Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 30 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Dr. Kesiana Lekbello
Ekzistojnë Vepra artistike, që me domethënien e tyre prekin pika në zonën e brëndëshme të shpirtit, që asnjë arsyetim i mundshëm do të jetë në gjendje të prekë. Shkrimtari i njohur italian Eugenio Montale ishte i bindur, që arti i të shkruarës letrare dhe jo letrare është i mundëshëm nga çdokush :“
teknikikisht është mundësia e gjithë njerëzimit, mjafton të marrësh një copë letër dhe një laps për të shkruar diçka personale dhe puna ka filluar”.
Autobiografia si pjesë e gjinisë letrare merr hov nga një proçes ndërgjegjësimi, që maturohet edhe brënda një nate, pa folur për kohët e gjata të vlersimit, pra si e tillë ajo konsiderohet në letërsi si “impuls” kreativ “jo i kontrrolluar” nga parametrat përkatës. Kushdo nga ne mund ti drejtohet instiktit dhe të shkruajë duke “zbrazur” jashtë atë që brenda flen, nuk ka rëndësi se, pse o kujt i drejtohet, por ka rëndësi që nga brënda vetes je gati të përkushtohesh tek ajo që beson dhe për këtë arsye kujtimet e heshtura fluturojnë dhe bëhen publike. Të gjithë ne pak a shumë bëjmë pjesë tek trasformismi i Vendit tonë, si rrjedhojë bëjmë pjesë tek ato ngjarje që kemi parë dhe jetuar, prandaj me këtë shpirt pjesëmarrje bleva në fillim të dhjetorit kur u ndodha në Tiranë librin Kurban.
Mbasi lexova librin, mendova që paralelizmi nuk do më shërbente si figurë letrare për të komentuar ç’ka do shkruaj më poshtë: ajo që kuptohet nga libri është stili popullor dhe mënyra krejt personale e rrëfimit, i cili rrjedh lirshëm dhe natyrshëm. “
Kështu e ndjeva dhe kështu e shkruajta” thotë vetë autori. Kjo është pika më e lartë e auto-rrëfimit, i cili ndër shekuj ka karakterizuar autobiografitë me mënyrën, ritmin, shkallën letrare dhe stilin krejtësisht personal, duke bërë të mundur çlirimin nga konteksti letrar dhe shkrirjen me kontekstin e gjuhës së popullit, ky i fundit ‘përtyp’ emocionet dhe tensionet personale të autorit duke i rikthyer të dobishme ose jo për jetesën.
Biografia e Zt. Edi Rama është biografia e një personi, që kërkon të ndërtojë një histori personale mbi fatet e një proçesi, i cili shikon nga afër realitetin e ngatarruar të tesutit social-politik të skenave dhe prapaskenave në Shqipëri. Po komentoj fillimin e librit që është shumë domethënës :
“ Atë ditë ndërruan kapitujt e historisë së Tiranës”. “Atë ditë…” është frazë që lidh të djeshmen me të sotmen, e cila jo vetëm nuk penalizon fjalinë, por mbart në vetvete premtimin edhe për të ardhmen. “Atë ditë…” vlen sigurisht edhe për një të nesërme. Janë pikërisht gjithë këto ditë të largëta dhe të afërta që përbëjnë tezën kryesore të librit, përkundrejt një antiteze, personale mund të themi, që ka lidhje me mëdyshjen e autorit brënda vetes: nëse ja vlente vërtet ti futej këtij rrëfimi kaq autobiografik, i cili detyron hapjen e thellësive shpirtërore, të kujtimeve, të gëzimeve dhe hidhërimeve, që po u publikuan ndahen kështu me lexuesin. Sa u kuptua rrëfimi personal i autorit, sa u vlerësua apo u shpërdorua nga mediat, lexuesit apo komentuesit pak rëndësi ka, por ajo që mbetet nga ky libër është fakti, që autori tregon në mënyrë konkrete dhe të thjeshtë ç’ka ndodhi përreth tij për 11 vjet, duke pranuar si rrjedhojë të gjitha kritikat e mira apo mediokre, vlerësimet servile apo konkrete, talljet apo konsiderimet, duke u mbështetur mbi traditën e kritikës, qoftë ajo e pamëshirshme. Dialogu është i hapur: kush ka veshë për të dëgjuar le të dëgjojë, kush ka zemërime për ti shprehur le ti thotë, kush ka zemër për tu prekur le të kujtojë, autobiografia mbetet gjithsesi diçka personale ndaj nuk është e thënë të jetë një “recetë” e pranueshme nga të gjithë. Sigurisht libri argumenton çdo tentativë të autorit drejt detyrave dhe mendimeve që zotronte, ndërkohë që kosto e lartë morale dhe materiale e detyruan shpeshherë krenarin dhe guximn e autorit të përballet me vështirsi të shumta, të cilat herë i përballoi dhe herë i kundërshtoi, nuk përjashtoi edhe vijën e mesit të kompromesit, përdori diplomacinë edhe atëhere kur duhej ti thoshte ‘derrit’ ‘derr’ , pa çka se i tha ‘daj’, për hir të etiketave kushtëzuese. Pikërisht ky aspekt shumë autobiografik shfaqet në publik me ton të ulët modestie gati si një konfesion ndjeshmërie, në fund të fundit jemi të gjithë njëlloj. Vërtet, as më pak dhe as më shumë edhe ne të gjithëve jeta na ka përballur me ‘derra’, që i kemi thërritur ‘daj’ për hir të kontekstit individual. Rrethanat e autorit, i cili nuk ka çfarë të justifikojë, lidhen ngushtë me rrethanat historike gjithmon në lëvizje të jetës së tij dhe të Vendit. Kështu dal nga dal fletët e librit bëhen ditar konfidence me veten dhe me ne. Autori lirohet nga emocionet e para dhe pena e tij fillon të gjejë forcën e rrjedhshme, tregon për miqtë, ata të vërtetët “
