Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
“Princi i Vogel” me nje teknike te re kukullash

Publikuar me : 02.07.2011 Ne : Kulture - 204 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Aktore e Teatrit Kombëtar të Fëmijëve duke pozuar me një kukull të zakonshme të fondit


Po shfaqet nga mbrëmë në skenën e re të Teatrit Kombëtar për Fëmijë “Princi i Vogël” i frymëzuar nga vepra e njohur e Antoine de Saint Exupery. Regjisor, profesori bullgar Bonjo Lungov që prej disa ditësh po punon në Tiranë me artistët shqiptarë për një shfaqje kushtuar moshave “2 deri 89 vjeç”, siç u shpreh për mediat. Lungov foli për përdorimin e një teknike të re për teatrin shqiptar të kukullave. Kjo teknikë e sjellë nga Lungov, me një eksperiencë të gjatë në skena të Evropës, konsiston në ndriçimin nëpërmjet dritës vetëm të kukullës, ndërsa tre aktorët që e lëvizin atë, mbeten të padukshëm. Lungov theksoi dje se në këtë teatër nuk është punuar kurrë me sistemin Java, por as me kukulla mimike apo të improvizuara. “Në këtë rast, ndërthurja e këtyre tri sistemeve të kukullave është diçka e re dhe do të jetë shumë interesante edhe për publikun që e sheh. Janë tre aktorë që punojnë me një kukull, që do të thotë se të tre duhet të jenë në sinkron të plotë dhe kjo nuk është e lehtë.” Kukullat, skenografia, multimedial, janë realizuar në Bullgari dhe i janë përshtatur skenës së re të Teatrit Kombëtar të Kukullave që ka për t’i habitur të gjithë ata që e njohin këtë vend me fytyrën e re që ka marrë. Por Lungov theksoi se mbetet akoma shumë për të bërë për të investuar më shumë në skenë dhe sidomos në teknikë.

“Princi i vogël” realizohet falë marrëveshjes që ka nënshkruar Qendra Kombëtare e Fëmijëve nën drejtimin e Flamur Shehut, me Akademinë NATFIZ, ku mëson Bonjo Lungov. Në vitin 2009 ishte realizuar “Princesha dhe Dragoi” prej bashkëpunimit midis Teatrit të Kukullave të Bullgarisë dhe Teatrit Kombëtar për Fëmijë, të Tiranës.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Lamtumire maestro!

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 46 here.
Lamtumire maestro!"Zhizel i Fundit", puna e fundit e Agron Aliajt, dhjetor 2011 Valeria Dedaj Elsa Demo   Mëngjesin e së enjtes, në repartin e reanimacionit të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u nda nga jeta koreografi shqiptar Agron Aliaj në moshën 79-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur të afërm të familjes Aliaj të cilët prej 7 marsit, kur maestroja u aksidentua, e kanë shoqëruar nga një spital në tjetrin. Kohët e fundit Aliaj, në gjendje të paralizuar kishte lënë...Lexo te gjithe artikullin »


» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk
» “Orient Expresto”, jazz nga Kroacia
» Jeta dhe dashuria ne komunitetin gay
» Koncert premiere nga William Walton
» Rona Nishliu, mjaft mire si fillim
» Shekspiri nga Ballkani, mire dhe keq

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit