Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
‘Kampionat i perbashket’, e parealizueshme

Publikuar me : 09.01.2012 Ne : Sport - 82 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Federata e Futbollit të Kosovës i ka kthyer përgjigje nismës së Aleancës Kuqezi “Një komb, një kampionat”. Sipas FFK-së kërkesa e AK-së nuk mund të realizohet sa kohë Kosova nuk është pranuar ende nga organi më i lartë botëror i futbollit, FIFA.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu shprehet se kjo është një ëndërr e Kosovës por që mbetet ende e parealizueshme.

“Është ëndërr jona që të kemi një ligë të përbashkët Kosovë – Shqipëri. Por, një gjë e tillë tani për tani nuk është e mundshme të realizohet. Nuk e lejon FIFA. Një ide e tillë do të mund të shtrohej në tavolinë vetëm pasi të pranohemi në FIFA, pasi të kemi zërin tonë në shtëpinë botërore të futbollit”, është shprehur Salihu.

Zyrtarisht Kosova ende nuk ka kombëtaren e saj të futbollit dhe ekipi i saj nuk mund të marrë pjesë në asnjë kompeteticion evropian apo botëror të këtij sporti.

 

*   *    *

Në vitin e 100-vjetorit të pavarësisë, Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë një nismë të re, kësaj here në fushën e sportit. Nisma “Një komb, një kampionat” ka për qëllim bashkimin e kampionateve të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo,sipas Aleancës, duhet paraprirë nga një Kuvend i dy federatave, që duhet të dalin me një marrëveshje dhe strategji të përbashkët.

“Marrëveshja dhe strategjia të kenë si synim realizimin brenda 100-vjetorit të pavarësisë të objektivit “Një komb, një kampionat”, duke përfshirë në një konkurrim të përbashkët të përfaqësive të futbollit të të gjithë qyteteve në Shqipëri dhe Kosovë; hapjen e negociatave me të gjithë institucionet ndërkombëtare, si UEFA dhe FIFA për zyrtarizimin e këtij objektivi me qëllim njohjen dhe standardizimin e të gjithë kategorive sportive në Shqipëri dhe Kosovë, si një trup i vetëm; zhvillimin e seminareve, konferencave, tryezave konsultative, diskutimeve me ekspertë vendas dhe të huaj për të realizuar një debat institucional dhe transparent me të gjithë klubet e futbollit në Shqipëri, Kosovë dhe presidentët e tyre, aksionerët e shoqërive, tifozët, me qëllim realizimin e një vendimmarrje sa më të gjerë, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë në këtë fushë”, tha drejtori Ekzekutiv i Aleancës, Redi Rama.

Ky propozim i Aleancës Kuq e Zi i është dërguar në formën e një kërkese zyrtare Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, por edhe autoriteteve ndërkombëtare të futbollit. Mirëpo Federata e Kosovës nuk njihet ende nga UEFA dhe FIFA dhe kjo i ka penalizuar klubet kosovare të futbollit në aktivitetet ndërkombëtare.

Në këto kushte, sa i mundshëm është unifikimi i kampionateve dhe i federatave? Sipas specialistëve të futbollit, kjo mund të lejohet nga UEFA vetëm nëse klubet e Kosovës luajnë në kampionatin e Shqipërisë, që do të jetë vitrina dhe marka zyrtare e këtij aktiviteti sportiv.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun

Publikuar me : 17.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 88 here.
Tirana fiton Kupen, mund SkenderbeunFesta e ekipit të Tiranës Qemal Stafa – Janë dashur 120 minuta lojë për të përcaktuar fituesen e Kupës së Shqipërisë. Kjo pasi 90 minutat e rregullta të lojëspërfunduan me rezultatin 0-0. Në minutat shtesë, të dy ekipet kanë luajtur me shumë kujdes duke qëndruar në pritje të ndonjë gabimi të kundërshtarit. Rasti u shfrytëzua nga Tirana duke shënuar me sulmuesin, Bekim Bala, në minutën 107′ të pjesës së dytë shtesë, pas një krosimi të saktë të...Lexo te gjithe artikullin »


» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime
» Shqiperia, miqesore me Iranin me 27 maj
» Komisioni i Disiplines dergon Shkumbinin ne “play aut”
» Superliga, tension ne Peqin, qellohet me arme
» Tension ne Peqin ne syte e Pero Pejic
» Trukimet, ‘pastrohet’ Fenerbace

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit