Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kryepleqesia e Dukatit Protesta deri ne mosbindje civile

Publikuar me : 13.11.2010 Ne : Kronike - 117 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Te arrestuarit nga Dukati e Orikumi
1- Azem Ramadan Vangjeli, 39 vjec.
2- Berdo Jaho Bedaj, 42 vjec,
3- Nuro Maliq Kulluari, 75 vjec
4- Eltjon Tare Dervishaliu, 22 vjec
5- Sokrat Taqo Gjikoka, 54 vjec
6- Kujtim Jaho Berdo, 47 vjec
7- Krenar Jorgaq Kazheli, 36 vjec
8- Musa Mete Xhebraj 27 vjec
9- Pelivan Mehmet Ibroj, 48 vjec,
10- Denald Ylber Hoxha, 16 vjec
11- Edmond Nuro Kulluri, 51 vjec
12- Albert Qazim Hibroj, 39 vjec
13- Jorgaq Qiric Kazheli, 64 vjec


Akuzat
• Organizim, grumbullim dhe manifestim i paligjshem, pengim i qarkullimit te mjeteve, kundershtim me dhune te punonjesit te policise se rendit publik, goditje per shkak te detyres, prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve, municioneve dhe lendeve plasese


VLORE - Nje dite pasi Policia e Shtetit u perlesh ne zonen e Orikumit e me pas ne malet e fshatit Dukat, qyteza e vogel e Orikumit ishte ne nje qetesi te plote, ku mund te shikoje pak njerez qe pinin kafen e mengjesit neper lokalet, si dhe ata pak njerez qe shkonin per punet e tyre, nderkohe vetem pak kilometra me tutje dhe pikerisht ne fshatin me tradita te medha shqiptare, ne Dukat-Fushe, menjehere sapo merr nga rruga nacionale Vlore-Himare, ne rrugicen qe te con ne qender te fshatit te ze syri grumbuj njerezish e qytetaresh te perzier, pleq e te rinj. Shume banore afrohen e thone qe duhet te presim pak, sepse kryepleqesia e Dukatit kishte lajmeruar per nje takim ne nje nga lokalet e zones. Me pas per rreth dy ore qytetare e banore te Dukatit kane degjuar anetaret e kryepleqesise se si do te vijohej me protestat.


Nuk jemi talebane, por dukatas
Nje perfaqesues i kryepleqesise akuzoi Policine e Shtetit se ka dhunuar banoret e krahines se Dukatit si dhe i beri thirje ministrit te Brendshem, Lulzim Basha, te mos i provokoje me fjalen talebane. Ne kemi lindur, jemi e do te vdesim vetem dukatas dhe nuk ka pse mos ta permende ministri Basha Orikumin, por te thote banoret e Dukatit. Ne nuk po kerkojme asgje te tepert apo te vjedhur. Duam vetem token tone. Nuk jemi kunder qeverise e nuk jemi me asnje force politike, cilado qofte. Ministri ta marre vesh njehere e mire qe ne jemi dukatas e kerkojme nje te drejte legjitime qe na takon me ligj, kerkojme token tone qe e kemi te trasheguar me shekuj.


Nuk ia kemi friken as ministrit e as Kryeministrit, sepse po kerkojme nje te drejte qe na takon. I themi Bashes qe mos te na kercenoje se Dukati nuk eshte nje fshat me 60 shtepi e familje, por eshte nje fshat me 1357 familje dhe per kete toke do te leme koken gjeri sa ta marrim se na takon. Protestat tona nuk jane politike, por jane te Dukatit e per pronen ne do te vazhdojme protestat pambarimisht. Pas ketij takimi, banoret e Dukatit kane pershkuar rreth 600 metra rruge duke brohoritur Dukati per djemte e djemte per Dukatin. Me pas rreth 350 banore kane bllokuar per 20 minuta rrugen nacionale Orikum-Himare, ndersa gjate kesaj kohe aty nuk ka pasur asnje force policore.


Policia, e palevizshme gjate se premtes
Policia, e cila ishte me 12 makina tip furgoni, si dhe me 4 fuoristrada (ku punonjesit e policise e FNSH-se ishin nga Fieri) kane qene te dislokuar ne Qafe-Llogora, ku dhe po pushonin kush e kush ne makine, kush ne malet e zones e te tjere ishin vendosur ne nje restorant te zones, ku konsumonin ushqim. Policia nuk ka bere asnje levizje diten e djeshme, por ka qendruar rreth 10 km nga fshati Dukat e pak me shume nga zona e Bashkise se Orikumit.


Braho Banoret jane keqkuptuar
Rreth drekes ores 12 00, ne nje konference per shtyp ka dale dhe kryetari i Bashkise se Orikumit, Kanan Braho, i cili u shpreh se situata ne qytezen ku ai drejton eshte shume e ndere. Braho u beri thirrje qytetareve te tij qe te qetesohen sepse toka nuk mund te merret me protesta e me veprime si ato te se enjtes. Ai tha se banoret ishin keqkuptuar per ceshtjen e dhenies me qira te zones per parkun eolik dhe se vendimi i qeverise nuk do te prekte procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave.


Banoret e Dukatit akuzojne shtetin se ka qendruar mosperfilles ndaj kerkesave te tyre te vazhdueshme
Shteti na dhunoi, ne u kunderpergjigjem
Festim M. nje nga banoret e Dukatit, flet per perleshjen e se enjtes mes policise dhe banoreve. Ai thote se gjithcka ishte faj i shtetit, pasi ata ishin nisur per nje proteste paqesore dhe se me pas ishin dhunuar.



Festim, si nisen protestat?

Protestat kane nisur si rrjedhoje e nje neglizhence totale te shtetit per te pajisur banoret e Dukatit me dokumente pronesie. Shteti nuk ka reaguar absolutisht ndaj thirrjeve tona, nuk ka reaguar ndaj sjelljes se nje perfaqesie te shtetit ketu ne krahinen e Dukatit per te dhene zgjidhjen mbi kerkesat e banoreve. Ky problem ka vazhduar rreth gjashte muaj, ku me pas u mblodh kuvendi i Dukatit. U vendos berja e disa protestave paqesore per ti treguar shtetit se kerkojme dicka reale. Kemi paraqitur dokumente e perseri kemi pare nje moskokecarje te madhe. Nuk ka pasur asnje lloj reagimi. Si dukatas kemi vazhduar takimet me politikane te ndryshem dhe deri tek ministri i Drejtesise. Na u dhane premtime, ndersa ne plotesuam dokumentacionin e kerkuar, por asgje nuk eshte bere. Nese shteti do kishte reaguar, nuk do te ishim ketu sot.



Çdomethenie kishte protesta e djeshme?

Protesta u vendos nga kryepleqesia e Dukatit. U vendos nga 150 burra qe te bllokohej rruga nacionale. Por kjo gje nuk na u lejua nga shteti, madje filluan te qellonin, gje qe coi edhe ne acarimin e banoreve te zones. Madje policia goditi te moshuar nga 70 vjec. U goditen pleq, gra e femije. Njekohesisht u qelluan me pellemba pleq e kjo nuk eshte e hijshme per asnje lloj shteti e asnje lloj ligji. Ne prisnim qe te pakten shteti te kishte dashamiresine per te zgjidhur situaten.


Si precipitoi ne dhune protesta?
Situata mori duke u perkeqesuar, pasi banoret u dhunuan. E me pas normale qe ceshtja degjeneroi, pasi kur femija shikon baben te dhunuar e anasjelltas baba shikon femijen duke u dhunuar dihet qe reagim do te kete.



Do ti vazhdoni protestat?

Protesta jone si dukatas do te vazhdoje ne menyre te rregullt, paqesore e ligjore, ne menyrat qe i permban ligji. Do te vazhdojme derisa te na degjojne e plotesojne kerkesat tona, derisa te na jepet zgjidhje per ate qe kerkojme. Ose te pakten te na thone nese kjo qe po kerkojme eshte e paligjshme.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gramsh, tenton vetevarjen 15-vjecari

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 44 here.
GRAMSH – Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur një 15-vjeçar me banim në Gramsh. XH. Veliu, 15 vjeç, punëtor në një kalçeto, është gjetur nga familjarë i vetëvarur në shtëpinë e tij rreth mesditës së djeshme. I riu është shpëtuar në momentet e fundit të jetës dhe menjëherë është kërkuar ndërhyrja mjekësore, pasi gjendja e 15-vjeçarit paraqitej mjaft e rëndë. Mjekët e spitalit të Gramshit kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së...Lexo te gjithe artikullin »


» Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjen
» Shembet ura, rrezikojne mbytjen nxenesit
» Shembet ura, 2 nxenes rrezikojne mbytjen
» Kanosi policin, procedohet penalisht
» Arrestohet per falsifikim shtetasi grek
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe nuk u mbajt
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe s’u mbajt
» Makina perplas motorin, plagoset nje person
» Arrestohet nje 22-vjecar per plagosje
» Arrestohet nje 22-vjecari per plagosje

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit