Arben Veliko u denua javen e kaluar nga Gjykata e Krimeve te Renda me akuzen e trafikimit te narkotikeve
TIRANE- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet, mbi bazen e ligjit Antimafia vendos bllokimin e nje llogaria bankare prej rreth 30 mije eurove dhe po verifikohen dy pallatet e ndertuara ne qytetin e Vlores, nga i akuzuari per trafik droge Arben Veliko.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes, ku sipas tyre, po punohet ende per identifikimin e pasurise qe i pandehuri mund te kete.
Sipas ketyre burimeve, pritet nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te kthejne pergjigje mbi pasurite e tjera qe rezultojne ne emer te tij dhe pjesetareve te ngushte te familjes dhe me pas te vendoset me vendim gjykate sekuestrimi i tyre.
Sipas akuzes, ndertuesi Arben Veliko dhe pese bashkepunetoret e tij, Dritan Jahelezaj, Sokol Kashta, Latimir Hoxha, Panajot Dhiamandi dhe Astrit Goxhi, ne dhjetor te 2008 kane derguar 14 kg heroine ne Itali nepermjet portit te Durresit. Me kerkese te Velikos, i pandehuri Jahelezaj ka gjetur korrierin Goxhi, i cili e ka derguar drogen ne Milano te Italise.
Per sigurimin dhe dergimin e kesaj sasie droge Veliko ka bashkepunuar edhe me te pandehurit Kashta, Dhiamandi dhe Hoxha,-thuhet ne dosjen e prokurorise. Por edhe pse droga eshte derguar ne Itali, ku pritesi dhe shitesi i saj ishte shtetasi Luan Biberaj, sasia e droges nuk eshte shitur per shkak te cilesise se dobet.
Cilesi kjo qe ka sjelle debate mes pronarit Veliko dhe shitesit Biberaj, pasi ky i fundit ka kerkuar ti ktheje mallin. Veliko, ka derguar nga Shqiperia shtetasin Julian Kajdo dhe Eduart Tashkollari per te terhequr drogen qe kishte mbetur pa u shitur me nje sasi prej 11 kg heroine. Ne momentin qe kane marre drogen, ka nderhyre policia duke i arrestuar ne Itali dhe me pas eshte kryer operacioni i arrestimit te tyre ne Shqiperi.