sa gishtat e dorës”, që ndan me autorin temperamentet, forcat, orientimin praktik dhe rikthimin e jetës praktike, sepse jeta praktike e kryeqytetit 11 vjet më parë ishte mizerabile. Në këtë luftë shpirtërore për të gjetur rrugën e drejt u fol atëhere dhe flitet akoma. Ne që lexojmë marrim në shqyrtim atë që atëhere pamë dhe që sot shohim. Lexojmë as më tepër as më shumë, por kujtojmë që sot ekzistojnë akoma konflite për problemin e pronave me ligj e pa ligj, mendojmë se çbëhej atëhere kur prekej qoftë edhe një kjoskë pa leje për tu shembur; koncepti i anarkisë nuk njihte as Kryetarin e Bashkisë, as parlamentarin dhe as Shtetin, ndaj reflektimi edhe sot mbetet i detyruar. “Plagët”, faktet e librit janë në mëndjen e autorit, gjuha personale siç meriton autobiografia, lindi nga dëshira për të ndarë një periudhë historike, e cila duket sikur nuk ka mbarim. Kërkon autori të nxjerrë në dritë një raport të vështirë human me kë e mendon ndryshe nga Ai, nuk arrin të gjejë dialektikën civile dhe revoltohet, kush nga ne mban qetësinë kur të preken debulesat e zemrës? Pikërisht tek faqet 337-38, autori përdor një gjuhë komunikuese të drejtpërdrejtë me kë arriti dhe përdori ofezat, Ai i rendit ofezat: Ne që lexojmë përtypim me vështirësi vrazhdësinë e sharjeve, jemi dëshmitarë, i kemi dëgjuar këto sharje. Mu kujtua menjëherë shkrimtari italian Emilio Gadda, i cili në librin e tij “Quer Pasticciaccio Brutto De Via Merulana” (Ai ngatarrimi i shëmtuar në rrugën Merulana) përdor ndër të tjerat ngatarrimin gjuhësor me dialektin për të nxjerr në pah moralin e shëmtuar. Liria personale nuk mund të prekë lirinë e tjetrit, aty kufiri është i prerë. Por “babai” i Partisë Demokratike nuk njeh parimet e demokracisë, ndaj arrihet në këto nivele jo njerëzore, sepse referencialet nuk mbështeten mbi Dijen, por mbi absurditetin mediokër që na rrethon.
Nga ana njerëzore, sipas mënyrës tepër autoreferenciale, autori na drejton mesazhe preçise edhe në lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Optimizmi dhe pesimizmi gërshetohen bashkë në një mënyrë të re ndërgjegjësimi edhe drejt “
miqve ndërkomtarë që atëhere bënë sehir”. Duket sikur “plagët” e fshehta të librit janë akoma të hapura dhe nuk duhen lënduar, kërkohet seriozitet dhe mirënjohje për kë mbështeti, përkrahu dhe kërkoi të drejtën e demostrimit duke humbur edhe jetën. Pd-ja në memorien kolektive ka zgjedhur festën e rinis për ngjarjet e dhjetorit 1991 (pa viktima), sigurisht, por kemi gjithashtu një arsye më tepër për të konsideruar 21 janarin si përpjekje kundër një demokracie që të qëllon kur ti e kundërshton. Dje ishte diktatura e sistemit, sot është demokracia që flet në emër të sistemit që kërkon të mos lëshojë. Kjo është e vërteta, s’ka lidhje vetëm me Kurbanin.
Duke lexuar faqet e fundit të librit perceptoj që autori përjeton me nostalgji dashurit familjare, ndjeshëmëria e tij transmetohet tek ne pa shumë retorikë. Perceptoj ndalesat e “detyrueshme” për të rekuperuar kujtimet familjare, sepse edhe ato janë “plagë” më vete, kërkojnë shumë kohë për tu renditur sipas momenteve të jetuara. Ndalet dhe kujton preokupimet e nënës… me rradh.., nuk kërkon falenderimet por ka nevojë të mos lëndojë dhimbjet. Prap nuk mjafton, ndaj ndjehet e gjallë memoria e gjyshes, kujton, si lindi karakteri i tij, si u formua dhe përse, kujton përshpëritjet e natës që dëgjonte si urata për të nesërmen, kujton dhe mallëngjehet, shpreson të mos lëndojë asnjë fjalë të nonës, shpreson të mbetet gjithmon Ai dhe Ne vetëvetja, sepse këto ishin dhe mbeten bekimet e nonave.. të cilat nga Lartë na ruajnë, na këshillojnë përsëri, akoma e më tepër se kurrë.
Kështu me qetësinë e rrëfimit rekuperova, siç ndodh gjithmon kur lexon çdo libër, emocione dhe mendime të reja …duke besuar në kthjelltësinë e Krishtëlindjeve në familje, uroj me zemër, Gëzuar edhe 2012 !!!