Problemi akoma i pazgjidhur i rikthimit te pronave komuniteteve fetare ne Shkoder ka qene ne qender te nje takimi mes myftiut te Shkodres, Imam Muhamet Sytari, dhe kreut te kishes ortodokse ne Shkoder At Nikolla Petani. Sipas tyre, kjo qe ndodh ne Shkoder me pronat e ketyre dy komuniteteve fetare eshte pjese e perndjekjes qe i behet institucioneve fetare te ketyre dy besimeve.
Sytari ka theksuar se deklaratat tona ne kete kohe nuk behen per arsye te zgjedhjeve dhe politikave te caktuara, por i bejme per politikat dhe interesat e komuniteteve tona. Ne keto 20 vite, dy komunitetet tona e kane ngritur ne vazhdimesi zerin per te drejtat legjitime qe u jane mohuar e prekur nga realitetet e historite e ndryshme te ketij vendi.
Ndersa At Nikolla Petani ka shtuar se ne po kerkojme dicka te drejte e te shenjte per komunitetet tona, sic eshte prona. Nje komunitet fetar pa prone eshte si nje trup qe i jane prere damaret e nuk funksionon me. Kishat e xhamite nuk jane vetem institucione shpirterore, por edhe sociale qe u vijne ne ndihme njerezve. Ne nuk po kerkojme dicka ne enderr, por dicka faktike qe e dine te gjithe.
Sipas perfaqesuesve te komuniteteve fetare mysliman dhe ortodoks ne Shkoder, ditet ne vijim pritet te mbahen qendrime me te ashpra, duke zhvilluar edhe protesta paqesore ndaj neglizhences qe po tregohet per rikthimin e pronave ketyre komuniteteve fetare. A.Dushi