Kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore, Eduard Kukan, analizon situaten pas liberalizimit te vizave
Nese do te kete perpjekje per te thyer rregullat, kjo mund te riktheje regjimin e vizave. Vendet e Shengen kerkojne siguri
Komisioni Europian do te ndjeke nga shume afer qytetaret shqiptare qe do te perfitojne nga liberalizimi i vizave, qe ata te mos kerkojne azil politik, leje qendrimi apo leje pune. Ata duhet te respektojne ne menyre rigoroze rregullat, afatet kohore dhe procedurat e BE-se per heqjen e vizave. Keto jane keshillat e bera dje nga kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore, Eduard Kukan.
Europarlamentari tha se qytetaret e vendeve te hapesires Shengen duhet te ndihen te sigurt nga vizitoret prej vendeve te Ballkanit Perendimor, perfshire ketu edhe Shqiperine. Kete siguri, nenvizoi ai, ua japin pasaportat biometrike dhe kontrollet ne pikat kufitare.
Por, gjithsesi, nese do te kete perpjekje per te thyer rregullat dhe proceduarat, kjo mund te riktheje regjimin e vizave. Te gjitha vendet e hapesires Shengen kerkojne qe heqja e vizave te mos rrezikoje sigurine e tyre, - thote Kukan.
Por, se sa Shqiperia ka ecur perpara me reformat kjo do te duket qarte diten e sotme kur Komisioni Europian do te publikoje variantin zyrtar te vleresimit te progresit demokratik te Shqiperise, te kerkuar nga Keshilli Europian, si baze per te marre vendimin. Jam i sigurt se do te kete shume pergjigje pozitive, pasi Shqiperia ka shenuar arritje ne kryerjen e reformave. Por Shqiperia duhet te vazhdoje reformat.
Shume e rendesishme per Keshillin Europian eshte edhe ceshtja e stabilitetit ne funksionimin e institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike, ne rastin konkret ne funksionimin e plote te Parlamentit, - pohon Kukan. Pikerisht ne kete pike perqendrohet gjithe mangesia e Shqiperise.
Kriza nisi menjehere pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite. Per shkak te saj nuk eshte i mundur miratimi i ligjeve, qe kerkojne shumice te cilesuar ose kushtetuese, pasi opozita kerkon ne kembim te votes se saj, transparencen e pakushtezuar te zgjedhjeve te qershorit 2009.
Kjo situate ka krijuar shqetesim tek Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian, pasi stabiliteti i institucioneve ka te beje me permbushjen e kriterit politik te Kopenhagenit, te vendosur ne vitin 1993 nga Keshilli i Ministrave te BE-se.
Nuk ka shenja se kriza politike do te zgjidhet se shpejti. Por kjo situate, nese vazhdon, do te demtoje ambiciet e Shqiperise per integrimin Europian, - thote europarlamentari.
Ai pranon se te gjitha perpjekjet e Komisionit dhe Parlamentit Europian per te bindur qeverine dhe opoziten te arrijne ne nje kompromis per transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare dhe kapercyer krizen, kane deshtuar.
Europarlamentari Kukan shmanget te beje prognoza per raportin e dites se marte. Cilido qofte rezultati i raportit te Komisionit Europian, pozitiv apo do ta shtyje statusin e vendit kandidat per anetaresim, rruga e Shqiperise drejt BE-se do te vazhdoje.
Partite politike duhet ta konsiderojne si nje apel, si nje sfide per te dyfishuar perpjekjet e tyre per te dale nga kriza politike, perndryshe do te jete shume e veshtire qe kriza te mos ndikoje ne situaten e pergjithshme politike te Shqiperise, - shpjegon kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore, Eduard Kukan.