Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Femija im ka nevoje per dashuri"

Publikuar me : 05.04.2011 Ne : Shendeti - 189 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nje femije autik, ne radhe te pare, ka nevoje per dashurine e te gjitheve. Kjo eshte ndjesia e pare e nje prindi, femija e te cilit vuan nga autizmi. Perkthyesi Edmond Tupe eshte njeri nga mijera prinder, femije e te cilit vuan nga kjo semundje. Ai pohon per gazeten disa nga problematikat qe ndeshin femijet e tyre, por edhe ata si prinder per perballimin e semundjes.


Nderkohe, ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, pohoi dje se cdo familje qe ka femije qe vuan nga autizimi ka veshtiresi, ndaj dhe po punohet per strategjine e autizimit. Te dhenat mbi barren e semundshmerise ne popullate te pakten 1perqind e popullsise vuan nga crregullime te spektrit autik.

***
Nje femije autik, ne radhe te pare, ka nevoje per dashurine e te gjitheve. Per dashurine e prinderve, per dashurine e institucioneve dhe per dashurine e shoqerise, - pohon Edmond Tupe, i cili jo vetem qe nuk e ka fshehur kurre semundjen e femijes se tij, por ai e rrit me dashuri dhe gjithe energjite e tij cdo dite. Nderkohe, ai renditi disa probleme te tjera, me te cilen ndeshen cdo dite prinderit dhe femijet e tyre.


Sipas tij, problemi i femijeve nis me faktin se ata kane nevoje per nje qender te diagnostikimit te hershem, sepse semundja e tyre diagnostikohet shume vone, cka i demton akoma me shume ata. Duhet te kete psikolog qe te identifikoje kete femije qe ne cerdhe, kopsht dhe shkolla 9-te vjecare. Diagnostikimi i tyre i hershem eshte shume i domosdoshem, - pohon Tupe, duke shtuar se keta femije kane nevoje edhe per qendra ditore ku ata te kalojne te pakten 5-6 ore ne dite nen kujdesin e personelit te specializuar per trajtimin e tyre.


Pagesa e ulet e kujdestareve te femijeve autike eshte nje tjeter problem qe shtron perkthyesi i njohur Tupe, i cili thekson se duhet te merren masa qe kjo pagese te rritet. Gjithashtu, ai theksoi se prinderit e ketyre femijeve duhet te jene te aktivizuar ne nje shoqate kombetare ku te mbrohen te drejtat e femijeve qe vuajne nga ky autizimi.
***

Ministria e Shendetesise eshte e ndergjegjshme per veshtiresite e cdo familjeje, e cila ka persona me crregullime te spektrit autik. Kete e deklaroi dje Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, i cili theksoi se brenda muajit tetor do te hartohet strategjia kombetare per autizmin. Brenda ketij viti, ne muajin tetor, do te kete nje strategji kombetare per autizmin, duke e cilesuar ate jo vetem nje problem shendetesor, por dhe social. Eshte futur ne proces perfundimi i strategjise, e cila fut ne shinat bashkekohore kete fenomen shume te komplikuar si autizmi, - pohon Vasili.


Nderkohe, ai pohon se trajtimi eshte kompleks dhe kerkon perqasje komplekse, si ne strukturen e sherbimit, aftesite e personelit dhe mekanizmat e ndihmes sociale. Trajtimi perfshin pervec barnave qe perdoren per te trajtuar simptomat specifike si hiperaktiviteti, edhe programe te modifikimit te sjelljes qe mund te ndihmojne ne integrimin e sjelljes brenda kufijve te pershtatshem shoqerore.



Çfare eshte sindroma e Aspergerit {autizmi}?
Sindroma e Aspergerit eshte paaftesi qe ben pjese ne spektrin autistik. Diagnoza u jepet atyre qe shpesh konsiderohen ne shkalle te larte te spektrit. Çdokush qe vuan nga kjo sindrome eshte individ dhe mund te kete prirje dhe veshtiresi te ndryshme. Diagnozat e tjera ne kete spekter perfshijne autizmin dhe autizmin me funksionim te larte.


Sindroma e Aspergerit dhe Autizmi me funksion te larte shpesh nderlidhen. Sindroma e Aspegerit eshte i klasifikuar si crregullim depertues qe zhvillohet, kjo do te thote qe ndikon ne cdo aspekt te jetes sone.


Çfare problemesh kane njerezit me sindromen e Aspergerit?

Sindroma e Aspergerit eshte nje gjendje e padukshme. Per arsye se eshte e padukshme, njerezit ndonjehere i keqkuptojne te prekurit nga kjo kjo sindrome. Per shkak se eshte e padukshme eshte gjithashtu e veshtire te jepet diagnoza. Shpesh pershkruhet si demtime ne tre grupe, apo tri lloj veshtiresish


* veshtiresi me marredhenie shoqerore
* veshtiresi me komunikim
* veshtiresi me imagjinate


Shpesh, njerezit me sindrome te Aspergerit jane te interesuar ne gjera te posacme dhe shqetesohen shume nese rregulli ditor iu prishet. Ne vijim jane pershkruar disa pervoja te mundshme prej ketyre tri veshtiresive te personave me semundjen e sindromes Asperger.
Veshtiresi ne marredhenie shoqerore


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit