Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Nuk eshte e mundur te shohim sahatet tane perdite?"

Publikuar me : 27.10.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 87 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Jam nje banor i Tiranes. Stafin dhe artikujt e gazetes Shekulli i kam te preferuara. Me pelqen mendimi juaj vlen. Nese vlen, ju lutem hidhni disa rreshta, per shqetesimet qe kemi si konsumatore familjare te energjise elektrike. Menduam se kompania CEZ-shperndares do te na lehtesonte disi ekonomine tone te varfer. Por, nuk ndodhi keshtu.


Ajo po na e ngop me cmime te kripura dhe vitin tjeter ka gjasa qe te na e rris perseri. Kompania ka vite e privatizuar, por per ne konsumatoret familjare ska bere asgje, qofte dhe ne instalimin e kabllove te energjise qe jane shperndare si fije te merimanges. Kerkojme qe sahatin mates ta kemi te instaluar ne cdo apartament, kurse ai tash dhjete vjet eshte i kycur ne kasete.


Faturuesja, vjen kontrollon sahatin, shenon ne bllok, e can e iken. Çelesat e drynit i mban ajo dhe ne familjaret, kemi celesat e kashtes.


Dite me pare drejtuesit e kompanise, u shprehen ne media, se kemi bere shpenzime per remontet e stacioneve te energjise elektrike, e cmimet do ti ulim, kur te gjithe konsumatoret te paguajne energjine e harxhuar. Kjo ne thelbin e saj shpreh qe vjedhjet te vazhdojne, kurse ne si kompani te mbushim arkat tona.


Ata e kane me te lehte te rrisin cmimet se sa te grisin kepucet per te ndalur duart e hajnave. Prandaj ndodh qe disa faturuese, se kane per gje qe te shtojne nje ke/ore me teper, duke thene he mo se seshte gje e madhe


Atehere bejme nje llogari te thjeshte 100 mije aparate mates, nga nje ke, here 7.70 leke bejne miliona leke vjedhje, pa iu dridhur qerpiku. Edhe sikur matesit te verifikohen nga aparate elektronike, perseri nuk e zgjidh shqetesimin tone, se ne duam te shikojme cdo dite sahatin sesa energji harxhojme.


Shqetesimet tona zgjidhen me pak shpenzime. Nese nuk ke mundesi te vendosesh aparatin mates ne apartament, atehere hap nje dritare te vogel me xham ne kasete, qe te shikoj konsumin ditor, ose faturuesja te vije ne nje dite e ore te caktuar mujore, dhe tjetra ne kasete te jene dy dryna te ndryshem, qe verifikimi te behet ne prezence te saj e familjareve.


Keshtu zgjidhen disi hallet tona, pasi nuk eshte e rregullt qe kompania private ka ne kontroll, sahatin mates, faturuesen dhe celesat e drynit, ndersa konsumatorit familjar privat, i vendos kushte deri dhe ligjore, per shlyerjen e energjise ne afatet e percaktuara nga kompania.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 67 here.
Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renieMonedha europian, euro, foto arkiv Vlera e euros dhe çmimet e aksioneve në botë kanë rënë pas frikës së krizës globale ekonomike, që lidhet me krizën greke të borxhit dhe problemet në bankat spanjolle. Aksionet në tregjet aziatike dhe evropiane, të premten dukej se do të shkonin drejt rënies më të madhe javore që nga nëntori i vitit të kaluar. Rënia erdhi pasi 16 banka spanjolle u zhvlerësuan nga agjencia e vlerësimit Moody, si dhe në lidhje me shqetësimet, se Greqia...Lexo te gjithe artikullin »


» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet
» Ligjet per punetoret vetem ne leter
» BE, nuk ndryshon GDP-ja
» Koncesionet, KLSH kap 17 milione dollare shkelje tek METE
» Çmimi i Albpetrol-it, u vleresuan vetem muret dhe jo rezervat e naftes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit