|
*Kryeziu*,zbardhet borxhi 40 mije euro
Publikuar me : 22.11.2008 Ne :
Ceshtje Misterioze - 626 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Zbardhet borxhi i marre
nga Ismet Kryeziu, duke
hedhur keshtu me shume
drite mbi faktet qe
mund te lidhen me zhdukjen e tij.
Aktivisti per çeshtjet kombetare ka
marre nje borxh prej 40 mije euro
nga nje biznesmen ne Prishtine,
nderkohe qe ky fakt ka detyruar
policine shqiptare te shtrije hetimet
edhe tej kufijve. Nderkaq,
policia shqiptare ka marre ne dore
edhe telefonaten e fundit te zhvilluar
nga Ismet Kryeziu, te cilen e
ka kryer me Dritan Goxhajn. Per
kete, policia ka thirrur disa here
Goxhajn, i cili ka dhene deklaratat
e tij ne lidhje me kontaktet e tij me
personin e zhdukur. Por, pavaresisht
se sot, pikerisht ne oren
18:00, Ismet Kryeziu mbush nje
jave nga zhdukja, ndersa misteri
per fatin e tij vazhdon te thellohet,
policia nuk ka mundur te gjeje
asnje gjurme per vendndodhjen
e tij. Mesohet se jane
thirrur edhe gjithe personat e
tjere, me te cilet ai shoqerohej zakonisht
ne kryeqytetin shqiptar.
Telefonatat
Duke u nisur nga faktet e reja
te zbardhura nga grupi hetimor,
çeshtja e zhdukjes se kosovarit Ismet
Kryeziu, i ka kaluar per kompetence
sektorit te personave te
humbur ne Drejtorine e Policise se
Tiranes. Keshtu, dosja e tij, e regjistruar
ne Komisariatin nr. 4, pas
denoncimit te bashkeshortes
Anila Leli per largimin dhe moskthimin
e Ismet Kryeziut, tashme
ndodhet te godina
e Komisariatit
nr. 1, pas Ministrise
se Jashtme,
ku eshte instaluar
prej disa kohesh
edhe sektori i personave
te humbur.
Ne lidhje me
denoncimin e
gazetares Leli,
policia ka kerkuar
gjithashtu ndihmen
dhe bashkepunimin
e policise
kosovare per
zbardhjen e kontakteve
te tij te
fundit qe ka pasur
atje. Nderkohe
pas verifikimit te
tabulateve telefonike,
eshte zbuluar
se telefonata
e fundit, para se telefoni te fikej,
eshte kryer me shtetasin Dritan
Goxhaj, i cili eshte nje nga
luftetaret e pare te UÇK-se dhe qe
ka marre pjese edhe ne luften e
Maqedonise. Ne keto kushte, sektori
qe ka marre dosjen, e ka thirrur
Goxhajn per te deshmuar dy
here, i cili ka shpjeguar pozicionin
e tij ne kete çeshtje. Sipas te
dhenave, Goxhaj ka deklaruar ne
polici se mengjesin e dites se shtune,
ai ndodhej ne Rinas per nje
pune te tij personale, kur eshte
kontaktuar nga Kryeziu dhe pas
nje telefonate te shkurter, kane
lene takim po pasditen e asaj dite.
Deklarata dhe borxhi
Me tej, Dritan Goxhaj ka
shpjeguar per oficerin e policise
gjyqesore, se ate dite, rreth ores
17:15, ashtu siç eshte vertetuar
edhe nga tabulatet e telefonit, i
ka telefonuar per takimin e
lene qe paradite. Por, Kryeziu
i ka thene se do takohen
shume shpejt dhe qe nga ai
moment nuk ka kontaktuar
me me te. Gjithashtu, ai
ka shpjeguar per policine se
kohet e fundit kishte pasur
shume pak kontakte me te
dhe ato vetem per shkak te
nje borxhi, qe Kryeziu kishte
ne Kosove. Ish-ushtaraku
i UÇK-se ka shpjeguar
se Kryeziu kishte marre 40
mije euro borxh te nje biznesmen
kosovar ne Prishtine
dhe i kishte mbaruar
afati per dorezimin e
parave. Ne keto kushte,
Kryeziu kishte kerkuar ndihmen
e Goxhajt. Ky i fundit,
i cili kishte njohje me huadhenesin,
ka nderhyre per
te shtyre afatin e dhenies
se borxhit, e cila eshte arritur pas
disa kontakteve. Pikerisht duke
marre shkas nga huaja e pashlyer
e Kryeziut, dyshimet e policise
jane fokusuar edhe ne kete piste
hetimi, per zhdukjen e tij. Policia
shqiptare, nepermjet oficerit
te kontaktit ne Prishtine, ka
kerkuar ndihmen e policise kosovare,
per te marre ne pyetje biznesmenin
qe disa here ka
kerkuar me kembengulje kthimin
e borxhit. Por, gjithmone sipas
burimeve brenda policise,
gjate marrjes ne pyetje nuk ka
dale asnje fakt i ri, veç konfirmimit
te borxhit qe kishte marre Ismet
Kryeziu prej tij. Biznesmeni,
emri i te cilit nuk eshte publikuar
per arsye hetimore, ka deklaruar
se me nderhyrjen e Goxhajt,
kishte pranuar shtyrjen e afatit
te borxhit te dhene dhe nuk kishte
lidhje me zhdukjen e tij. Keshtu,
policia ka mbetur serish ne
vendnumero per gjetjen e te zhdukurit
54-vjeçar.
Prokuroria e Tiranes
Pavaresisht nga faktet e
mbledhura keto dite, prokuroria
nuk ka mundur te regjistroje
ndryshe kete çeshtje, veçse nje
largim nga banesa. Prokuroria
ka ngurruar per ta cilesuar ate te
zhdukur, perderisa nuk ka fakte
per rrembim te tij, keshtu qe e
ka regjistruar si nje dosje pa
akuze. Burimet nga Prokuroria e
Tiranes bene te ditur se do te
verifikohet veprimtaria e tij ne
Shqiperi dhe do te merren ne
pyetje te njohurit, qe mund te
kene te dhena ne lidhje me zhdukjen
e tij dhe nese do te kete
fakte te reja, atehere kjo dosje
mund te ndryshoje emertim. Ne
denoncimin e bashkeshortes,
Anila Leli, eshte shenuar ora
18:00 e se shtunes, kur i shoqi
eshte larguar nga banesa, me
justifikimin se do takonte dy
miq. Ismet Kryeziu eshte i identifikuar
per policine edhe si mik
i Remzi Hoxhes, biznesmeni i
zhdukur vite me pare nga
agjente te SHIK-ut. Njohjen mes
tyre e ka konfirmuar edhe e shoqja,
e cila deklaroi se ata te dy jane
njohur ne Kosove shume vite me
pare, kur kane kontribuar se
bashku ne Frontin e Rezistences.
Kryeziu, me se fundmi, ishte aktivist
ne Aleancen per Ardhmerine
e Kosoves.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 06.01.2009 Ne kategorine :
Ceshtje Misterioze - Lexuar : 671 here.
Polican- Nje punonjese e uzines se cmontimit te armeve ne Polican ka gjetur vdekjen pas shperthimit te nje predhe brenda territorit te uzines. Sipas te dhenave te para te policise punonjesja ka qene duke u ngrohur ne nje zjarr te ndezur aty prane, se bashku me punetore te tjere.
Predha ndodhej ne vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shperthyer menjehere pas kontaktit me flaken. Per pasoja gruaja, nje 43-vjecare, S.K ka mbetur e vdekur ne vend, pasi mesohet se shperthimi ka qene shume i...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Zhduket 20-vjecarja ne Elbasan, familja denoncon ne polici
» Zhduket familja e Ilir Kumbaros ne Shqiperi
» Deshmia e fundit e Gazidedes per zhdukjen e Remzi Hoxhes
» Rubik, gjendet i mbytur ne lume 56-vjecari
» Zhduket telefonata qe e nxori Kryeziun nga shtepia
» Dyshimet, gruaja *fsheh* te verteten
» Kryeziu, nen vezhgim per tre iraniane ‘non grata‘
» Mirdite, gjendet i vrare me cifte 62-vjecari
» Zhdukja e Kryeziut, *dosje* spiunazhi
» Zhduket ne Tirane miku i Remzi Hoxhes
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|