Me se fundi kryeministri Berisha lancoi absurdin e radhes kur u deklaroi te rinjve se fajin per fatkeqesite, prapambetjen, varferine dhe keqqeverisjen nuk e ka pushteti primitiv dhe autoritar, por mungesa e nje opozite politike te organizuar, ashtu sic mendon Berisha. Kjo thenie e Berishes nuk eshte e re per shoqerine Shqiptare.
Kjo nuk eshte thjesht marrezi e pakuptimte dhe e pa vend e thene mes te rinjve, por nje strategji, te cilen pushteti e perdor per te sulmuar jo vetem opoziten politike por edhe parimet baze te demokracise. Kjo strategji e Berishes ka hedhur ne sulm kunder opozites nje pjese te konsiderueshme te medias dhe te intelektualeve.
Sulmet kunder opozites, kur ato behen nga nje pale e trete, nuk jane karakteristike e shoqerive demokratike. Palet e treta zakonisht qendrojne asnjanese ose marrin anen e opozites me qellim qe ta bejne pushtetin sa me te kontrollueshem dhe produktiv.
Ne demokraci, pushteti konsiderohet pergjegjes dhe ndeshkohet nese keqqeveris dhe shperblehet nese ai mireqeveris. Strategji dhe sulme te tilla kunder opozites permes manipulimit te medias dhe intelektualeve jane fenomene qe ndeshen rendom ne vendet diktatoriale dhe autoritare.
Ato perdoren si mjet per te ruajtur pushtetin dhe per te mbytur cdo alternative tjeter qeverisese. Me pak fjale, pushteti manipulon dhe perdore mediat dhe intelligencian kunder opozites dhe shoqerise me qellim per te ruajtur status quo-ne politike.
Nuk ka rendesi nese sulmohet ose jo pushteti; nese sulmohet opozita, politika do te vazhdoje te ruaje te pandryshuar pushtetin dhe gjendjen e saj aktuale.
Ne rastin e kryeministrit Berisha, kjo strategji eshte nje trashegimi e hershme e politikes primitive Shqiptare, duke nisur qe nga mbreteria e Zogut 1, duke vazhduar me diktaturen komuniste, dhe duke perfunduar me autokracine Berishiane.
Ne asnje rast pushteti nuk eshte bere pergjegjes per situaten politiko-social-ekonomike, por ngahere eshte perpjekur qe problemet e keqqeverisjes ti faturohen opozites apo grupeve puciste dhe armiqesore qe tentojne te ndalojne vrullin e karvanit te pushtetit.
Sot kjo strategji filokomuniste implementohet ne media dhe shoqeri permes nje propagande mediatike te fuqishme dhe permes manipulimit dhe perdorimit nga ana e pushtetit e medias dhe intelektualeve.
Si ne rastin e medias ashtu edhe ne ate te intelektualeve, nuk behet fjale per ata individe qe i sherbejne me bindje dhe vullnet te plote pushtetit.
Ata jane ushtare te bindur te pushtetit. Ketu behet fjale per ato media dhe ata intelektuale te cilet ne menyre te pavetedijshme i sherbejne pushtetit. Ne kete rast, gjithashtu, nuk pretendohet per nje opozite te kulluar qe nuk duhet kritikuar por per nje pushtet qe duhet kontrolluar dhe ndeshkuar, perndryshe do te pjellim perbindesha te rinj politik.
Nuk duhet te habitemi kur theksoj se media eshte e mbushur me hafije te pushtetit dhe se shoqeria Shqiptare ka qene dominuar dhe dominohet nga intelektuale qe jane lehtesisht te manipulueshem nga pushteti.
Nuk duhet te habitemi, sepse kemi jetuar per afro 50 vjet nen regjimin komunist dhe 20 vite te tjera nen sundimin e nje regjimi neokomunist. Mos u cudisni, sepse ashtu si dje kur i sherbenin me devotshmeri regjimit komunist, sot mediat jane po aq te zellshme ne sherbim te pushtetit, te kujtdo pushteti.
Kush del kunder pushtetit gjen fatin e Faktorit Plus dhe Mero Bazes. Mos u habisni, sepse ashtu si dje kur i sherbenin me zell te madh regjimit komunist, intelektualet e sotem vazhdojne adetin e tyre te skllavit politik, me ose pa vetedije.
Mos u habisni, sepse njerezit nuk ndryshojne thjesht sepse kalojne vitet, sepse ndryshojne statusin shoqerore, apo sepse ndryshohen sistemet politike. Demokracia dhe kultura demokratike nuk kane te bejne thjeshte me sisteme politike, parti, apo individe, por me vlera dhe principe qe duhen poseduar.
Njerezit ndryshojne atehere kur ata ndryshojne vlerat dhe principet qe formojne karakterin e tyre. Ndryshimi nuk mund te ndodh papritur brenda nates sikur te ishte nje Thirrje.
Per shembull, nuk mund te thuhet qe Fahri Balli, i cili deri dje i sherbente si gazetar regjimit komunist, sot u be demokrat, sepse ndryshoi sistemi dhe sepse ai ndryshoi padron, nga Enveri tek Saliu, apo gazete, nga Zeri i Popullit tek 55 - a.
Gjithashtu, nuk mund te thuhet qe Edmond Tupja qe dje ishte nje komunist i zellshem u be sot nje demokrat i flaket thjesht sepse rrodhen vitet, sepse nje nate te gjate dimri kuptoi gabimin e te qenit komunist, apo sepse ndryshoi sistemi politik. Nuk mund te thuhet qe Tupja u be demokrat, thjesht sepse ai iu bashkua apo perkrah Partine Demokratike.
E njejta gje mund te thuhet edhe per Sali Berishen. Berisha nuk mund te konsiderohet pishtar i demokracise ne nje kohe kur i ka sherbyer regjimit komunist deri ne grahmat e tij te fundit, as kur falenderoi udheheqesin komunist, Ramiz Alina, se gjoja solli demokracine ne Shqiperi, dhe as tani qe udheheq vendin bazuar ne mendesine dhe praktikat e diktatorit Enver Hoxha.
Por te me ndjejne te gjithe te siperpermendurit. Keto shembuj u moren, me qellim per te evidentuar fenomenin negativ, me te cilin perballen sot media dhe intelektualet dhe jo per tu fokusuar ne aspektin personal.
Por ka edhe dicka tjeter shume te rendesishme qe e bene median dhe intelektualet e pavarur te qendrojne konseguent ne qendrimet e tyre kunder opozites dhe lidershipit te saj. Para, gjate, dhe mbas zgjedhjeve te 28 qershorit, shume media, analiste dhe intelektuale u treguan shume skeptike dhe kundershtare me liderin socialist, Edi Rama.
Mediat Shqiptare vendosen rekordin e ri Gines per faktin se gjate procesit zgjedhor te 28 qershorit, lideri i opozites nuk gezoi mbeshtetjen e ndonje analisti te vetem ne mediat kryesore. Para dhe gjate fushates, Rama u kritikua ne menyre absurde per mungese te programit qeverises ne nje kohe kur ai e kishte shpalosur ate ne menyre te detajuar.
Rama u sulmua edhe per shume gjera, te cilat nuk kishin kurrfare lidhje me te apo politiken. Permes nje fudulleku, naiviteti dhe arrogance te pashoqe, media dhe analistet e saj me shume u fokusuan tek opozita dhe Rama sesa tek qeverisja e deshtuar e Sali Berishes.
Marrezia me e madhe do te ndodhte pas perfundimit te zgjedhjeve. Media dhe intelektualet u perfshine ne nje kryqezate te papare kunder lidershipit socialist. Ne nje kohe kur procesi i numerimit te votave nuk kishte mbaruar dhe kur Rama kontestonte rregullsine e procesit te numerimit ne disa qarqe, media dhe shume intelektuale nuk nguruan ta cilesojne Ramen humbes dhe pergjegjes te saj.
Mediat dhe intelektualet vollen nje vrer te papare kunder Edi Rames. Ne menyren me absurde, Rames nuk iu dha asnjehere mundesia dhe e drejta humane qe te provonte permes hapjes dhe rinumerimit te votave se i kishte humbur zgjedhjet.
Hapja e kutive me shume se nje makth per Berishen eshte kthyer ne nje makth pafund per median dhe intelektualet. Hapja e kutive dhe rinumerimi i votave rrezikon qe te vertetoje se Berisha i manipuloje zgjedhjet e 28 qershorit dhe se Edi Rama eshte fituesi reale i tyre. Nje fakt i tille do te bente qe i gjithe ai vrer dhe e gjithe ajo ligesi e derdhur nga media dhe intelektualet kunder Rames do te duhej te terhiqeshin mbrapsht.
Media dhe intelektualet do te duheshin te lepinin ate qe peshtyn per muaj me radhe dhe ti kerkonin falje publike Edi Rames. Ne nje artikull te para disa kohesh, analisti Skender Minxhozi deklaronte se nese Rama arrin te hapi kutite e votimit, te gjithe ne do te jemi te detyruar te duartrokasim Edi Ramen.
Kurse une po them se nese ato kuti hapen dhe prej andej del qe zgjedhjet jane manipuluar ndjeshem, atehere si Skender Minxhozi ashtu edhe gjithe ajo armate analistesh dhe intelektualesh duhet te shkojne tek Kisha e Lacit apo te ngjisin malin e Tomorrit per te kerkuar falje per vrerin qe kane derdhur mbi Edi Ramen dhe mbeshtetesit e tij.
Por, keto media dhe keta intelektuale nuk duket se jane aq kurajoze, fisnike dhe human sa te pranojne kete fair play. Ata nuk mund te pranojne transparencen e plote te zgjedhjeve dhe asnje mjet qe do ta bente transparencen te mundur, qofte kjo edhe sakrifice njerezore. Ata nuk kane kurajen morale te perballen me te verteten dhe pushtetin abuziv.
Te gjendur perballe kesaj situate, media dhe intelektualet do te vazhdojne ne gjurmet e te pareve te tyre duke u konformuar me pushtetin dhe duke dhene tellallin se gjoja gjithe fajin e ka opozita. Dhe ne kete mes nuk me ngelet gje tjeter por vecse tju uroj Paci fatin e Faktori Plus dhe Mero Bazes.