Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Politike - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Parandalimi i rritjes së çmimeve në prag të festave të fundvitit ka qenë tema e një takimi mes kryebashkiakut Basha dhe përfaqësuesve të biznesit kryeqytetas.
Gjatë takimit, mësohet e Basha u ka kërkuar përfaqësuesve të biznesit në Tiranë të mos abuzojnë me rritjen e çmimeve në ditët e fundit të vitit.
Basha tha se Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës do të veprojë për 3 javë si task forcë e cila do të marrë masa për abuzuesit me rritjen e çmimeve në tregjet e kryeqytetit.
“Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit së bashku me shërbime të tjera të Bashkisë, shërbimi tatimor, Policia Bashkiake etj do të veprojnë në kuadrin e një task-force, pra në kuadrin e një organizimi të posaçëm, të ndarë në skuadra, roli i të cilës do të jetë shqyrtimi, hulumtimi dhe në rast konstatimi të marrë të gjithë masat për të frenuar dhe goditur abuzivizmin me çmimet në tregjet e qytetit”, tha Basha.