Daja i njeriut me koke te prere ne vitin 1998, tha dje se motra e tij i kishte treguar se i biri ishte ekzekutuar nga banda, me vone ajo u cmend
Prokuroria heq dore nga pyetja e te penduarit te bandes Petrit Lici, ndersa seancen tjeter pritet deshmia e Gramoz Selmanit
TIRANE- "Djalin ma vrau Alfred Shkurti dhe shtepine ma dogji "banda" e Alfred Shkurtit". Kjo ka qene fraza qe nena e Artur Dajes, perseriste cdo minute ne shtepine e vellait te saj, Xhavit Çela, ne fshatin Spolat te komunes Gradisht te rrethit Lushnje, deshmitarit te djeshem te prokurorise ne procesin penal ndaj bandes se Lushnjes.
Ne banesen e vellait te saj, Xhavit Çela, e ema e Artur Dajes kishte gjetur strehim pas vrasjes dhe prerjes se kokes se djalit te saj dhe djegies se shtepise se tyre ne qender te qytetit. Por kjo gjendje nuk zgjati shume, pasi sipas deshmitarit Çela, e motra e tij pesoi tronditje te rende ne tru dhe u cmend.
Nderkaq gjate seances se djeshme Prokuroria kerkoi te mos thirret si deshmitar, i penduari i bandes se Lushnjes, Petrit Lici, por vetem te lexohen deshmite e tij. "Une Artur Dajen e kam pasur nip.
Ai eshte djali i motres time bashke me Lorencin. Gjate viteve 1990 sa here qe kam shkuar te motra, kam gjetur aty nipat Lorencin dhe Arturin te cilet me kane prezantuar shokun e tyre te ngushte, Alfred Shkurtin, qe shpesh e takoja ne banesen e nipave. Me pas nuk e di si kane rrjedhur ngjarjet, por ata jane prishur si shoqeri,- tregoi deshmitari Çela.
Sipas tij, ne vitin 1997 motres se tij i dogjen shtepine ajo shkoi te banonte tek ata ne fshatin Spolat te komunes Gradishte te Lushnjes. Atje sipas tij, ajo kishte qendruar 18 muaj, deri ne momentin qe pesoi demtime psiqike ne tru. "Gjate kohes qe qendroi tek ne, asaj i vrane djalin dhe burrin e vajzes.
Motra cdo dite thoshte: djalin ma vrau Alfred Shkurti, shtepine ma dogji "banda" e Alfred Shkurtit deri nje dite kur u semur rende. Pas kesaj, e kemi derguar ne Greqi me nipin tjeter Lorencin"- ka thene nder te tjera ne prokurori deshmitari Xhavit Çela, vellai i nenes se Artur Dajes.
Nderkohe, ne seancen e djeshme gjyqesore deshmitari Çela ishte kontradiktor nga ato qe thoshte, duke detyruar here pas here trupen gjyqesore dhe prokurorine ti kujtonte se ndodhen nen betim dhe nese nuk thote te verteten rrezikon te ndiqet penalisht per "deshmi te rreme".
Por, pavaresisht ketyre rikujtimeve deshmitari Çela u shpreh se nuk e dinte ende se nipi i tyre Artur Daja eshte gjalle apo i vdekur.
"Artur Dajen e kam nip, djale motre. Nuk di nese eshte gjalle apo ka vdekur"- deklaroi dje 62-vjecari Çela. Sipas tij, ne vitin 1997 motra e tij kishte vajtur ne banesen e prinderve ne fshatin Spolat te komunes Gradisht te Rrethit Lushnje, pasi "banda" ia kishte djegur shtepine dhe kishte frike se do e vrisnin.
"Kur ika ne shtepi, nuk e mbaj mend daten dhe oren, aty e gjeta motren. Kishte ikur nga Lushnja se ia kishin djeg shtepine "banda" e Alfred Shkurtit. Para se motra te cmendej, ne banesen time ka ardhur kater here nje furgon i bardhe i blinduar ku brenda saj ishin "anetaret" e "bandes" te cilit ishin te armatosur dhe me uniforma policie.
Ne te kater rastet ata kerkonin nipin Lorencin"-tha deshmitari Çela para Gjykates se Krimeve te Renda. Me pas, me kerkese te prokurorise, gjykata pranoi te mos therrase me cilesine e deshmitarit te penduarin e kesaj "bande" Petrit Licin, i cili mesohet se do te deshmonte ne lidhje me vrasjen e Artur Dajes. Por, per prokuroret Besnik Muci e Gentian Trenova ky episod eshte zbardhur dhe nuk eshte e nevojshme deshmia e tij dhe 7 deshmitareve te tjere te akuzes.
Ish- aksioneri i Lagunes
Aksionet e mia prej 2 milione lekesh i shita per 600 mije
Ne vazhdim te seances gjyqesore, gjykata degjoi deshmine e shtetasit Ibrahim Plaku, ish-aksionar ne Lagunen e Karavastase, te cile ia kishin shitur Aldo Bares me nga 600 mije leke.
"Kam marre pjese kur u privatizua Laguna e Karavastase. Aktualisht nuk jam me aksionar. Kishim nga 2 milione leke ne vitin 1999 aksione ne kete lagune, por kur erdhi drejtor Tahir Zela, me thirri ne zyre dhe me tha: Na keto 600 mije leke dhe nuk ke me pjese te laguna, nuk ke me aksione.
Firmosa ne nje leter si bordero dhe u largova. Urdhri ishte nga 600 mije leke per secilin prej nesh, nuk do ishim me aksionare donim apo sdonim ne"-tha deshmitari Plaku para gjykates.
Ne perfundim te seances gjyqesore, togat e zeza me kerkese te prokurorise pranuan qe ne seancen e radhes te thirret per te deshmuar shtetasi Gramoz Selmani, i njohur edhe si miku i Artur Dajes i cili diten e vrasjes se Ramadan Shkurtit, vellait te Aldo Bares ka qene ne krahe te te vrarit Artur Daja.
Vete Selmani ka deklaruar ne vitin 2006 para oficereve te policise brenda Ambasades Shqiptare ne Greqi, edhe pse ndaj tij kishte nje urdher arresti. Pritet qe ne seancen e radhes te sqarohet se do te pyetet apo do te lexohen deshmite e tija ne procesin gjyqesor ndaj "bandes" se Bares, te pandehurit Rexhep Gina, Arben Borici, Ilir Stergu, Arjan Alicko, Agur Musaka, Erion Cici dhe Afrim Hoxha.
Masakrimi i trupit te Artur Dajes
Sipas hetimit te prokurorise, me date 21 tetor te vitit 1998, ne fshatin Grabian te qytetit te Lushnjes pasi eshte degjuar nje plasje eksplozivi, jane gjetur ne vendngjarje, pjese te nje trupi njeriu.Diten e vrasjes se Artur Dajes, ne sheshin e qytetit te Lushnjes pjesetare te grupit kriminal te drejtuar nga Aldo Bare kane shetitur neper shesh koken e prere te kufomes se Artur Dajes.
Ndermjet tyre, ne ngjarjen kriminale te ekspozimit te kokes se prere dyshohet se kane qene edhe te pandehurit Ilir Stergu, Arben Borici, Erion Cici, Arjan Alico, Enver Borici, Enver Dondollaku, shtetasi i vrare Leonard Prifti dhe persona te te tjere. Te gjithe viktimat kane qene shoke apo miq te shtetasit Artur Daja i cili ishte kundershtari i drejtuesit te organizates kriminale te drejtuar nga ana e te pandehurit Aldo Bare. Viktimat nuk kane pasur konflikte personale me te pandehurit.
Te akuzuar te ketij procesi
Rexhep Gina,
Arben Borici,
Ilir Stergu,
Arjan Alicko,
Agur Musaka,
Erion Cici
Afrim Hoxha
Te akuzuar si pjestare te tjere te bandes
Alfred Shkurtin alias Aldo Bare (Ne gjykim)
Enver Borici (Ne gjykim)
Enver Dondollaku (Ne gjykim)
Jorgo Muzaka( Ne gjykim)
Maksim Çela (I denuar me 25 vjet burg)
Erion Cici (I denuar me 25 vjet burg)
Dritan Vila (I denuar me burgim te perjetshem)
Leonard Prifti (I vrare)
Erion Kashari (I denuar ne Lushnje)
Elton Mermali (I denuar ne Lushnje)
Petrit Lici (I penduar, i denuar me 7 vjet burg)