Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Ata qe me vrane babane te denohen me vdekje"

Publikuar me : 29.09.2010 Ne : Kronike - 108 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

SARANDE- Vajza e 90-vjecari te vrare ne menyre makabre per ti vjedhur parate, Evanthi Roshi, kerkon qe vrasesit te denohen me vdekje. Per te nuk ka rendesi qe Shqiperia e ka hequr denimin kapital, ajo kerkon drejtesi.
Babai i saj, Vasil Roshi, jetonte i vetem ne fshat. Gruaja kishte tre vjet qe i kish vdekur dhe prej 9 femijeve, 8 i kishte ne Greqi e vetem nje vajze, Evanthine e kishte afer. Ishte burre i mbajtur mire dhe aktiv, packa moshes se shtyre. Me familjen Doci ishte mpleksur prej kohesh, por qe e bija Evanthia nuk ia pelqente raportin qe kishte krijuar me ta. Sic tregon ajo, nuk i pelqente sjellja e Pashkut, gruas e te bijes, qe e kishin bere shtepine e babait, si te tyre. Merrnin qe aty prodhimet e tokes, hanin, pinin, e madje i moren dhe leke borxh te cilat me pas nuk ia jepnin. Por ka ndodhur qe dhe ia kane vjedhur leket ne portofol. Babai pinte raki me Pashkun ne oborr, ndersa e shoqja dhe e bija, gjoja i pastronin shtepine, por rremonin per leke apo sende qe i vidhnin. Une nuk i doja dhe disa here i kisha thene babait te mos i qaste, por atij i vinte keq dhe nuk kursehej, e madje ndante cdo gje me ta. Thoshte se i vinte keq, se ishin te ardhur e te papune, por une nuk i pelqeja si njerez, - rrefen keshtu e bija. Zeri i larte i televizorit, ka qene nje nder detajet e krimit monstruoz mbi 90-vjecarin Vasil Roshi, ne Çuke te Sarandes, nje jave me pare. Te marten e kaluar, ne mbremje, Vasili ka pire kafen e fundit te shtepia e se bijes dhe eshte larguar per te e tija, 10 metra me tutje. Te nesermen nuk eshte pare te dale nga shtepia, por askush nuk interesohet per kete detaj, nderkohe qe prej andej dilte zeri larte i televizorit. Ka ikur e merkura e ka ardhur e enjtja. Ate dite, Vasili kishte nje seance gjyqi per ceshtje prone.

Rastesisht, dhendri, Jani, merr vesh se nuk kishte shkuar ne gjyq dhe shkon t`i trokase ne shtepi. Asnje reagim nga brenda dhe kjo ia shton dyshimet. Televizori buciste sakaq. Menjehere fut ne perdorim forcen, shqyen dritaren e dhomes ku rrinte Vasili dhe futet brenda. Edhe pse burre, nje britme tmerri i del prej gjoksi. Jepet kuja Vasilin e kane vrare. Sipas rrefimit te Janit, vecse e kishin lidhur dhe ia kishin care koken, i kishin thyer dhe nje krah, nderkohe qe gjate autopsise iu gjet nje fyt nje proteze dhembesh. Ndersa vrasesit, kishin gjetur nje tip kutie ku ai kishte pasur 1 milion e 400 mije leke te vjetra, e kishin care dhe kishin marre sasine e
te hollave. Kjo, pasi kishin shkaterruar gjithe shtepine, afermendsh sipas dhendrit, pasi e kane torturuar qe t`u tregoje se ku kishte fshehur leket.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gramsh, tenton vetevarjen 15-vjecari

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 44 here.
GRAMSH – Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur një 15-vjeçar me banim në Gramsh. XH. Veliu, 15 vjeç, punëtor në një kalçeto, është gjetur nga familjarë i vetëvarur në shtëpinë e tij rreth mesditës së djeshme. I riu është shpëtuar në momentet e fundit të jetës dhe menjëherë është kërkuar ndërhyrja mjekësore, pasi gjendja e 15-vjeçarit paraqitej mjaft e rëndë. Mjekët e spitalit të Gramshit kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së...Lexo te gjithe artikullin »


» Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjen
» Shembet ura, rrezikojne mbytjen nxenesit
» Shembet ura, 2 nxenes rrezikojne mbytjen
» Kanosi policin, procedohet penalisht
» Arrestohet per falsifikim shtetasi grek
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe nuk u mbajt
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe s’u mbajt
» Makina perplas motorin, plagoset nje person
» Arrestohet nje 22-vjecar per plagosje
» Arrestohet nje 22-vjecari per plagosje

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit