Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Çmimet, rritje maksimale tek ushqimet dhe karburantet

Publikuar me : 06.05.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 404 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Rritja e cmimeve te mallrave te konsumit te perditshem po i kushton cdo dite e me shume buxhetit te familjeve shqiptare. Jane kryesisht ushqimet dhe karburantet ato te cilat kane pesuar rritje te konsiderueshme qe prej diteve te para te ketij viti duke bere qe konsumatoret te shpenzojne gjate kesaj periudhe me shume para krahasuar me nje vit me pare per te blere te njejten sasi ushqimesh.


Krahas ushqimeve dhe karburanteve, edhe rritja e akcizes me 20 leke per cigaret qe prej janarit te ketij viti ka ndikuar ndjeshem tek xhepat e duhapiresve, aq sa Banka e Shqiperise e cileson ate si nje perberes te rendesishem ne krijimin e inflacionit te pergjithshem pergjate kesaj periudhe.


Inflacioni

Raporti i Politikes Monetare i Bankes se Shqiperise konfirmon nje shtim te peshes se cmimeve te ushqimeve ne treguesit e pergjithshem te inflacionit pergjate tremujorit te pare te vitit 2011. Pra, nese pergjate kesaj periudhe, inflacioni mesatar ishte 4 per qind, plot 70 per qind e tij eshte krijuar nga ndikimi qe ka pasur rritja e cmimeve te mallrave ushqimore, karburanteve, cigares dhe ilaceve.

Kjo e dhene eshte teper shqetesuese nese marrim parasysh se me shume se gjysma e shpenzimeve totale mujore te familjeve te vendit behet per tu ushqyer. Te kombinuar me njeri-tjetrin, shtrenjtimi i cmimeve te ushqimeve me peshen e madhe ne buxhetin familjar qe kane shpenzimet per tu ushqyer, perkeqesojne edhe me teper gjendjen financiare te konsumatoreve.

Konsumi

Kjo rritje e ndjeshme cmimesh, po ndikon edhe ne uljen e konsumit, rrjedhimisht edhe te tregtise me pakice. Referuar Bankes se Shqiperise, pergjate muajve janar-shkurt 2011, eshte verejtur nje ulje me 1.2 per qind e importeve te mallrave te konsumit, nderkohe qe gjate muajve te fundit te vitit te shkuar, indeksi i tregtise me pakice ka pesuar nje tkurrje me 1 per qind.

Ulja e konsumit konfirmohet edhe nga te dhenat ne lidhje me realizimin e te ardhurave nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar, i cili cilesohet si nje tregues i ritmit te qarkullimit te mallrave ne nje vend. Ministria e Financave konfirmon realizimin e te ardhurave nga ky tatim ne vleren e 9.2 miliardeve leke pergjate muajit mars 2011, kundrejt 10.9 miliarde lekeve qe ishte parashikuar.

Matja e inflacionit behet cdo muaj nga Instituti i Statistikave i cili merr ne konsiderate levizjet e cmimeve per disa produkte te caktuar te cilat perbejne shporten e mallrave. Ne te perfshihen mallra te konsumit te perditshem, sherbime, strehim, etj.


Rritja e taksave shtrenjtoi cmimet

Tregjet nderkombetare nuk jane te vetmit fajtore, i rritjes se cmimeve ne Shqiperi. Perpos kuotimeve ne bursa te ushqimeve dhe karburanteve, te cilet cilesohen si ndikuesit kryesore ne kete shtrenjtim, jane edhe nje sere faktoresh vendas ata qe po detyrojne shqiptaret ti blejne mallrat e konsumit te perditshem me shtrenjte se rralle me pare.


Ne fund te vitit te shkuar, qeveria vendosi te rrise me 20 leke akcizen e cigareve duke rritur keshtu ne menyre automatike cmimin e ketij produkti ne Shqiperi. Ndryshimet ligjore filluan se zbatuari qe ne ditet e para te janarit 2010, ku nje pakete cigare nisi te shitej minimumi 20 leke me shtrenjte. Nderkohe, ne shkurt te ketij viti, filloi zbatimi i regjimit te ri te Tatimit mbi Vleren e Shtuar per ilacet, e cila sipas ndryshimeve ligjore do te ishte 10 per qind. Qe prej shkurtit, shqiptaret i kane blete ilacet, 10 per qind me shtrenjte.


Te dyja keto nderhyrje te qeverise, jane cilesuar ne Raportimin e Politikes Monetare te Bankes se Shqiperise si nje nder tre faktoret kryesore ne shtrenjtimin cmimeve pergjate tre mujorit te pare te ketij viti, krahas shtrenjtimit ne bursa te ushqimeve dhe karburanteve .


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 67 here.
Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renieMonedha europian, euro, foto arkiv Vlera e euros dhe çmimet e aksioneve në botë kanë rënë pas frikës së krizës globale ekonomike, që lidhet me krizën greke të borxhit dhe problemet në bankat spanjolle. Aksionet në tregjet aziatike dhe evropiane, të premten dukej se do të shkonin drejt rënies më të madhe javore që nga nëntori i vitit të kaluar. Rënia erdhi pasi 16 banka spanjolle u zhvlerësuan nga agjencia e vlerësimit Moody, si dhe në lidhje me shqetësimet, se Greqia...Lexo te gjithe artikullin »


» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet
» Ligjet per punetoret vetem ne leter
» BE, nuk ndryshon GDP-ja
» Koncesionet, KLSH kap 17 milione dollare shkelje tek METE
» Çmimi i Albpetrol-it, u vleresuan vetem muret dhe jo rezervat e naftes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit