Ku je brezi im i naftes? Si eshte puna qe nuk po shihemi? Na paskan mallkuar shume. Kush e pikoi kete gjeme? Migruat deri ne Alaske, ne Teksas, ne Sahara, ne Arabi, diku digjeni nga vapa, diku visheni me guna shajaku... U shkolluat me paret e ketij populli. Si qenka kjo bote, ate qe nuk na i beri komunizmi per vite te tera, na e beri per nje dite demokracia.
As NATO, as BE, as Bashkia, as Komunalja nuk krijuan ndonje fondacion per ty brezi im, megjithese ti u dogje neper fontana, Divjake, Frakull, Cakrane, Marinez... Dikur u helmuat nga gazi Metan, sot nga korrupsioni demokratik... Ju vodhen punen, guximin, nderin. Me duket se edhe Strasburgu eshte me keta qene. Brezi im, te gjithe jane kunder nesh pervec nenave tona.
Brezi im, te lodhen dhe te genjyen me nje pension tri kova nafte. Une e di kush ta beri kete gjeme te madhe. Ata me kolere qe dje per tu pranuan komuniste thoshin kemi qene bujk roberi, kurse sot thone kemi qene ajka e bejlereve shqiptare dhe fet e fet u bene demokrate, si kolegu im nr. 1, nr. 2 e me radhe, si vete ish-drejtori im qe tani ne Greqi bene protesta kunder shqiptareve.
Ty brezi im para dite te fusnin ne ate sallen e ndyre per te ndezur me naften tende luften e klasave, kurse pasdite te mblidhnin per te zhvilluar format e edukimit. Sa dite te kane vjedhur? Shume. Ata u vodhen gezimet edhe femijeve tane. Çdo gje kthehet, vetem koha dhe urrejtja jo.
Brezi im, ti je i lodhur, i plakur, i varfer. Ne duhej te ishim te pasur, jo anetaret e skuadrave te vuvuzelave te partive.
Ne ngelem rrugeve, nuk kishim kohe tu puthnim duart grave tona. Buken e merrnim me nje spec. Ju niseshit nga Vlora, Saranda, Tirana, Kucova per te ardhur ketu ne Fier, ne Pentagonin e Naftes Shqiptare, kurse mua me urdheronin te beja te kunderten, te nisesha nga Fieri per te ardhur tek ju. Ne cdo stine rrugeve, pershendeteshim dhe bisedonim me pemet. Rruget dhe pemet jane ditaret tane.
Ti brezi im sakrifikove shume. Ti brezi im zbulove disa vendburime... Ke humbur, nuk ndihesh, ecen rruges i menduar, trishtimi eshte bere det, po sa dhembje do te mbash akoma?