Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Libri rrezikon te kthehet ne mall tregtimi"

Publikuar me : 15.04.2011 Ne : Kulture - 30 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shoqeria e Librit Shqip prezantoi veten dje ne Biblioteken Kombetare ne Tirane, duke e cuar ne tre numrin e shoqatave per librin brenda territorit shqiptar. Ne nje konference per shtyp, drejtuesit e shoqates, Ardian Klosi dhe Arlinda Dudaj pohuan se arsyeja kryesore pse krijohet Shoqeria e Librit Shqip eshte qe botuesit e permes tyre shkrimtaret, perkthyesit, te gjithe njerezit e kultures te kene mundesi me te mira te perfaqesimit te librit ne gjuhen shqipe.


Nepermjet nje deklarate te perbashket te disa botuesve qe jane shkeputur nga Shoqata e Botuesve Shqiptare, ata bene te ditur konstatimin se ne Shqiperi, Kosove e ne vende te tjera ku shkruhet dhe botohet ne gjuhen shqipe verehet shtimi i titujve nga autore origjinale e sidomos nga ata te perkthyer, por edhe pakujdesi ne paraqitjen e librit, perkthime te pakontrolluara, dhe sidomos mosrespektim i se drejtes te autorit.


Ne panaire kombetare mbizoteron shpesh shtytja per te shitur me cdo kusht dhe jo deshira per paraqitje sa me dinjitoze dhe estetike te librit shqiptar. Ne panaire te rendesishme nderkombetare te librit Shqiperia ose paraqitet varfer, ose nuk paraqitet fare. Stendat tona nuk perbejne ngjarje kulturore por banaqe per librin. Libri rrezikon te kthehet ne nje mall te thjeshte tregtimi. Keto jane disa nga shqetesimet qe paraqiten botuesit ne Biblioteken Kombetare, pak dite para festimeve te Dites Nderkombetare te Librit.


Kjo Shoqeri merr persiper te perfaqesoje interesat e botuesve shqiptare qe aderojne ne te kundrejt institucioneve shteterore dhe organizmave te ndryshme nderkombetare qe kane te bejne me librin dhe me kulturen.


ShLSh eshte e organizuar me parimin e sindikates se lire. Te gjithe anetaret e saj jane me te drejta te barabarta, paguajne kuotizacionin dhe jane pjese e vendimmarrjes, ose ne menyre te drejtperdrejte ose te perfaqesuar nga kryesia e ShLSh. Kryesia e ShLSh perterihet me parimin e rotacionit cdo dy vjet. Kryetar i pare u zgjodh dr. Ardian Klosi, sekretare e kryesise Arlinda Dudaj.


Deri tani jane anetare te ShLSh, ne rendin alfabetik Botimet Dudaj, Botimet IDK, Botimet k&b, Botimet Kult, Botimet Omsca, Botimet Skanderbeg Books, Botimet Toena. Anetaresia eshte e hapur edhe per cdo botues tjeter qe respekton parimet e mesiperme dhe pranon organizimin e brendshem te Shoqerise.


Qysh javen e ardhshme ShLSh do te organizoje aktivitetin e saj te pare Panairin e Librit te Vlores. Ftohen te marrin pjese ne te, pavaresisht anetaresise ose jo ne ShLSh, te gjithe botuesit e librit shqip.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Lamtumire maestro!

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 46 here.
Lamtumire maestro!"Zhizel i Fundit", puna e fundit e Agron Aliajt, dhjetor 2011 Valeria Dedaj Elsa Demo   Mëngjesin e së enjtes, në repartin e reanimacionit të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u nda nga jeta koreografi shqiptar Agron Aliaj në moshën 79-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur të afërm të familjes Aliaj të cilët prej 7 marsit, kur maestroja u aksidentua, e kanë shoqëruar nga një spital në tjetrin. Kohët e fundit Aliaj, në gjendje të paralizuar kishte lënë...Lexo te gjithe artikullin »


» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk
» “Orient Expresto”, jazz nga Kroacia
» Jeta dhe dashuria ne komunitetin gay
» Koncert premiere nga William Walton
» Rona Nishliu, mjaft mire si fillim
» Shekspiri nga Ballkani, mire dhe keq

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit