DURRES- Prishja e banesave ne fshatin Hamallaj per ti hapur rruge ndertimit te nje fshati turistik duket se eshte kthyer ne bastin e qeverise dhe te kreut te Inspektoratit te Policise Ndertimore, Gjergj Bojaxhi. Keshilli i Ministrave dhe KRRTRSH-ja kane miratuar te gjithe bazen ligjore per te nisur punen ndersa Bojaxhi ka marre urdhrin per prishjen e ndertimeve dhe premtimin per nje shperblim ne kryeqytet nese ia arrin me sukses. Por nga ana e tyre, banoret e Hamallajt kane kryer negociata me te gjithe pushtetaret lokale, te cileve u kane marre premtimin se asnje banese nuk do te prishet. Ne keto kushte ata jane mbledhur dje duke zhvilluar nje proteste paqesore per ti dhene qeverise mesazhin se asnje banese nuk mund te prishet pa u derdhur gjak.
Nje thirrje e rende qe banoret kane dhene besen se do e mbajne deri ne fund. Dje banoret e Hamallajt jane rikthyer ne proteste pas disa takimesh me perfaqesues te shtetit dhe deputetin Igli Cara. Dhjetera banore kane dale ne rruge duke protestuar kunder vendimit per prishjen e shtepive te tyre. Ata jane shprehur se kerkojne legalizimin per banesat e tyre dhe jo shembje, sikunder kane ardhur flete lajmerimet nga Ndertimorja. Te mbledhur bashke ata kerkojne qe qeveria te nderhyje per zgjidhjen e problemit te tyre dhe lirimin nga burgu te gjashte personave qe u arrestuan gjate aksionit te dhunshem per prishjen e ndertesave pak kohe me pare.
Dje banoret kishin mesuar se mund te kishte nje tjeter aksion te ndertimoreve dhe menjehere kane marre masa. Rruget ne afersi te vendit ku ka ndodhur konflikti i nje korrikut jane furnizuar me gure te medhenj dhe blloqe cimentoje. Teksa kalon ne fshat te sheh syri grumbuj guresh ne cdo rruge te tij. Pervec tyre, rruget jane mbushur edhe me parulla Larg duart nga fshatiyne seksere e matrapaze dhe Duam liberalizim e jo gjenocid. Banoret thone se nuk do te lejojne asnje prishje ne Hamallaj dhe kerkojne te bisedojne me perfaqesues te qeverise.
Ata kerkojne transparence per zgjidhjen e problemit te tyre dhe mosnderhyrjen e policise ndertimore. Sipas banoreve, vete pushtetaret e sotem zhvendosen ne ate zone vite me pare. Na ka bere thirrje vete Berisha per te ardhur ketu. Ne kerkojme deklaraten publike nga Kryeministri dhe te dime nese do ti mbaje apo jo premtimet. Perpara zgjedhjeve ketu erdhen disa deputete dhe na uruan per shtepite qe do na legalizoheshin,- thone banoret e fshatit. Ata shpjegojne se zona eshte e varfer dhe se 70 perqind e tyre vuan per buken e gojes. Sipas banoreve, legalizimi duhet te ishte bere me kohe por kete nuk e lejon korrupsioni qe kryeministri i permend edhe vete. Nje grua deklaron se nuk i leshon shtepite e ndertuara me gjakun e femijeve te saj ne emigracion. Une jam grua, por do te luftoj si burre per te mbrojtur kete truall,- thote ajo. Ketu nuk do te kaloje polici pa vdekur ne te gjithe!, thote nje tjeter protestues, i cili ka dale ne mbrojtje te shtepise se tij.