Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Amnistia, procedurat per bizneset dhe emigrantet"

Publikuar me : 14.03.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Aplikimi i nje amnistie fiskale ne vend eshte nje nder diskutimet me te perhapura tashme ne rrethin e biznesit por edhe tek individet. Sherefedin Shehu, nje njohes i mire i politikave fiskale, i cili gjate mandatit te pare te qeverisjes se PD-se ka mbajtur postin e zevendesministrit te Financave, aktualisht anetar i Komisionit te Ekonomise ne Kuvend, shpjegon perfitimet qe do te kete ekonomia nga aplikimi i nje amnistie ne keto momente.


Qeveria eshte duke i dhene doren e fundit dy drafteve, njerit per falje te detyrimeve dhe tjetrit ku parashikohet nje amnisti me e gjere, ndersa masa e tatimit pritet te jete me e ulet se 10 per qind sa ceshte aktualisht tatimi mbi te ardhurat. Referuar eksperiences se vendeve te tjera, e cila pritet te aplikohet edhe nga ne, Shehu shpjegon se tatimi pritet te jete rreth 5 per qind.


Per sa i perket emigranteve, ata jane te lire te transferojne kapitalet e tyre ne Shqiperi pa asnje tarife nese cdo gje kalon nepermjet sistemit bankar. Ligji nuk taton rritjen e kapitaleve nese ato jane zvogeluar ne nje shtet tjeter.


Z.Shehu, qeveria ka ndermarre se fundmi nje nisme konkrete ne drejtim te aplikimit te nje amnistie fiskale ku gjate mbledhjes se fundit, Kryeministri Berisha ka ngarkuar Ministrine e Financave per hartimin e dy drafteve, njeri per nje amnisti te plote dhe tjetri per falje.


Çfare do te thote nje amnisti e plote dhe falje per bizneset?


Ne fakt, te dyja i perkasin amnistise por mund te kualifiohen si amnisti e pjeshme ose si amnisti e plote. E pjesshme do te thote qe mbulon nje sektor apo disa lloje te ardhurash ose shkeljesh, te cilat quhen edhe si mekate financiare. Ndersa, amnistia e plote perfshin te gjithe sistemin e te ardhurave dhe te pasurise.


E para perfshin vetem detyrimet e vjetra tatimore dhe kamatevonesat qe lidhen me keto detyrime, ndersa ajo qe quhet amnisti, nenkupton edhe deklarimin e pasurive dhe te ardhurave qe nuk jane deklaruar me pare, te cilat mund te tarifohen apo tatohen sipas disa normave specifike tatimore. Dallimi ose ndarja ne dy grupe eshte thjesht per arsye politike, pasi kushtetuta parashikon qe ligjet e aministise te miratohen me tre te pestat.


Prandaj jane pergatitur dy variante. Nese do te kete konsensus nga opozita, atehere do te perfshije te gjithe ardhurat dhe pasurite. Varianti i dyte, eshte ai qe do te mbuloje detyrimet e papaguara deri tani, te paparashkruara si dhe kamatevonesat.


Amnistia te jep nje norme te pranueshme tatimi dhe nga ana tjeter nuk te ve para pergjegjesise. Ne rastin kur burimi i parave lidhet me krime, atehere nuk mund te jepet aministi pa tre te pestat, nderkohe nese ke shmangie tatimore mund te behet nje ligj me shumice te thjeshte.Meqenese jemi tek detyrimet e pashlyera, nje pjese e mire e biznesit kane qene te rregullt me pagesat.


Mendoni se falja e te parregullteve mund te krijoje nje qejfmbetje si te themi, tek ata qe kane paguar vazhdimisht, te cilet edhe mund te mendojne se ne fund te fund paskemi qene njelloj?


Kjo eshte pyetja e perhershme qe behet ne rastet e kryerjes se nje amnistie fiskale, pasi ne pamje te pare krijon kete elementin e padrejtesise qe ai qe paguan dhe ka qene i rregullt nuk perfiton, ndersa perfiton ai qe nuk ka paguar. Une besoj qe ne rastin shqiptar, jemi ne nje situate ku te gjithe bizneset me dashje apo padashje ne nje menyre apo ne nje menyre i jane shmangur tatimeve.


Kjo shpjegohet me faktin se bizneset kane qene ne rritje, por nga ana tjeter administrimi tatimor nuk ka qene aq i forte. Duke i bashkuar te dy keto te dhena, presupozohet qe shmangia ka qene e mundshme. Mund te kete nje pjese qe mund te mbetet jashte kesaj, por kjo pjese e biznesit eshte e pjekur dhe kane arritur nje standard.


Nese shikojme perspektiven, eshte normale qe ne nje moment te caktuar kur edhe bizneset e ndjejne qe duhet te formalizohen si dhe administrimi eshte i permiresuar ndjeshem, dmth nuk krijohet nje precendent, atehere jane plotesuar kushtet per nje formalizim te tille.


Ka arritur ate pjekuri administrate tatimore shqiptare per te fituar besimin e bizneseve te rregullta qe kjo nuk do te perseritet?


Si nga infrastruktura ashtu edhe nga eksperienca e administrates tatimore jane dy garanci qe bejne te mundur evidentimin dhe ndjekjen e bizneseve qe kane tendence per tiu shmangur detyrimeve tatimore.


Nderkaq, biznesi eshte i prirur edhe per te bere nje fare legalizimi jo vetem falje te detyrimeve te prapambetura. Per shembull pasuria qe mund te jete krijuar nga tatime te fshehura apo shmangia tatimore, tashme i jepet mundesia qe te deklarohen.


Sa pritet te jete taksa e legalizimit ne kete rast, si eshte eksperienca e vendeve qe kane aplikuar tashme nje amnisti fiskale?

Eksperienca me standarde do te ishte aplikimi i nje tatimi prej 10 per qind, ai qe ne e quajme tatimi mbi te ardhurat. Por, ne rastin e amnistive nuk zbatohet tarifa standarde tatimore por vendoset nje tarife me e ulet, e cila quhet tarife amnistie. Keshtu besoj se do te jete edhe per Shqiperine.


Mund te na thoni ndonje shifer paraprake?


Mund te jete ndoshta edhe 5 per qind, keshtu jane eksperiencat e disa vendeve qe e kane aplikuar kete para Shqiperise. Po studiohen te gjitha eksperiencat e viteve te fundit ne disa shtete si Rumania apo Italia, por ka edhe shtete te tjera qe e kane bere kete gjate tete apo dhjete viteve te fundit.


Sa parashikohet te jete fluksi i kapitaleve qe futen ne treg ne rast te aplikimit te nje amnistie fiskale?


Keto jane vetem supozime, asnje nuk ka te dhena. Ne rast se keto do te diheshin, ne nje menyre apo tjeter do te ishin penalizuar ata qe nuk i kane deklaruar dhe asetetet do te ishin formalizuar.


Pershembull, ne rastin e ndertimit te nje godine nga nje biznes, ajo ka kushtuar nje shume te caktuar parash por eshte raportuar ne nje shume me te vogel. Kjo nuk bie ne sy ne marredheniet normale qe ka sistemi fiskal me organin tatimore, por nese behet nje vleresim ajo rezulton qe nuk eshte deklaruar ne vleren e saj. Nese diferenca eshte e dukshme eshte ne vete interesin e biznesit per ta deklaruar.


Prandaj behet edhe amnistia fiskale, pasi ne princip supozohet qe me nje kosto te ulet administrimi futen disa te ardhura ne buxhet, por edhe aktivizohen disa burime ekonomike qe mund te perdoren ne formen e garancive, kolateraleve apo ne forma te tjera.


Dy nga kushtet vendosura nga qeveria per aplikimin e amnistise fiskale kane te bejne me mos perfshirjen ne te, te bizneseve qe kane lidhje me politikanet si dhe te parave qe kane ardhur nga krimi? Ne rastin e politikaneve, cili do te jete organi qe do te konfirmoje nese nje biznes ka ose jo lidhje me X politikan apo ish-politikan.


Nga ana tjeter, ka nje ligj, ai per konfliktin e interesit qe nuk lejon pershirjen e politikaneve ne biznes, si qendrojne te dyja keto situata ne raport me njera tjetren?


Ligji qe sapo permende percakton qe politikanet mund te jene posedues pasive te aksioneve, pra qe nuk mund te menaxhojne apo te marrin pjese ne organet drejtuese. Ne rast se ekziston kjo lidhje, edhe ne rastin e qenies se tyre pasive apo aktive eshte nje shenje e lehte identifikimi.


Do te jene organet tatimore qe do te bashkepunojne me organet e tjera per verifikimet. Eshte Qendra e Rregjistrimit ajo qe ka te dhenat mbi zoteruesit e kompanive. Bashkepunimi i tyre do te identifikoje nese nje biznes do te jete subjekt i perfitimit te aministise apo jo. Politikanet jane lehtesisht te identifikueshem si edhe roli i tyre ne biznes gjithashtu.


Ky eshte nje argument qe te behet nje ligj i plote aministie me tre te pestat e votave ne Kuvend. Nese palet mendojne qe te mos perfitojne politikanet, atehere amnistia eshte ne favor te biznesit dhe te mbashtetet nga te dyja krahet. Ketu eshte arsyeja kryesore se perse kjo kategori biznesesh qe jane te lidhur me politikanet nuk duhet te perfitoje nga aminisia.


Grupi i dyte eshte pjesa e krimit. Ne te gjithe boten, aministia fiskale nuk eshte amnisti e krimit. Amnistia synon favorizimin e shmangies dhe te evazionit tatimor, ndera krimi nuk ka qellim paresor evazionin por krijimin e parave keshtu qe ai nuk mund te amnistohet. Per sa i perket krimit, kjo eshte me e thjeshte pasi kemi nje ligj per subjektet qe mund te kene probleme te kesaj natyre per te dhene ate qe quhet barra e proves.


Pra, nese dikush konstatohet qe eshte i lidhur me krime, eshte detyre e atij qe te provoje nese keto para jane te siguruara neper rruge normale te biznesit apo me metoda kriminale.


Nisur edhe nga eksperiencat e vendeve te tjera, pas aplikimit te amnistise, pas sa kohesh verehet ndikimi i saj ne ekonomi?


Koha nuk eshte ndonje faktor, por ajo varet nga permasat qe ka pasur informaliteti. Ne jemi nje vend qe ka dale nga nje ekonomi te centralizuar ne nje ekonomi tregu. Ketu, vetem per shkak te mungeses se njohurive per te bere biznes por edhe per mungesa te administrates tatimore supozohet qe ka informalitet.


Ne Shqiperi eshte krejt e motivuar kjo mase, ndersa perfitimet varen nga specifitikat e secilit vend. Mendoj qe ne Shqiperi eshte nje proces formalizimi se sa futja e parave te mbajtura jashte sistemeve financiare. Bizneset ne Shqiperi kane ardhur duke u rritur dhe mundesia per tiu shmangur nuk ka qene aq e larte.


Nje nder diskutimet pas shpalljes se nismes per aministine fiskale ka qene perfshirja edhe e emigranteve. Ne shume raste jo per fajin e tyre, nje pjese e emigranteve kane punuar ne te zeze.


Si qendron kjo nisme ne raport me interesat e emigranteve?


Nese behet aministi e plote, ajo do te perfshije edhe individet. Por, pjesa e individeve nuk eshte shqetesuese. Nese ata kane futur ne sistemin bankar parate e tyre, nuk ka probleme te informalitetit pasi nuk kane qene te detyruar te paguajne taksa.


Nese ata i kane perdorur per biznes dhe jane burime nga emigracioni, ligji jone ka nje klauzole qe parashikon mostatimin e rritjes se kapitaleve ne rastet kur ato jane pakesuar ne nje vend tjeter , sic do te ishin emigrantet. Keto kapitale jane te permasave te tilla qe nuk krijojne dyshime. Nese jane nepermjet kanaleve bankare nuk ka asnje problem.


Tarifa e amnistise


Eksperienca me standarde do te ishte aplikimi i nje tatimi prej 10 per qind, ai qe ne e quajme tatimi mbi te ardhurat. Por, ne rastin e amnistive nuk zbatohet tarifa standarde tatimore por vendoset nje tarife me e ulet, e cila quhet tarife amnistie. Keshtu besoj se do te jete edhe per Shqiperine.


Mund te jete ndoshta edhe 5 per qind, keshtu jane eksperiencat e disa vendeve qe e kane aplikuar kete para Shqiperise. Po studiohen te gjitha eksperiencat e viteve te fundit ne disa shtete si Rumania apo Italia, por ka edhe shtete te tjera qe e kane bere kete gjate tete apo dhjete viteve te fundit


Kapitalet e emigranteve

Amnistia e plote do te perfshije edhe individet, por kjo pjese nuk eshte shqetesuese. Nese ata kane futur ne sistemin bankar te parate e tyre, nuk ka probleme te informalitetit pasi nuk kane qene te detyruar te paguajjne taksa.


Nese ata i kane perdorur per biznes dhe jane burime nga emigracioni, ligji jone ka nje klauzole qe parashikon mostatimin e rritjes se kapitaleve ne rastet kur ato jane pakesuar ne nje vend tjeter , sic do te ishin emigrantet. Keto kapitale jane te permasave te tilla qe nuk krijojne dyshime. Nese jane nepermjet kanaleve bankare nuk ka asnje problem


Bizneset e politikaneve


Do te jene organet tatimore qe do te bashkepunojne me organet e tjera per verifikimet. Eshte Qendra e Regjistrimit ajo qe ka te dhenat mbi zoteruesit e kompanive. Bashkepunimi i tyre do te identifikoje nese nje biznes do te jete subjekt i perfitimit te aministise apo jo.


Politikanet jane lehtesisht te identifikueshem si edhe roli i tyre ne biznes gjithashtu. Ky eshte nje argument qe te behet nje ligj i plote aministie me tre te pestat e votave ne Kuvend. Nese palet mendojne qe te mos perfitojne politikanet, atehere amnistia eshte ne favor te biznesit dhe te mbeshtetet nga te dyja krahet


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 67 here.
Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renieMonedha europian, euro, foto arkiv Vlera e euros dhe çmimet e aksioneve në botë kanë rënë pas frikës së krizës globale ekonomike, që lidhet me krizën greke të borxhit dhe problemet në bankat spanjolle. Aksionet në tregjet aziatike dhe evropiane, të premten dukej se do të shkonin drejt rënies më të madhe javore që nga nëntori i vitit të kaluar. Rënia erdhi pasi 16 banka spanjolle u zhvlerësuan nga agjencia e vlerësimit Moody, si dhe në lidhje me shqetësimet, se Greqia...Lexo te gjithe artikullin »


» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet
» Ligjet per punetoret vetem ne leter
» BE, nuk ndryshon GDP-ja
» Koncesionet, KLSH kap 17 milione dollare shkelje tek METE
» Çmimi i Albpetrol-it, u vleresuan vetem muret dhe jo rezervat e naftes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit