Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Nje jete me pacientet, na flaken ne rruge pa asnje motiv"

Publikuar me : 09.09.2010 Ne : Shendeti - 121 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne Spitalin Ushtarak jane pushuar nga puna rreth 50 punonjes, mes te cileve 30 infermiere. Nuk na eshte dhene asnje motiv


Kane punuar nje jete te tere ne sherbim te pacienteve, ndersa sot jane hedhur ne rruge pas asnje paralajmerim, pa asnje motivacion, madje edhe te lenduara nga perbuzja qe kane perfituar si shperblim qe iu ka dhene institucioni ku punonin.


Ky eshte fati i rreth 30 infermiereve te Spitalit Ushtarak, te cilat jane perzene nga puna pa asnje paralajmerim apo shkrese zyrtare te shkruar.


Te zhgenjyera dhe te derrmuara nga kjo padrejtesi qe iu eshte bere, infermieret pohojne per gazeten se askush nuk i ka pritur per te degjuar problemin e tyre.


Nderkohe, burime prane Spitalit Ushtarak pohojne se tri javet e fundit jane larguar mbi 50 punonjes te ketij spitali pa asnje motivacion. Kryetari i Sindikates se Personelit Shendetesor, Edmond Fabe, pohon se infermiereve nuk iu eshte dhene asnje shkrese me shkrim per largimin nga puna dhe ne keto kushte nuk dihet as motivacioni se perse i kane larguar nga puna. Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj, i kontaktuar ne telefon per kete problem, nuk dha asnje shpjegim.


Infermieret


I gjen te mbledhura te gjitha pak metra larg deres se drejtorise me shpresen se do te marrin nje pergjigje se perse i kane flakur nga puna. Jane te gatshme te rrefejne hallin qe i ka zene, por frika se mos ish-drejtuesit e tyre hakmerren, nuk munden te thone emrat. Edhe pse roja e Spitalit Ushtarak nuk na lejoi te intervistonim infermieret brenda spitalit, keto te fundit na shoqeruan te lokali jashte zones se spitalit per te rrefyer ate cka iu ka ndodhur.


Secila nga infermieret ka te pakten me shume se 25 vjet eksperience dhe te gjitha kane mbaruar arsimin e mesem te infermierise para viteve 90-te, por keto nuk kane mjaftuar per tiu mbyllur deren pa asnje shpjegim.


Kam punuar plot 35 vjet ne kete spital. Asnjehere nuk e kemi kursyer mundin dhe djersen tone per te qene ne krye te detyres. As kur ishte viti 97-te kur pritem te plagosurit dhe te demtuarit cdo dite, as kur ndodhi ngjarja e Gerdecit dhe per asnje moment.


Tani hidhemi ne rruge sikur te ishim kriminele dhe jo infermiere qe kemi punuar mes plageve dhe traumave, - pohon njera nga infermieret, duke shtuar se gjate eksperiences ne pune ka marre vetem flete lavderimi dhe kurre nuk eshte kritikuar per punen qe ka bere.

Akuzat

Infermieret e pushuara nga puna theksojne se drejtoria nuk iu ka dhene asnje shpjegim per kete abuzim qe kane bere ne kurriz te tyre, madje, sipas tyre, ato jane zevendesuar me infermiere qe nuk plotesojne kriteret dhe jane te aferm te drejtuesve te spitalit. Eshte skandaloze, por nuk dime perse jemi flakur ne rruge.


Ne shkuam si zakonisht ne pavijon, por shefat e sherbimit na thane me goje se kane urdher nga drejtoria te mos pranohemi ne pune. Vetem kaq na thane, asgje me shume, - pohojne njera nga infermieret.


Sipas tyre, ato jane kercenuar shpesh se duhet te mbarojne fakultetin e Infermierise ne nje nga fakultetet private, por ato nuk e kane pare te arsyeshme per ta bere kete fakultet per shkak te moshes shume te afert qe kane me pensionin dhe per mungesen e seriozitetit qe kane keto fakultete.


Se pari, ne jemi te varfra dhe nuk kemi 5 mije euro per te bere ate te ashtuquajtur fakultet, se dyti, jemi ne prag pensioni dhe, se treti, kemi dekada vite eksperience mbi kurriz dhe arsimin perkates te infermiereve, - pohojne infermieret. Sipas tyre, ato jane ankuar per kete padrejtesi ne drejtorine e Spitalit Ushtarak dhe ne Ministrine e Mbrojtjes, por nuk kane marre asnje pergjigje.


Personeli Na jane vonuar pagat


Personeli i Spitalit Ushtarak nuk ka marre pagat, ndonese duhej ti merrnin nje jave me pare. Burime prane ketij spitali pohojne se drejtoria nuk iu ka dhene ndonje motiv per vonesat e pagave. Nderkohe, drejtori i ketij spitali, Bedri Mihaj, nuk dha shpjegim as per kete ceshtje.


Sipas mjekeve te Spitalit Ushtarak, kjo vonese mund te kete ndodhur per shkak te largimit nga puna pa motivacion te rreth 50 punonjesve. Ne fakt, jane larguar nga puna 50 dhe jane emeruar njekohesisht me shume se 60 punonjes te tjere.


Per momentin nuk ka marre askush paga as ne qe jemi ne pune, as te larguarit dhe as te emeruarit e rinj, - pohon njeri nga mjeket e Spitalit Ushtarak, duke shtuar se kjo eshte nje situate skandaloze, pasi punojne ne nje institucion shteteror dhe te drejtat e tyre shkelen ne cdo moment.


Spitali Ushtarak, bllokohen operacionet e planifikuara


Pagat e vonuara dhe pushimi nga puna i punonjesve pa asnje motivacion nuk eshte problemi i vetem ne Spitalin Ushtarak, sepse burime prane ketij spitali pohojne se jane bllokuar edhe operacionet e planifikuara.


Sipas kirurgeve te ketij spitali, gjate muajit shtator nuk kane bere asnje operacion te planifikuar, sepse sallat kirurgjikale jane te bllokuara. Megjithate, edhe kete problem kirurget e lidhin me faktin e largimit te infermiereve nga puna, sepse ato ende nuk kane filluar te mbulohen nga emerimet e reja qe jane bere.


Jane nje numer i madh infermieresh qe jane larguar nga puna dhe ende nuk kemi pare te sjellin zevendesueset e tyre, ndonese e kane marre emerimin. Problemi eshte se ne sallat e operacioneve duhet patjeter infermiere, sepse operacionet pa prezencen e tyre nuk mund te realizohen, - pohon njeri nga kirurget e Spitalit Ushtarak, duke theksuar se spitali i tyre eshte i nje rendesie te vecante dhe kerkojne qe te merren masa qe keto fenomene negative te marrin fund.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit