Publikuar me : 22.09.2011 Ne :
Kronike - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dy adoleshentë janë vënë në pranga për vjedhje nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Kriku”. Sipas policisë Juljan A , 16 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Enkli L, 17 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, kishin kryer një sërë vjedhjesh në lokale dhe biznese të ndryshme në Tiranë dhe Lezhë.
Nga hetimet disamujore, policia ka arritur të dokumentojë 16 vjedhje të kryera në nga dy të rinjtë në kryeqytet dhe 10 të tjera në Lezhë. Gjithashtu, në momentin e arrestimit, dy të rinjve iu gjetën një kaçavidë, të cilën e përdornin për thyerjen e dritareve dhe një krik makine për hapjen e hekurave.
Materialet procedurale në ngarkim tyre iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “vjedhjes së kryer në bashkëpunim”.