Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Gjoba" ndaj biznesmenit, i arrestuari Quni pranoi akuzen dhe rendon poziten e Hasanit

Publikuar me : 19.08.2010 Ne : Kronike - 109 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- 28 vjecari Fatmir Quni, i arrestuar nje jave me pare se bashku me shokun e tij Xhovalin Hasani, te dyshuar per gjobevenie ndaj biznesmenit A.B., pranon krimin, ndersa akuzon shokun e tij se e kishte shtyre per ta kercenuar dhe kerkuar nga ndertuesi shumen prej 70 mije euro ne forme gjobe.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit te akuzes, te cilet thane se Quni, pohimet i ka bere para prokurorit te ceshtjes Ardian Nezha, kur ky i fundit i komunikoi akuzen te dyshuarit gjate seances gjyqesore te verifikimit te mases se sigurise ne sallen e gjyqit te Gjykates se Krimeve te Renda.


Sipas burimeve, Quni mohoi se ka qene nje nga dy personat me maskuar qe kryen vjedhjen me arme ne banesen e ndertuesit A.B, me 9 maj te ketij viti ne kryeqytet.


Por ai pranuar se me kerkese te shokut te tij, Xhovalin Hasani qe ne ate kohe ndodhej ne Itali i ka telefonuar ndertuesit A.B, duke i kerkuar te paguante shumen prej 70 mije euro ne forme gjobe. Njihem me Xhovalinin qe ne femijeri pasi jemi te dy me origjine nga Fushe-Arrezi. Ai prej kohesh ndodhet ne Itali dhe kemi vazhduar kontaktet.


Nga fundi i muajt maj me ka telefonuar duke me kerkuar qe te therrisja nje numer telefoni, te cilin ma ka derguar me sms. Xhovalini me tha ta kercenoja dhe ti kerkoja te paguante 70 mije euro. Me ka siguruar se nuk me denonconte pasi kishte prane njeriun e tij ne Itali,- mesohet te kete deklaruar Quni ne gjykate. Me tej 28 vjecaro i arrestuar ka treguar se me cfare numri te kompanise se telefonise se levizeshshme e kishte kishte telefonuar ndertuesin si dhe biseden me te.


E kam telefonuar tri here, ne mos gabohem dhe e kam kercenuar me jeten e tij dhe familjes qe te paguante gjoben prej 70 mije eurosh. Xhovalini me ka thene se kete shume ia kishte borxh atij dhe me kerkoi qe tia merrja-ka pohuar Fatmir Quni.


Nderkohe, i arrestuari kryesor Hasani qe ndodhej ne salle, nuk preferoi te flase, duke ndenjur gjithe kohes se rrefimit te Qunit me koke ulur. Kur gjyqtari i masave i dha fjalen Hasanit, ai nuk pranoi te jape shpjegime ne lidhje me akuzat Do te flas ne nje moment tjeter ne prani te avokatit te zgjedhur nga une ose familja, u shpreh ai.


Prokuroria e Krimeve te Renda ne vazhdim te hetimeve ka zbardhur kercenimet telefonike qe dy te arrestuarit Hasani e Quni i kane bere ndaj biznesmenit A.B. Sipas hetimit, kunata e te demtuarit, i kishte rrefyer dashnorit vendin e fshehjes se parave.


Gjate zbardhjes se tabulateve telefonike ka rezultuar se ne numrin celular qe perdorte ndertuesi A.B. ka pasur 8 thirrje hyrese kercenuese. Tri thirrje nga nje numer shqiptar qe dyshohet se e ka bere i arrestuari Quni dhe pese thirrje tjera nga nje numer italian qe mendohet se eshte perdorur nga i dyshuari Hasani-thuhet nga prokuroria.


Ne te gjitha keto thirrje, kercenuesit dinin sakte shumen qe ndertuesi A.B. kishte ne banesen e tij dhe vendin se ku i mbante. Keto informacione dyshohet se ia jepte bashkeshortja e vellait te ndertuesit A.B. e cila me te ikur ne Itali me pretendimin se do te takonte bashkeshortin e denuar ketu e 4 vite me pare per trafik droge eshte bashkuar me te arrestuarin Hasani.


Ky i fundit, dyshohet se pasi eshte bashkuar me kunaten e ndertuesit ka shtyre dy persona (ku njeri dyshohet se eshte Quni) per te kryer grabitjen e baneses se ndertuesit per te marr shumen prej 70 mije euro qe ai kishte ne banese. Kjo grabitje eshte kryer me 9 maj 2010 ne vilen e ndertuesit qe ndodhet ne rrugen Irfan Tomini ne kryeqytet, ku i kane gjetur dhe grabitur shumen prej 3500 euro dhe 30 mije leke te reja. Gjurmet e gishtave te ketyre grabiteseve po krahasohen me gjurmet e te arrestuarit Quni dhe Hasani, pasi dyshohet se njeri prej tyre ka marr pjese ne kete grabitje.


Me pas, kane filluar telefonatat kercenuese ne adrese te ndertuesit A.B. duke i kerkuar te paguante ne forme gjobe shumen prej 70 mije euro.


ARRESTIMET


Arrestimi i Xhovalin Hasanit dhe Fatmir Qunit, ka ndodhur mengjesin e dates 13 gusht 2010 ne nje qender tregtare qe ndodhet ne autostraden Tirane-Durres, ne momentin qe te arrestuarit prisnin biznesmenin A.B. ti dorezonte shumen prej 70 mije euro te kerkuar ne forme gjobe.


Ndaj te arrestuarve dhe te shpallurve ne kerkim jane ngritur dyshimet per kryerjen e veprave penale te Shtrengimit me ane te kanosjes per dhenie pasurie dhe Vjedhjes me arme ne bashkepunim te parashikuara ne nenet 109/b dhe 140/25 Kodit Penal.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gramsh, tenton vetevarjen 15-vjecari

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 44 here.
GRAMSH – Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur një 15-vjeçar me banim në Gramsh. XH. Veliu, 15 vjeç, punëtor në një kalçeto, është gjetur nga familjarë i vetëvarur në shtëpinë e tij rreth mesditës së djeshme. I riu është shpëtuar në momentet e fundit të jetës dhe menjëherë është kërkuar ndërhyrja mjekësore, pasi gjendja e 15-vjeçarit paraqitej mjaft e rëndë. Mjekët e spitalit të Gramshit kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së...Lexo te gjithe artikullin »


» Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjen
» Shembet ura, rrezikojne mbytjen nxenesit
» Shembet ura, 2 nxenes rrezikojne mbytjen
» Kanosi policin, procedohet penalisht
» Arrestohet per falsifikim shtetasi grek
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe nuk u mbajt
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe s’u mbajt
» Makina perplas motorin, plagoset nje person
» Arrestohet nje 22-vjecar per plagosje
» Arrestohet nje 22-vjecari per plagosje

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit