Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Don Carlos" sonte ne T.O.B.

Publikuar me : 24.05.2011 Ne : Kulture - 428 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Vlerat e vepres, vendi qe ze ne historikun e muzikes operistike dhe ambicia e Teatrit te Operes per te rritur cilesine e veprave qe shfaq, sjellin sonte ne Tirane operen Don Carlos (1867), me muzike te Xhuzepe Verdit, libret te Camille du Locle dhe Joseph Méry, bazuar ne vepren Don Carlos, Trashegimtari i Spanjes te Fridrih Shilerit. Keto jane arsyet, sipas drejtorit te Teatrit te Operes, Zhani Cikos qe ky teater vendosi te shfaqe ne nje kohe te shkurter dy vepra te Verdit.


Gjate nje konference per shtyp te zhvilluar dje, perkrah drejtoreshes se re te Institutit Italian te Kultures Fulvia Venezianit, Ciko shtoi edhe nje arsye tjeter marredheniet tona me vendin mik, Italine. Teatri kerkon dicka me shume, kerkon te arrije, te jape nje shembull te tentativave te tij per cilesi me te madhe te shfaqjeve se ajo qe prodhojme.

Ne fund te fundit, kjo eshte mundesia qe ofron koha qe ne jetojme, koha e integrimit, vijoi ai.
Dy njerezit qe kane punuar keto kohe me Verdin, dirigjenti Gianluca Martinenghi dhe regjisori Nikolin Gurakuqi u ndalen te veshtiresite qe kane ndjere perballe kesaj vepre. Martinenghi, qe e ka drejtuar Orkestren Simfonike te Operes edhe here te tjera, per veprat Lucia di Lammermoor, Madame Butterfly, Manon Lescaut, foli per nje menyre tjeter te shkruari te Verdit ne kete kohe, per nje tjeter stil te tij.


Sipas dirigjentit, kemi nje Verdi qe ka arritur nje nivel pjekurie ne krijimtarine e tij dhe qe te Don Carlos ndryshon komplet menyren e te shkruarit, duke u zhvendosur ne stilin e grand operas.


Por me shume se nje grand opera, ne te vertete, menyra e te shkruarit te Don Carlos i ngjan asaj te muzikes se dhomes nje menyre te shkruari plot tema, qe e gjejme, per shembull, edhe te Falstaff. Eshte nje opere delikate, e veshtire per kengetaret, per orkestren, per korin. Ka shume pjese, ku kengetaret dhe instrumentat jane zbuluar, shpjegoi Martinenghi.


Nikolin Gurakuqi, qe sa mbaroi operen Traviata ne muajin prill, nisi me Don Carlos-in, evidentoi te tjera veshtiresi te puna me vepren. Ne radhe te pare per organiken qe ka, ne radhe te dyte per fuqine vokale dhe interpretative te kengetareve qe ajo kerkon, mjafton te permendim qe kemi nje opera me tre kengetare bas dhe nje bariton, gje e rralle per repertorin operistik boteror.


Po ashtu eshte kori dhe numri i pjesemarresve qe duhet per te realizuar skenat masive. Regjisori dukej i kenaqur nga puna me stafin pothuaj te gjithin te huaj, me te cilin arriti ta ngreje ne kembe per 12 dite shfaqjen. Kaq tha Gurakuqi dhe u rezervua per konceptin, duke ia lene publikut ta zbertheje vete operen.


Kengetaret, shumica te ardhur nga Italia, kane marre rolet kryesore ne kete opera. Basi Victor Garcia Sierra interpreton ne rolin e Mbretit te Spanjes, Filipi i II-te, tenori Leonardo Gramegna (Don Carlos), basi Aleksandar Stefanoski (Inkuizitori i madh), baritoni Enrico Marrucci (Rodrigo, Markezi i Pozes), basi Armando Cafario (Monaku), sopranoja Simona Bertini ne rolin e Elizabetes.


Vetem njeri nga rolet protagoniste te operes interpretohet nga sopranoja shqiptare Sonila Baboci, ne rolin e Elizabetes. Eboli eshte Nevila Hasa, nje mexosoprano qe jeton edhe punon ne Itali dhe kthehet ne vendin e saj pas 20 vitesh. Ne role te dyta jane kengetaret e angazhuar ne Teater me Fondin e te Rinjve.


Po si kane ardhur artistet e huaj qe e kane marre ne dore kete opera? Kujtojme qe shume prej tyre nuk e kane heren e pare.
Martinenghi e ka nje pergjigje direkte Sepse drejtori i Operes me ben ftese, jam i nderuar qe me fton, ndihem shume mire ketu sepse eshte nje vend ku punohet me qetesi dhe me profesionalizem dhe kjo eshte shume e rendesishme ne boten e muzikes sot.


Victor Garcia Sierra, ne rolin e Filipit te dyte, nje njeriu me pushtet absolut ne Spanjen e kohes, punon kudo neper Evrope, me kontrata. Njeh shume kengetare lirike shqiptare. Duke njohur ata, pati kuriozitet te zbulonte Shqiperine. Pa ndonje audicion, hyri aty. Thjesht, kete lidhje e krijoi menaxheri i tij.


Pa audicion ka ardhur edhe Ernico Marrucci qe ka rolin e Rodrigos, heroit te lirise, nje njeri qe ka kurajon ti pohoje mbretit ato qe nuk ia thote dot askush. Ai nuk eshte dakord me paqen e varreve dhe te vdekjes qe kerkon Filipi II-te. Ai eshte per lirine, ai eshte per jeten. Enrico tregon se ka ardhur ne Teatrin e Tiranes vetem nepermjet nje agjencie. Nuk u pa nevoja e nje audicioni. Jam ne karriere prej shume vitesh dhe besoj se teatri i zuri bese kurrikulumit tim dhe fjales se agjentit tim.


Po ashtu edhe sopranoja Simona Bertini, qe ndryshe nga te tjeter, nuk eshte debutante ne operan Don Carlos. E ka interpretuar edhe here te tjera rolin e Elizabetes neper teatro ne Itali. Kjo e ka bere me te lehte ardhjen e saj ketu. Bertini shihet sonte ne rolin e vajzes qe duhet te martohet me mbretin e Spanjes, por qe dashuron te birin, Don Carlos-in. Nje grua qe heq dore nga dashuria, qe lufton me deshirat dhe ndjenjat e saj.


Keshtu u pergjigjen solistet per kete bashkepunim me Operen. Kurse titullari i insitucionit, si edhe here te tjera, shpjegon se Kjo eshte nje veper qe kerkon kengetare specifike, zera te vecante, nuk mjafton vetem ato zera qe kemi. Duheshin zera burrash te fuqishem, potent dhe specifike.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Lamtumire maestro!

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 46 here.
Lamtumire maestro!"Zhizel i Fundit", puna e fundit e Agron Aliajt, dhjetor 2011 Valeria Dedaj Elsa Demo   Mëngjesin e së enjtes, në repartin e reanimacionit të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u nda nga jeta koreografi shqiptar Agron Aliaj në moshën 79-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur të afërm të familjes Aliaj të cilët prej 7 marsit, kur maestroja u aksidentua, e kanë shoqëruar nga një spital në tjetrin. Kohët e fundit Aliaj, në gjendje të paralizuar kishte lënë...Lexo te gjithe artikullin »


» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk
» “Orient Expresto”, jazz nga Kroacia
» Jeta dhe dashuria ne komunitetin gay
» Koncert premiere nga William Walton
» Rona Nishliu, mjaft mire si fillim
» Shekspiri nga Ballkani, mire dhe keq

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit