Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
“Miss Skrapari” Si futa ne kurth Marsel Sotiren

Publikuar me : 19.10.2011 Ne : Kronike - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vrasja e Marsel Sotirës është kryer vetëm në sajë të përdorjes së një vajze të re si karrem. Vetë vajza e etiketuar si “Miss Skrapari”, ka rrëfyer si u rekrutua nga Klodjan Saliu dhe momentet e fundit të jetës së Marsel Sotirës. Më poshtë pjesë nga dëshmia e vajzës:

“…kujtoj se në muajin Shkurt të vitit 1999 familje ime u transferua nga Çorovoda për në qytetin e Durrësit. Në atë kohë isha 17 vjeç. Pas një muaji që kisha shkuar në Durrës, një shoqe më prezantoi me një shokun e saj nga Spitalla me emrin Klodian Saliu, i cili në atë kohë ishte i moshës rreth 23 vjeç. Kur ishim vetëm Klodi më propozoi që të lidhesha me të dhe unë për momentin i kërkova pak kohë, pastaj do t’i jepja përgjigje. Që atë ditë Klodi vinte pothuajse përditë te lagja ime dhe priste përgjigje. Unë pranova propozimin e Klodit dhe filloi lidhja…. Klodi më tha se kishte biseduar me shokët e tij, por nuk më tha se me kë dhe aty më hap muhabetin se si do të vriste Marsel Sotirën. Ai më tha se kemi bërë plan që të çojmë ty në plazh të Durrësit,  ti e bën, dhe atje do të njihesh me Marselin. Pasi të njihesh, ti do të na e nxjerrësh në shteg atë duke u bërë si e dashura e tij dhe ne do ta vrasim.

Ai më porositi që me të të kisha shumë kujdes, dhe të mos i bija në sy atij se isha e futur nga ndonjë person. Po kështu ai më porositi që kur ta njihja Marselin si person ti bëja ndonjë provokim femëror dhe pastaj të lidhesha me të. Fillimisht unë nuk pranova por ai më kërcënoi… Ai më tha se do të merrte një shtëpi me qera në zonën e plazhit për mua dhe familjen time dhe unë duhej tu thosha prindërve që të shkonim 15 ditë në plazh, si dhe mos tu tregoja për vrasjen e Marselit. Kohën që kemi bërë këtë bisedë unë kujtoj se ka qenë fund Qershori ose fillim korriku 1999. Unë Marselin nuk e njihja fizikisht dhe Klodi më solli një fotografi shumë të vjetër ku Marseli kishte dalë me dy shokët e vet të cilët unë nuk i njihja. Në atë fotografi Marseli kishte dalë me një xhup meshini të zi, flokë të gjata të drejta, me trup të dobët dhe fytyrë të imët, ku ai kishte pak mustaqe dhe mjekër..

. Unë akoma nuk e kisha fiksuar për fytyrë se kush ishte Marseli. Pasditen e asaj dite dola vetëm me motrën dhe kemi shkuar tek Pista dhe aty vjen përsëri ai djali që donte të më paguante ujin. Në atë çast unë isha ulur me motrën dhe po pinim kafe dhe ky personi i tha kamarierit i cili nuk ishte ai djali nga Skrapari por një tjetër se ato kafe janë të paguara nga unë, por ne në atë kohë nuk pranuam që të paguheshin nga ai dhe i paguam vetë. Pas kësaj ne u ngritëm dhe dolëm dhe kur ishim në dalje të pistës ky personi na u afrua me një makinë të markës “Audi”me ngjyrë të kuqe, zbriti nga makina dhe duke mu drejtuar mua më tha që e kam me ty. Unë i thashë fol ç`ke për të thënë se do iki në shtëpi. Ai mu prezantua duke më thënë se quhej Marsel Sotiri, jam 25 vjeç dhe me origjinë nga Fieri. Mbas këtij prezantimi u prezantova dhe unë, duke i thënë se quhesha V.J, prezantova motrën dhe i thashë se ishim me origjinë nga Skrapari…

Në një moment unë pata shumë frikë dhe isha gati ti tregoja Marselit që mund ti përgatisnin një kurth, por nuk guxova pasi nga ana tjetër kisha frikë nga Klodiani pasi nëse dilte gjë edhe ai mund të më vriste. Ne ikëm të dy për tek shtëpia e Marselit me makinën “Audi” të cilën ai e futi për në garazh dhe pastaj u ngjitëm lart dhe pamë shtëpinë. Në shtëpi nuk kishte njerëz dhe ne qëndruam pak aty dhe unë insistova që të largoheshim pasi bëhej merak motra dhe ai pranoi duke më thënë mirë se takohemi nesër… Lamë “Audin” dhe u nisëm me B.M.W për në shtëpi dhe si gjithmonë i dolëm nga rruga që unë kam thënë më sipër. Meqë ai ndërroi makinë mua më zuri frika se mos Marseli kishte kuptuar ndonjë gjë.

Kur mbërritëm në shtëpi e para zbriti motra e cila u largua pak më tutje, kurse unë në makinë qëndrova pak më tepër me Marselin duke u përqafuar dhe në kohën që unë i thosha atij se do të iki dhe hapja siguresën e dyerve ai mi mbyllte ato menjëherë. Më pas unë i thashë atij se po na priste motra dhe ai më tha mirë se po të përcjell unë, në këtë çast mori dhe pistoletën me vete. Kur dolëm nga makina unë i thashë Marselit që të bënim një xhiro deri tek shinat e trenit të cilat nuk ishin më larg se 10 metra nga shtëpia ime dhe kur shkuam atje dëgjuam një si kërcitje bidoni plastik.

Aty menjëherë Marseli më tha nëse dëgjova ndonjë zhurmë, kurse unë i thashë jo pasi më zuri frika se mos kishin ardhur Klodi me shokët për të bërë vrasjen e tij dhe nga ky moment unë i thashë Marselit ik se nata është e frikshme, ai në këtë moment më puthi dhe e lamë për tu takuar të nesërmen. Unë u futa në oborr të shtëpisë dhe nuk kisha hyrë akoma brenda saj dhe aty gjeta motrën me kalamajtë dhe me plazhistët e tjerë që rrinin tek shtëpia jonë, kur në këtë moment dëgjoj krisma dhe breshëri armësh jo më larg se 10 metra nga ku isha unë. Në këtë çast mendova se Klodi me të tjerët e kishin vrarë Marselin dhe nga frika hyra brenda në shtëpi pa parë se ç’po ndodhte jashtë saj. Faktikisht mua nuk më vajti mendja që Marselin do ta vrisnin aq shpejt, pasi nuk dija as kohën dhe as vendin se kur do të bëhej vrasja e tij…

Dua të them se Marseli ditën që u vra kishte veshur një këmishë me mëngë të shkurtra dhe me disa cerka të bardha dhe një palë pantallona të gjata si ngjyrë bezhë ose kafe. Marseli ishte i gjatë rreth 1.90 m me trup atleti, kishte flokë ngjyrë gështenjë në të hapur dhe po kështu kishte dhe tiparet. Ai ishte bardhosh nga fytyra dhe trupi… Ditën e nesërme të vrasjes mua më ka ardhur në shtëpi vëllai i Klodit, Shkëlqim Saliu dhe më ka thënë se do të vi Klodi në darkë dhe do të takojë. Shkëlqimi ishte vëllai i madh i Klodit dhe ishte rreth 35 vjeç, me trup mesatar, nuk ishte i gjatë. Klodi erdhi në darkë dhe më takoi mua dhe më tha se do ti kërkonte familjes sime që ne të dy të iknim në Itali për një jetë më të mirë dhe do të jetonim bashkë.

 

Shfrytëzimi në Itali

Në deklarimin e datës 27.09.2006 Valbona Jaho ka deklaruar si për ikjen në Itali, shfrytëzimin e saj për prostitucion nga i pandehuri Indrit Taullai, etj, pastaj rikthimin në Shqipëri në vitin 2000. Në vijim ajo ka vazhduar duke deklaruar se si është rrëmbyer e mbajtur peng nga të pandehurit Indrit Taullai e Endrit Dokle nga muaji dhjetor 2000 deri në vitin 2002. Lidhur me ikjen e saj në Itali pas vrasjes së Marsel Sotirës, shfrytëzimin e saj për prostitucion në Itali e më pas kthimin e saj në Shqipëri në vitin 2000.

 

 

Vrasja e Sotirës me duke përdorur si karrem një vajzë

Punonjësi i Doganave, Marsel Sotira ishte një pengesë që duhet të kalohej me doemos nga “Banda e Durrësit”. Ai i kishte shpëtuar një atentati dhe më pas kishte marrë hak duke vrarë dy anëtarë të bandës. Që nga ajo ditë ai lëvizte me makina të blinduara dhe ruhej. Në këto kushte banda vë në zbatim një goditje perfekte duke përdorur si karrem një vajzë të re simpatike, e cila duhet të nxirrte viktimën në pritë. Vajza e njohur si “Miss Skrapari”, nën kërcënimin e Klodjan Saliut, nxjerr në pritë Sotirën, i cili vritet me 271 plumba. Më poshtë pjesë nga dosja e prokurorisë për ngjarjen:

“…Me vrasjen e shtetasit Eduart Ongari organizata kriminale e drejtuar nga Lulzim Berisha e Klodjan Saliu rimerr veten nga shoku i shkaktuar nga vrasjen e shokëve të tyre Ilir Xhunga e Arben Paja, por për ta ekzistonte rreziku potencial se Marsel Sotira e grupimi i tij do të hakmerrej ndaj tyre. Në këto kushte mendojnë për të vrarë shtetasin Marsel Sotira si personin që paraqiste më shumë rrezik ndaj tyre. Për shkak se kishin dështuar një herë me datë 29.10.1998 lidhur me vrasjen e shtetasit Marsel Sotira, tani mendohej më me seriozitet dhe dredhi vrasja e tij. Për të realizuar vrasjen e shtetasit Marsel Sotira organizata kriminale mendon t`i bëjë një pabesi atij nëpërmjet mashtrimit me anë të një vajze e për këtë u vendos dëshmitarja V.J.

Dëshmitarja V.J ishte një vajzë e re e sapo ardhur me familjen e saj në qytetin e Durrësit në gjendje të vështirë ekonomike, por nga paraqitja simpatike e tërheqëse, e cila kishte marrë pjesë edhe në një konkurs bukurie në qytetin e saj të lindjes Çorovodë, ku ishte vlerësuar për këto cilësi. Kjo dëshmitare vihet re nga i pandehuri Klodjan Saliu dhe nëpërmjet një shoqeje të saj takohen së bashku fillimisht për kafe e më pas krijojnë një lidhje miqësore. Që në fillim të kësaj lidhje shtetasi Klodjan Saliu kishte si qëllim përdorjen e saj si karrem për të nxjerrë në pritë Marsel Sotirën. Pas disa kohë njohjesh, Klodjan Saliu ja ofron në një bisedë qëllimin e tij, por ajo e kundërshton. Në këto kushte shtetasi Klodjan Saliu në mënyrë të vazhdueshme për disa ditë i ushton dhunë fizike e psikologjike nga më të ndryshmet derisa dëshmitarja i nënshtrohet vullnet e dëshirës së tij.

Duke qënë se Marsel Sotira, pas plagosjes së datës 29.10.1998 lëvizte me mjete të blinduara dhe bënte lëvizje të kufizuara, i kishte shtuar vështirësitë për vrasjen e tij. Po në këtë drejtim vështirësi paraqiste edhe vendndodhja e tij pasi ai shumicën e kohës e kalonte te pista në Plazh, Durrës në administrim të bashkëpunëtorëve të tij, afër të cilës kishte filluar të ndërtonte edhe një shtëpi banimi. Të gjendur në këto kushte organizata kriminale e drejtuar nga Lulzim Berisha e Klodjan Saliun vendosën të vrasin Marsel Sotirën në afërsi të plazhit ku ai rrinte duke përdorur si karrem dëshmitaren V.J. Për të realizuar këtë skenarë organizata planifikoi të përdorë dy shtëpi në afërsi të plazhit ku rrinte Marsel Sotira. Njëra shtëpi i duhej atyre për të sjellë dëshmitaren V me familjen e saj në plazh që veprimi i saj të ishte i kamufluar, ndërsa shtëpia e dytë i duhej afër të parës që të fshiheshin e të godisnin në befasi Marsel Sotirën. Shtëpia ku do të vinte dëshmitarja Valbona dhe familja e saj për plazh u gjet në afërsi të unazës së plazhit sipër shinave të trenit të destinuar për të bërë plazh në afërsi të pistës. Afër kësaj shtëpie, në vijë ajrore rreth 250 metra, ngjitur me unazën e plazhit u gjet banesa tjetër, e cila do të shërbente për strehimin e atyre që do të kryenin vrasjen e shtetasit Marsel Sotira.

Dëshmitarja V.J fillimisht bisedon me motrën e saj, dëshmitaren G.C duke i treguar për situatën në të cilën ndodhej e pasi e bind këtë të fundit ta ndihmojë pasi gjendeshin të kërcënuara për jetën e tyre dhe të familjes në tërësi, i kërkon familjes të shkojnë në plazh më datë 16.08.1999. Që nga kjo kohë e deri në 21.08.1999 dëshmitarja kishte arritur të takonte shtetasin Marsel Sotira dhe ta joshte sipas porosive të dhëna nga shtetasi Klodjan Saliu. Plani kriminal sipas parashikimeve po ju jepte rezultatin e pritur kështu me datë 22.08.1999 vendosin për ta vrarë shtetasin Marsel Sotira. Për këtë të pandehurit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai e shtetasi i vrarë Klodjan Saliu shkojnë në shtëpinë e dëshmitares Zh.F që në orët e drekës së datës 21.08.1999 dhe fshihen brenda banesës së saj. Në këtë banesë shkon më datë 22.08.1999 edhe i pandehuri Adriatik Coli i thirrur prej tyre ku të gjithë së bashku flasin lidhur me mënyrën se si do ta vrasin shtetasin Marsel Sotira. Ata në këtë banesë kishin sjellë një arsenal të madh armësh nga arma automatike kallashnikov e deri te kundratanku pasi kishin informacion që shtetasi Marsel lëvizte i armatosur dhe me makinë të blinduar. Pasi marrin informacion se dëshmitarja V.J gjendej me shtetasin Marsel Sotira në lokal afër pistës dhe se një natë më parë ai e ka shoqëruar me makinë deri në afërsi të shtëpisë ku rrinte me familjen në plazh, ata në të errësuar të datës 22.09.1999 nisen nga shtëpia e dëshmitares për ti zënë pritë në afërsi të shtëpisë ku do të vinte dëshmitarja. Coli kishte marrë urdhër të qëndronte diku sipër urës dhe pas vrasjes së Marselit do të bllokonte rrugën e unazës me automatik deri sa shokët e tij të hipnin në makinën e tij e të niseshin për në drejtim të qytetit Durrës. Pas pak shtetasi Marsel Sotira sjell me makinën e tij tip “BMË” të blinduar dëshmitaren V.J për në shtëpinë ku rrinte e sapo ndahet prej saj ai qëllohet me armë zjarri nga shumë drejtime dhe vritet…”.

 

Largimi nga vendi i ngjarjes

“Menjëherë pas goditjeve me armë të pandehurit Lulzim Berisha e Plaurent Dervishaj shkojnë për në drejtim të urës dhe vendit ku po i priste i pandehuri Adriatik Coli, i cili me automatik kishte bllokuar lëvizjet në rrugën e unazës së plazhit. Ata pasi interesohen për shokët e tyre Indritin e Klodjan dhe shikojnë se ata po vonohen, nga frika të rrinin në pritje të tyre largohen së bashku me të pandehurin Adriatik Coli, i cili ishte në timonin e makinë. Pas tyre po në këmbë largohen edhe i pandehuri Indrit Taullai e shtetasi Klodjan Saliu. Në vendin e ngjarjes autorët kanë lënë disa armë zjarri të cilat janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale”.

 

Rrëmbimi i vajzës

“Dëshmitarja V.J merret nga shtetasi Klodjan Saliu me qëllim ruajtjen e jetës së saj. Kjo dëshmitare për afro një muaj mbahet e fshehur dhe më pas dërgohet me anije si klandestine në Itali. Atje shfrytëzohet për prostitucion nga i pandehuri Indrit Taullai e kushëriri i tij deri nga fundi i muajit shtator 2000”.

 

 

Coli: Çfarë di për vrasjen e Sotirës

Në lidhje me këtë ngjarje, i penduari Adriatik Coli ka thënë: “Sa u errësua dëgjoi të shtimet që vinin poshtë shinave te trenit, ku ishte shtëpia. Zbres poshtë, dal e marr automatikun dhe bllokoj rrugën. Pas pesë minuta të shtimesh kthehet Lul Berisha me automatik në dorë bashkë me Plaurentin që nuk kishte armë në dorë. Atë kohë i them Lulit ku është Klodi? Ai thërret dy herë Klodi, Klodi. Nuk kthen kush xhevap, e thotë hip në makine. Dal në timon, i jap makinës… Të nesërmen dal poshtë në rrugë, në lagjen time. Shoh afishen e të vdekurit, shoh emrin e Marsel Sotirit që kishte vdekur… Në lidhje me vrasjen: Luli e kishte më afër Marselin, Indriti e Klodi më larg. Luli ishte me Plaurentin në një ferrë. Kur ishte afruar afër makinës i ka shti Klodi me Indrit Taullain në fillim. Klodi i ka shti me mitraloz të lehtë me fishekë kallashnikovi, Indriti me automatik. Kur ka dëgjuar të shtimet e para Marseli është futur në makinë për ta ndezur, aty ka shti Plaurent Dervishi me “Kolinov “dhe Lul Berisha me automatik. Këto i mësova nga Lul Berisha, Klodiani, Indriti e Plarenti. Makina ka qenë e ndaluar sepse po përcillte Bonën te shtëpia e saj. Marseli ishte në këmbë. Klodi e Indritin e kanë pasur makinën përballë dhe plumbat kishin kapur në motor dhe anash derës, tek gomat, tek dyert. Makina nuk ishte e ndezur. Marseli del jashtë dhe shtin 5 herë me pistoletë. Mundohet të iki. Kur ishte munduar të ikte, Marseli ka kaluar një gardh, tip muri. Aty i ka shti Indrit Taullai, ai ishte i fundit. Pastaj bashke me Klodin, që ka marrë kundratankun, mbasi janë i kishin mbaruar fishekët, ka shkuar për të kontrolluar zonën se ku është…”

 

 

Krisja e parë e bandës

Adriatik Coli rrëfen për herë të parë momentin e krisjes mes Lulzim Berishës dhe Klodjan Saliut. “Kur u kthyen pasi kishin qëlluar Marselin, Taullai dhe Saliu kishin kërkuar për Lulin, por ai kishte ikur. Ata thanë: Si na e bëri Luli këtë gjë. Kështu që kur kthehem nga Italia, Klodi kthehet në Qershor të vitit 2000, më thërret te shtëpia. U futëm te kuzhina dhe më pyet për ngjarjen e Marsel Sotirit si ndodhi që iket dhe unë i shpjegova. Klodi bindet që ja kishin me të futur Lul Berisha dhe Plaurenti…”.

 

Lulzim Berisha: Nuk kam lidhje me vrasjen e Sotirës

Mbrojtja e Lulzim Berishës kundërshton implikimin e tij në episodin e katërt ku akuzohet për vrasjen e shtetasit Marsel Sotira, të ndodhur në datën 22.08.1999 në unazën e plazhit Durrës. Sipas mbrojtjes, përveç dëshmisë së Adriatik Colit, dëshmitarja kryesore e ngjarjes nuk e përmend në asnjë rast Berishën. Vaza që nxorri në kurth Sotirën, V.J ka përshkruar ngjarjen me detaje, por ajo në asnjë rast nuk ka përmendur Lulzim Berishën. Madje edhe në gjykatë ka deklaruar se nuk e njeh. “Dëshmitarja ka shpjeguar se në të gjithë këtë ngjarje ka vepruar nën urdhrat e Klodian dhe Shkëlqim Saliut dhe se nuk e njihte Lulzim Berishën dhe se ka qene po Klodian Saliu, që në mënyrë të dhunshme e ka nisur për në Itali. Megjithatë mbi pyetjen e drejtpërdrejte të bërë nga Lulzim Berisha, kjo dëshmitare u përgjigj në gjykatë se nuk e njihte. Në dëshminë e saj të datës 24.05.2010 ajo shpjegon se nuk i njeh as të pandehurit Dervishi dhe Taullai”,- thuhet në mbrojtjen e Lulzim Berishës.

“Në dëshminë e saj në Gjykatën e Durrësit, bashkëpunëtorja e drejtësisë ka rikonfirmuar faktin që nuk ka njohur Lulzim Berishës dhe që ajo nuk është shfrytëzuar për prostitucion dhe nuk është mbajtur peng nga i pandehuri Indrid Taullai, dhe që të gjitha deklarimet e dhëna nga Valbona Jaho para policisë gjyqësore janë bërë në presionin e të ndjerit Arjan Saliu. Ai e ka nxitur të denoncoje sa ka deklaruar dhe se dëshmitaret G.C dhe F.J kanë dhënë dëshmi në këtë gjykim mbi bazën e atyre rrethanave që kanë mësuar nga e motra dhe vajza e tyre… Risia e kësaj dëshmie është fakti se i mbrojturi prej meje është implikuar në fazën e hetimeve paraprake nga ana e saj për shkak të presionit të bërë nga shtetasi Arjan Saliu, i cili pas vrasjes së të vëllait i ka kërkuar që të bëjë deklarime implikuese për Lulzim Berishën…”,- thotë mbrojtja.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gramsh, tenton vetevarjen 15-vjecari

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 44 here.
GRAMSH – Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur një 15-vjeçar me banim në Gramsh. XH. Veliu, 15 vjeç, punëtor në një kalçeto, është gjetur nga familjarë i vetëvarur në shtëpinë e tij rreth mesditës së djeshme. I riu është shpëtuar në momentet e fundit të jetës dhe menjëherë është kërkuar ndërhyrja mjekësore, pasi gjendja e 15-vjeçarit paraqitej mjaft e rëndë. Mjekët e spitalit të Gramshit kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së...Lexo te gjithe artikullin »


» Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjen
» Shembet ura, rrezikojne mbytjen nxenesit
» Shembet ura, 2 nxenes rrezikojne mbytjen
» Kanosi policin, procedohet penalisht
» Arrestohet per falsifikim shtetasi grek
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe nuk u mbajt
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe s’u mbajt
» Makina perplas motorin, plagoset nje person
» Arrestohet nje 22-vjecar per plagosje
» Arrestohet nje 22-vjecari per plagosje

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit