Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Çmimi i ujit, me shtrenjte per kryeqytatasit

Publikuar me : 28.11.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 71 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sahit Dollapi drejtor i UKT- se


Kjo, mund të konsiderohet një ndër periudhat kur konsumatorët janë përballur me rritjen më të madhe të çmimeve, rrjedhimisht edhe të kostos së jetesës në Shqipëri. Çmimet e ushqimeve ishin në maksimum kur nisëm vitin, bashkë me to u shtuan edhe cigaret, u shtrenjtuan ilaçet gjithashtu, ndërsa karburantet janë rritur me të paktën 40 deri 50 lekë litri deri më tani. Është aplikuar për rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa sëfundmi përballemi me një shtrenjtim tjetër, atë të ujit.

Ujësjellësi i Tiranës, lajmëroi dje se kishte aplikuar për rritjen e çmimit të ujit duke filluar nga viti i ardhshëm. Aplikimi është dërguar pranë Entit Rregullator të Ujit, i cili pasi të marrë në shqyrtim kërkesën dhe treguesit mbi të cilët ajo është hartuar, do të vendosë për masën e rritjes së çmimit të ujit për konsumatorët familjarë, buxhetorë, privatët, etj. Në aplikimin e UKT-së, i bërë publik dje nga drejtori Sahit Dollapi, kërkohet një rritje çmimi për ujin me 22 lekë për metër/kub për konsumatorët familjarë.

Aktualisht, çmimi për këtë kategori është 33 lekë/m³, ndërsa UKT propozon që të bëhet 55 lekë. Rritja është propozuar edhe më e lartë për institucionet buxhetore, të cilat propozohet të paguajnë 150 lekë/m³ nga 110 lekë që është sot. Bizneset nga ana tjetër, pritet të përballen me një shtrenjtim të çmimit të ujit me 30 lekë/m³. Nga 120 lekë m³ që është aktualisht, UKT propozon një çmim deri në 150 lekë/m³ për këtë kategori. Prodhuesit e pijeve apo pishinat ndërkohë do ta blejnë edhe më shtrenjtë ujin. UKT propozon një çmim deri në 200 lekë/ m³ për këto të fundit nga 140 lekë që shitet aktualisht.

Rritja e çmimit të ujit u justifikua nga Dollapi me investimet që po bën UKT-ja dhe ato që do bëhen në muajt në vijim. Kjo deklaratë bëhet tani në stinën e dimrit, por një pjesë e mirë e qytetarëve të Tiranës, në rastin e UKT-së por edhe të mjaft qyteteve të tjera janë vuajtës të mungesës së ujit për ditë dhë javë të tëra në shtëpitë e tyre.

Shumë kryeqytetas dinë se ku t’a gjejnë shpëtimin ditët e nxehta të verës, kur rubineti është tharë për disa ditësh, ai është mali i Dajtit. Një ndër burimet e tij kthehet në vend “pelegrinazhi” gjatë muajve të verës, duke i vizituar nga qindra kryeqytetas sidomos në orët e para të mëngjesit duke mbajtur radhë për të mbudhur ujë. Iu duhet të furnizojnë shtëpinë më ujë para se të shkojnë në punë. “Furnizimi 24 orë me ujë, nuk mund të arrihet pa një buxhet të mjaftueshëm dhe pa të ardhura të qëndrueshme.

Dhe, kurrsesi, nuk mund të arrihet nëse uji, malli që ne prodhojmë, shitet nën kosto, siç ka ndodhur deri më sot. UKT, ka shtuar kapacitetet depozituese te ujit, kemi përmirësuar ndjeshëm rrjetin transmetues dhe të shpërndarjes, duke ndërtuar 33 km lidhje transmetimi dhe rreth 95 km rrjet shpërndarës; kemi rritur orët e furnizimit me ujë në mënyrë të pandërprerë nga 12 orë në 16-18 orë në ditë; janë eleminuar nga harta e zonave problematike, që nuk kishin marrë kurrë ujë, disa qendra të mëdha urbane në kryeqytet, duke i integruar këto zona në regjimin e furnizimit me ujë të Tiranës”, – tha ndër të tjera Dollapi.

Përkundër kësaj, fakt është që sot vuajnë për ujë të njëjta zona që kanë vuajtur edhe dy, tri apo katër vjet më parë. Të tilla janë Komuna e Parisit, pallatet pranë Artistikes Migjeni, Unaza e re, etj. Më keq akoma është zona pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ku zona nuk është e lidhur fare me rrjetin e ujësjellësit, ndërsa banorët i janë përshtatur situatës duke hapur një depozitë të madhe, e cila furnizohet në mënyrë periodike me bote uji.

 

Tarifat e ujit të pijshëm

     Është                                      Propozohet

Konsumator familjar:                                        33    lekë/ m³                         55 lekë/ m³

Institucione  buxhetore:                                     110    lekë/ m³3                    150 lekë/ m³

Ente private:                                                         120    lekë/ m³                      150 lekë/ m³

Klientë të veccantë                                              140    lekë/ m³                      200 lekë/ m³

(Prodhim pije alkoolike, freskuese, Pishina)

Furra buke                                                            95    lekë/ m³                         95 lekë/ m³

HEC Lanabregas                                                 5    lekë/ m³

Tarifë mujore fikse                                             100 lekë/ klient

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 67 here.
Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renieMonedha europian, euro, foto arkiv Vlera e euros dhe çmimet e aksioneve në botë kanë rënë pas frikës së krizës globale ekonomike, që lidhet me krizën greke të borxhit dhe problemet në bankat spanjolle. Aksionet në tregjet aziatike dhe evropiane, të premten dukej se do të shkonin drejt rënies më të madhe javore që nga nëntori i vitit të kaluar. Rënia erdhi pasi 16 banka spanjolle u zhvlerësuan nga agjencia e vlerësimit Moody, si dhe në lidhje me shqetësimet, se Greqia...Lexo te gjithe artikullin »


» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet
» Ligjet per punetoret vetem ne leter
» BE, nuk ndryshon GDP-ja
» Koncesionet, KLSH kap 17 milione dollare shkelje tek METE
» Çmimi i Albpetrol-it, u vleresuan vetem muret dhe jo rezervat e naftes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit