi i fondeve te jete transparent, Berisha I japim te gjitha kompetencat
» Pronat, votohen tre ligjet per token, ja si do te jepen tapite

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit