REPORTAZH/ Me te deportuarit ne Qafe-Bote, qe ikja ne Greqi u eshte shnderruar ne stil jete. Per njerezit te cilet enderr kane jo hapjen e kufijve, por gjetjen e nje pune per te siguruar jeten e tyre dhe te familjeve qe lene pas
SARANDE - Ja pra qe mund te luash me top per kalim kohe dhe para traut te nje dogane. Dhe kjo ndodh ne Qafe-Bote. Eshte qetesi e jo si gjetiu ku gelon njerezia. Njerez te administrates e punonjes te agjencive doganore, te papune nga rrethanat por jo nga statusi, capiten neper oborr duke u fjalosur e rastesisht u vjen nder kembe nje top, me te cilin nisin te vrasin ca minuta te monotonise se dites duke ia pasuar njeri-tjetrit, shoqeruar me hargalisje e romuze per shoku-shokun.
Te vetmit qe punojne kokulur e plot devocion jane dy punonjes se Policise Kufitare, te cilet administrojne te dhenat e mbledhura nga te deportuarit e perditshem; nga ata qe vene e vijne nga Greqia, si refugjate te perjetshem.
Dhe ne fakt, sektori i Policise Kufitare ne kete dogane ka punen me te madhe me menaxhimin e ketij kontigjenti. Sipas evidencave, vetem muajin e fundit, te deportuarit nga pala greke jane rreth 200 persona.
Ndersa ne dite kjo shifer shkon nganjehere dhe ne 40. Ka prej tyre qe kthehen te drobitur drejt shtepise, me se shumti per te rimbledhur forcat per ikjen e radhes, e ka dhe nga ata qe pas nje clodhjeje te shkurter aty rrotull, marrin serish malet per te shkuar te afendikoi i enderruar.
Edhe pse periudhe krize ne shtetin fqinj; edhe pse idili i emigracionit qe te ben zengjin eshte shuar pothuajse vitet e fundit, per shume shqiptare, e kryesisht te rinj, emigracioni nuk eshte thjesht nje rruge per te mbijetuar, por dhe nje ritual qe i jep kuptim ekzistences.
Te pakten keshtu deshifrohet pohimi i tyre se me emigracion nuk po del gje paralel me pohimin se ama rruge tjeter s`ka.
Altini, nje prej atyre qe kufiri e mali i jane shtepi, eshte nga nje fshat i Elbasanit, qe nenqesh me ironi kur e kujton apo kur dikush ia kerkon si emer. Mjaftohet te thote se atje dhe gomeret nuk kane me cfare te merren.
I veshur klandestince, me rroba udhetimi ku bien ne sy cizmet e beshme, ai qendron i ulur ne nje kafe-kioske se bashku me Nikolinin nga Lezha, ne pritje per tiu ngjitur malit. Kur e pyet se cpret nga liberalizimi i vizave?, te sheh me habi se mos po ia ke me te tallur. I duket togfjalesh i cuditshem dhe i piperosur me ironi.
Edhe pse ka qene i detyruar te marre ne dore ne zyren policore te doganes gjate deportimit nje fletepalosje me shpjegimin se cdo te ndodhe me liberalizimin e vizave e se si duhet kuptuar ai, atij as qe i intereson kjo gje.
Per te, ky vend nuk behet, dhe me kete paradigme fatale te artikuluar teksa tymos cigare me ngeshmerine e nje njeriu qe e konsideron te vulosur fatin e tij, te jep te kuptosh se nuk ka me asnje koment per te bere.
Ky qendrim i hap oreksin bashkudhetarit te tij lezhjan, Nikolinit, qe thote thjesht e qeruar se liberalizimi i vizave nuk eshte per ata.
Altini e Nikolini jane metafore e gjalle e hendekut mes virtuales dhe reales ne Shqiperine politike e jo vetem.
Te denuar per te qene klandestine me nje trajte te theksuar ikanakesh legjendare, ata nuk cfare e duan nje liberalizim vizash qe nuk u jep pune dhe sidomos ne vendin e tyre; ose nuk kane cfare e duan liberalizimin e vizave si banore te nje vendi mjeran. Sipas njerit prej tyre, kesaj i thone ti gezohesh nje BMV-je X5, kur shtepine e ke te rrenuar.
Tani ne Greqi eshte koha e vjeljes se agrumeve. Pra, thuhet se ka pune. E ky eshte nje trishtim me vete Viset shqiptare te jugut ne kufi me Greqine, ku dikur gjallonte miti i agrumeve jane djerre.
Ata dhjetera shqiptare hallexhinj qe cdo dite deportohen jepen e merren me firme si mall inventari mes zyrtareve kufitare greke e atyre shqiptare, mund te ishin fare mire djersederdhur ne tokat e atdhet te tyre, e liberalizimi i vizave tiu nevojitej vetem per ndonje pushim te fqinji.
Kete ata nuk e hasin dot ne fletushkat doganore qe u japin ne njeren dore rreth kuptimesise se drejte te liberalizimit, teksa ne tjetren mbajne nje sanduic e nje shishe uje, ritual i nje praktike te re te aplikuar se fundi ne Qafe-Bote, per ata qe i kthen greku, afermendsh, te telendisur e pa asnje kacidhe ne xhep.
Dogana e Qafe-Botes ne afersi te Ksamilit administron kontigjente te tera te deportuarish nga pala greke.
Atyre, ne kthim, sipas Zyres se Policise Kufitare ne dogane, u merren gjeneralitetet sipas nje pyetesori, motivet e ikjes, statusi social etj. Sipas Policise Kufitare, ne kontigjentet e deportuarve jane hasur dhe shume individe me precedente penale. Nderkohe, ligji per shkelesit e kufirit zbatohet vetem per elemente te perfshire me trafiqe, ndersa per te kategorizuarit si hallexhinj, eshte zgjedhur te tolerohet.
Zyrtare te Sektorit te Policise Kufitare te Qafe-Botes thone se perpiqen te jene korrekte e ndihmetare per te sapokthyerit, duke iu ofruar nje trajtim me te vecante grave e femijeve ne radhet e tyre. E sakaq, pak kilometra me tutje ndodhet Ksamili, ku hotelet e atyshme gjithnje kane pune.
Me afro 500 leke nata, te frymezuarve per klandestine drejt Greqise u afrohet nje shtrat me dyshek e nje batanije, si dhe komoditeti per te mos i pyetur fare se nga jane, nga ana e hotelexhiut. E duket se dielli i liberalizimit te vizave ketyre aneve nuk do te linde kurre!
Sarande, minoriteti braktis ullinjte, dem pasurise kombetare
Banore minoritare kane braktisur totalisht me mijera rrenje ullinj te djegur, qe sipas drejtorise se Bujqesise ne Sarande, po i shkaktojne nje dem kolosal ullirit si pasuri kombetare.
Nga nje raport qe kjo drejtori ka pergatitur per Ministrine e Bujqesise, ne kapitullin e relacionit me te dhena kushtuar kultivimit te ullirit ne rreth, thuhet tekstualisht se nje problem me ullinjte 30-vjecare eshte se 23-24 mije rrenje jane pershkuar nga zjarri qe ne vitin 2008 ne blloqe nga me te mirat dhe vetem 400-500 metra nga autostrada Konispol-Krane dhe mbi ta nuk vihet dore per tu riaftesuar per prodhim, pasi pronaret jane ne emigracion dhe nuk i kane te nevojshme te ardhurat prej tyre.
Mendojme se duhet te nderhyhet ligjerisht per te mos lene te pashfrytezuar kete pasuri kombetare, e cila po te ishte ne prodhim, do te sillte 92 000 000 leke te ardhura.
Dashamir Aliu, specialist ne Drejtorine e Bujqesise Sarande, thote se menjehere pas djegies, rrenjet e ullinjve duhet te ishin krasitur, nje proces mjaft i thjeshte e i lehte sipas tij, qe do te siguronte riaftesimin e tyre.
Por kjo nuk ka ndodhur, sepse banoret e minoritetit nuk kane interes qe te merren me kultivimin e tyre per shkak se e kane siguruar jetesen ne menyra te tjera. Por ullinjte, - thote Aliu, - jane pasuri kombetare e nuk mund te trajtohen thjesht si prone private.
Precedenti ne fjale i braktisjes se 24 mije rrenjeve ullinj i perket komunes se Dhivrit. Ato rrenje minoriteti i ka perfituar me ligjin 7501. Aliu thote se zgjidhja duhet te vije si ne rastin e zbatimit te vendimit te qeverise per dhenien e tokave djerre me qira.
Sipas tij, edhe ata hektare me ullinj te pakultivuar duhet te jepen me qira e keshtu shpetohet ajo pasuri kombetare, qe eshte krijuar me dekada. Ne kete menyre, edhe dikush do te kishte shansin te rregullonte ekonomine familjare, te ardhurat do shtoheshin, por dhe minoriteti prone e se ciles jane ata ullinj do te ndergjegjesohej.