Publikuar me : 05.10.2011 Ne :
Kronike - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga Gjykata e Apelit bëjnë të ditur se është hedhur poshtë vendimi i Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë për një nga të dënuarit e masakrës së Qafë- Gjashtës, Edmond Cipa.
Gjatë dhënies së vendimit Apeli argumentoi se për mungese provash dënimi me 15 vjet heqje lirie për Cipën rrëzohet, çështja pushohet dhe i pandehuri lirohet menjëherë.
Ndërkohë që Gjykata e Apelit la në fuqi dënimet për të nëntë të pandehurit e tjerë mes të cilëve Vladimir Sinani me 18 vjet burg, Nestor Sinani me 15 vjet dhe Aleksandër Bala me 15 vjet heqje lirie. Në total grupi i akuzuar për ngjarjen e Qafë-Gjashtës u dënua me 131 vjet heqje lirie.
Më 4 mars 1997 në Sarandë u vra punonjësi i policisë Gjergj Mehmeti ndërsa polici Eduard Alia u mor peng . Ngjarja ndodhi gjatë kohës që oficerët e policisë së Vlorës po shkonin në Sarandë për të marrë nën kontroll komisariatin.