Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
“Nxehet” merkatoja e dimrit

Publikuar me : 05.01.2012 Ne : Sport - 62 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Xhek Preçetaj

Talenti kosovar nga Gjilani, Granit Xhaka, i cili luan për Bazelin është nën shenjestrën e Mançester Junajtedit. Ekipi anglez tashmë i ka humbur shpresat për të marrë Shnajderin nga Interi dhe për këtë arsye ka hedhur sytë nga talenti kosovar, por duhet të mundë konkurrencën e Hamburgut.

Duke qëndruar në Angli tek Çelsi, transferimi i Kahillit tek klubi londinez është ndalur për shkak të kërkesës së lojtarit, i cili kërkon 7.5 milionë euro në sezon ndërkohë që Çelsi i ofron maksimumi 4.2 milion në sezon. Ndërkohë, Tevez është një temë e “nxehtë” për Milanin, kjo pasi megjithëse ekipet si Juventus dhe PSG hoqën dorë nga ky lojtar, tashmë rishfaqet një tjetër ekip i interesuar dhe ai është Inter. Kushërinjtë milanez kanë ofruar për argjentinasin 25 milionë euro. Por Interi nën objektivin e tij ka edhe mesfushorin serb nga Mitrovica, Millosh Krasiçin, i cili luan për Juventusin. Interi kërkon ta marrë në formën e huazimit por Juventusi dëshiron pagesën kesh prej 15 milionë eurosh.

Ndërkohë në krahun tjetër kushërinjtë e Milanit po mendojnë për një shkëmbim Taivo-Maksuell me Barcelonën. Megjithatë, skuadra më aktive në merkato në Itali mbetet Juventusi, e cila dëshiron të forcojë skuadrën për pjesën e dytë të sezonit. Ajo dy ditë më parë zyrtarizoi edhe blerjen e sulmuesit Borielo nga Roma. Ndërkohë, tashmë po mundohet të marrë shërbimin e mbrojtësit uruguajan Kaseres nga Sevilja. Për Kaseresin do të ishte një rikthim tek Juventusi, pas përvojës që pati 3 vite më parë. Nëse nuk arrihet tek uruguajani, Juventusi ka gati marrëveshjen për të sjellë në Torino mbrojtësin Boketi.

Ndërkohë, për mesfushën dy janë pistat: ajo e kilenit Pizarro të Romës dhe Guranit të Portos. Porto për mefushorin kërkon 13 milionë euro ndërsa Juventusi ofron 11 milionë euro.  Fjorentina po mendon për të zëvendësuar Gilardinon dhe zëvendësuesi mendohet të jetë Amauri nga Juventusi, ndërkohë Luka Toni është shumë pranë kalimit tek Kalieri. Roma gjithashtu po mendon për të marrë Luganon nga PSG. Ekipi parisien ka ndërmend të shpenzojë 63 milionë euro për Paton dhe Kakanë për t’i vënë në dispozicion të Ançelotit.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun

Publikuar me : 17.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 88 here.
Tirana fiton Kupen, mund SkenderbeunFesta e ekipit të Tiranës Qemal Stafa – Janë dashur 120 minuta lojë për të përcaktuar fituesen e Kupës së Shqipërisë. Kjo pasi 90 minutat e rregullta të lojëspërfunduan me rezultatin 0-0. Në minutat shtesë, të dy ekipet kanë luajtur me shumë kujdes duke qëndruar në pritje të ndonjë gabimi të kundërshtarit. Rasti u shfrytëzua nga Tirana duke shënuar me sulmuesin, Bekim Bala, në minutën 107′ të pjesës së dytë shtesë, pas një krosimi të saktë të...Lexo te gjithe artikullin »


» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime
» Shqiperia, miqesore me Iranin me 27 maj
» Komisioni i Disiplines dergon Shkumbinin ne “play aut”
» Superliga, tension ne Peqin, qellohet me arme
» Tension ne Peqin ne syte e Pero Pejic
» Trukimet, ‘pastrohet’ Fenerbace

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit