Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Qeveria heq plazhet private nga bregdeti

Publikuar me : 02.09.2010 Ne : Politike - 169 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kryeministri ka kerkuar hartimin e ligjit qe do te ndaloje zenien e hapesirave publike deri ne 100 metra nga deti


Berisha paralajmeroi se do te shemben te gjitha ndertesat qe derdhin ujerat e zeza ne det


TIRANE - Pushuesit shqiptare mund te kene shijuar per here te fundit kete vit kenaqesine dhe stresin e plazheve private, pasi nga viti tjeter do te gjejne vetem hapesira publike. Ne mbledhjen e qeverise, kryeministri Berisha i kerkoi ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, qe te pergatise projektligjin, i cili do te ndaloje plazhet private.


Ne fjalen e tij, kreu i qeverise theksoi se ligji do te garantoje qytetaret e te gjithe qyteteve dhe komunave te ultesires bregdetare se do te kete plazhe publike per ta. Kryeministri Berisha e vleresoi skemen e tanishme te dhenies se lejeve per plazhe private nga ana e krereve te bashkive apo te komunave bregdetare si babezi ndaj mjedisit.


Ne qofte se qytetaret e Durresit per shkak te adaptimit ne total te skemes se dhenies se plazhit, privateve nuk mund te shijojne bregun e tyre, kjo eshte babezi, - u shpreh ai. Per kreun e qeverise, numri i lejeve per plazhet private duhet te jete teper i kufizuar. Kreu i qeverise u shpreh se pergjegjes direkt per garantimin e ligjit dhe zbatimin e ligjit ne te gjitha plazhet e vendit, duke percaktuar njehere e mire plazhet publike.


Kreu i qeverise denoncoi abuzimet me lejet e plazheve private nga kreret vendore. Çfare jane brezi i pare, i kryetarit, i moren, bene para me cadrat dhe shezllonet dhe qytetaret detyrohen nga Durresi apo nga Vlora te shkojne diku tjeter, deklaroi Berisha.


Nje tjeter problematike, ne te cilen u ndal kreu i qeverise ishte edhe ndotja ekologjike e vijes bregdetare. Kryeministri Berisha kerkoi shqyrtimin e aktit ligjor per krimet e renda ekologjike duke kerkuar qe ne raste te tilla flagrante te behen pergjegjes drejtuesit vendore.


Kreu i qeverise kercenoi kete here me prishje te subjektit nese konstatohet se ben derdhjet e ujerave te zeza ne det. Nese konstatohen shkelje te tilla nuk duhen prishur kanalet, por lokalet qe i derdhin ato ne det. Keto lokale duhet te asgjesohen, - theksoi Berisha.


Kryeministri i kerkoi ministrit te Mjedisit qe ne rast se evidentohen raste te ndotjes se mjedisit te perdore te gjithe forcen qe i jep ligji per parandalimin dhe ndeshkimin e saj. Nderkohe, kreu i qeverise i la detyre Ministrise se Turizmit dhe asaj te Puneve publike qe te shqyrtoje te gjitha ndertimet qe jane 100 metra nga deti. Nuk ka prone private ne 100 metra nga buze uji.


Duhet te hiqet ky koncept. Nuk ka ekzistuar kurre, pasi eshte vetem spekulim, vetem mashtrim, vetem hajduteri, deklaroi Berisha. Sipas tij, me ligj 100 metra nga buze uji do te jete territori publik ne menyren me perfundimtare.


Edhe ata te cilet pretendojne, vetem mashtrojne, se ky komb ne shekuj dhe mijevjecare ka qendruar me shpine nga deti dhe jo me fytyre nga deti. Tani po kthehet me fytyre nga deti, u shpreh ai.


Kryeministri pranoi moszbatimin e vendimit te Keshillit te Ministrave, i cili nuk lejon ndertimet brenda 100 metrave nga vija bregdetare dhe theksoi nevojen per te pasur nje ligj qe do te mundesoje mbrojtjen e bregdetit.


Per kreun e qeverise, 100-metershi i fundit do te jete toke publike, pa ndertime. Nuk eshte se do te jepet nga qeveria per ndertim, por do te jete ne funksion te zhvillimit te turizmit. Ka dikush qe thote se ka pasur kullota deri ne fund te ujit. Kjo eshte absurde, - deklaroi Berisha.


Kryeministri kerkoi nga ministrite qe te bashkerendojne punen ne menyre qe viti i ardhshem te jete nje vit, ku turistet te kene lehtesirat me te medha. Ai premtoi se grantet e qeverise per pushtetin lokal do te kene destinacion te qarte turizmin. Do te kene destinacionin e tyre para se gjithash per pastrimin, per ujin, kanalizimet etj. - tha kryeministri.

Rrogat dhe pensionet

Nje tjeter drejtim themelor te buxhetit te vitit 2011, kryeministri Berisha percaktoi rritjen e rrogave dhe pensioneve. Eshte nje kenaqesi e madhe, qofte rritja qe behet per administraten, per te cilen duhet te jemi shume mirenjohes, per kontributin, perkushtimin e madh qe ka deshmuar dhe deshmon, rritja e pensioneve po ashtu eshte nje detyrim ndaj te moshuarve te ketij vendi dhe sado qe ti rrisim nuk marrin dot ate qe meritojne, - u shpreh kryeministri.


Teknologjia


Teknologjia e informacionit dhe moderniteti i administrates shteterore, i te gjitha proceseve ne kete vend, pra Shqiperia dixhitale, eshte nje shtylle tjeter themelore, ne te cilen do te adresohet buxheti i shtetit.


Kryeministri Berisha deklaroi se buxheti mbeshtet fuqishem, rritjen ekonomike dhe stabilitetin makroekonomik te vendit. Berisha premtoi se kete vit qeveria do te krijoje fondin e Shqiperise dixhitale, me te cilin do te mbeshtese perhapjen e teknologjise digjitale ne vend.


Une kam nje premtim qe nuk e harroj. Çdo i ri shqiptar do te kete kompjuter ne shtepi. Qe tani fillon fondi i Shqiperise dixhitale dhe te rinjve shqiptare iu krijohet mundesia e plote per te pasur kompjuter ne shtepi, theksoi kreu i qeverise.


Infrastruktura rrugore


Kryeministri Sali Berisha i beri thirrje ministrave te kabinetit qeveritar te bejne gati projektbuxhetin per vitin e ardhshem, prioritetet kryesore te te cilit do te jene infrastruktura, turizmi dhe projekti Shqiperia dixhitale.


Kreu i qeverise u shpreh se ne shtator duhet te finalizohet buxheti dhe te miratohet ne qeveri, ne menyre qe ne muajin tetor te dorezohet ne parlament, per te pasur te gjithe kohen e nevojshme per nje shqyrtim te hollesishem. Percaktimet kryesore te buxhetit te viti 2011 do te jene infrastruktura rrugore.


Nder prioritetet e qeverise ne infrastrukturen rrugore do te jete ndertimi i rrugeve te reja perkatesisht i rruges se Arbrit, autostrades Tirane-Elbasan, perfundimin e autostrades Levan-Vlore, Levan - Tepelene, Konispol - Sarande, Kardhiq-Delvine, Boge - Theth, fillimin e punimeve te nje rruge te re, Lezhe -Velipoje, e cila kalon ne majen e kodrave qe ndajne detin nga Torovica dhe zona te tjera. Kreu i qeverise premtoi investime edhe ne rruget rurale gjate vitit qe vjen, ujesjelles, kanalizime, shkolla dhe qendra shendetesore.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhoranca

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 45 here.
Topi  Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhorancaBamir Topi / Foto arkiv Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh për një proces serioz dhe me frymë konsensuale dhe theksoi se një kandidat nga radhët e maxhorancës më së paku do të paragjykohej për ecurinë e këtij institucioni. “Përpara se ta thonë ndërkombëtarët, e thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Ne në një farë mënyrë po...Lexo te gjithe artikullin »


» Uollfarth Presidenti, konsensual dhe i pranueshem nga te gjithe
» Berisha-Thaci “Smilkovski”, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» Berisha-Thaci Ngjarjet ne Maqedoni, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» MJAFT, kunder Nanos, Metes e Topallit per president
» Plani urbanistik, Basha I mbajta premtimet e fushates
» Topi nderon “Vatren” dhe Ricard Gir
» MJAFT protesta kunder kandidatures se Nanos, Metes dhe Topallit
» Berisha Ne vitin 2015, mesuesit do te jene te gjithe anglishtfoles
» Qeverisja lokale, Arvizu Menaxhimi i fondeve te jete transparent, Berisha I japim te gjitha kompetencat
» Pronat, votohen tre ligjet per token, ja si do te jepen tapite

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit