Prokuroria i komunikoi mbylljen e hetimeve Indrit Aliut, te akuzuar si ndermjetes i rreme ne tendera dhe vepra publike
Gjate komunikimit te akuzes, Aliu pretendoi se ne gjashte raste per te cilat ai dyshohet, firma e tij eshte flasifikuar
TIRANE- Njesia e Task-Forces ne prokurorine e kryeqytetit, nje muaj pas ekstradimit te super mashtruesit Indrit Aliu, i komunikoi atij akuzat zyrtare dhe njekohesisht e mori ne pyetje me cilesine e te pandehurit. Gjate pyetjes se tij nga prokurori i ceshtjes ai pranoi se ka mashtruar vetem 5 kompani/persona, 6 rastet e tjera i mohon duke pretenduar se i kane perdorur firmen e falsifikuar.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit te akuzes, te cilet saktesuan se brenda pak diteve, dosja penale ne ngarkim te Aliut do te dorezohet ne gjykate per shqyrtimin e ceshtjes. Mesohet se prokurori i ceshtjes, Julian Xhengo, nje muaj me pare kishte perfunduar hetimin, por kur po pergatitej dergimi i ceshtjes ne gjyq, autoritetet greke e ekstraduan Aliun ne Shqiperi. Nga ky moment prokuroria shtyu afatet e hetimit edhe per nje muaj, me qellim pyetjen e te akuzuarit.
Ai dyshohet se ka mashtruar ne 11 raste, duke luajtur rolin e ndermjetesit ne tendera rrugesh, ndertime shkollash e veprash publike, ndersa ka pervetesuar automjete dhe kompjutere nga kompanite private, duke nenshkruar kontrata fiktive per blerjen e sherbimeve.
Sipas burimeve te hetimit, i pyetur si person nen hetim, e me pas me cilesine e te pandehurit pas komunikimit te akuzave zyrtare te mashtrimit dhe skemat mashtruese piramidale, ka pranuar se ka mashtruar ne se paku pese raste.
Pranoj se kam perfituar ne 5 raste nga persona dhe kompani te ndryshme shuma parash, te cilat do tua kthej. Ne 6 rastet e tjera te pretenduara nga prokuroria une nuk kam gisht, pasi aty me eshte falsifikuar firma ime dhe me ane te kesaj firme kane perfituar persona te ndryshem, te cilet prokuroria duhet ti hetoje,-mesohet te kete thene Aliu para hetuesve, te cilet akuzojne super mashtruesin per 11 raste ne forma te ndryshme.
Pas marrjes ne pyetje dhe firmosjes se procesverbalit perkates, prokuroria ka vene re se Aliu kishte ndryshuar firmen, e cila nuk ngjante me ate te gjetur ne dokumentet e ndryshme ku vete i pandehuri dyshohet se ka firmosur. Ne lidhje me kete fakt, burime te akuzes thane se do te kerkohet kryerja e nje ekspertimi krahasues te firmes se Aliut, ne fazen e hetimit gjyqesor. Kjo pasi pritet qe shume shpejt dosja te dergohet per gjykimin.
Sipas prokurorise, i pandehuri Aliu akuzohet se ka mashtruar ne 11 raste duke perfituar nje shume prej rreth 4 milione euro nga biznesmene e persona te ndryshem. Mesohet se ndaj super mashtruesit eshte depozituar kallezimi i pare penal me 13 mars 2009 ne prokurorine e kryeqytetit, ndersa ai vete eshte larguar nga territori shqiptar me 16 mars 2009 duke kaluar ne Maqedoni nga pika e kufirit te Qafe Thanes.
Nga Maqedonia, rezulton se ai ka kaluar ne Greqi ku edhe eshte arrestuar ne baze te urdher arrestit nderkombetar te leshuar nga Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet mbi bazen e kerkeses se njesise se Task-Forces se prokurorise se Tiranes.
Sipas akuzes, i pandehuri Aliu ka perdorur te njejten skeme mashtrimi, duke u hequr si administrator i nje kompanie te madhe ndertimi, duke marre keshtu pune nenkontraktuale per ndertimin e rrugeve te ndryshme.
Hetimi
Aliu i dyshuar per mashtrim te enteve shteterore
Nga hetimet disa mujore eshte arritur ne perfundim se i pandehuri Indrit Aliu ka hartuar kontrata me shoqeri te ndryshme sipermarrese per kryerjen e punimeve te ndryshme ndertimore, duke marre pagesa nga keto shoqeri ne formen e sigurimit te kontrates dhe duke mos i likuiduar ato me pas per punimet e kryera.
Veprimet e kryera nepermjet genjeshtres ne formen e mesiperme ndaj shtetasve kallezues, jane kryer nga Indrit Aliu me qellim te perfitimit material, por edhe nga fakti se ky shtetas, pasi ka marre shumat e parave, eshte larguar duke mos i kthyer me.
Fillimisht ndaj Aliut ka dorezuar kallezimin e pare nje firme ndertimi, e cila e kishte fituar tenderin per kryerjen e rikonstruksionit dhe rehabilitimit te rruges Sinanaj-diga e HEC Kalivac, Komuna Lopes, Qarku Gjirokaster, me vlere te kontrates 7 milione euro.
Nga kjo firme Aliu ka perfituar rreth 500 mije euro, te cilat i ka marre me ane te mashtrimit dhe presionit se, nese nuk paguanin, do te prishte kontraten. Gjithashtu, i pandehuri ka marre nje makine nga kompanite tregtare qe operojne ne vend te cilen nuk e ka paguar dhe as kthyer, por mendohet se e ka shitur e me pas eshte zhdukur.
Eshte zbardhur edhe kallezimi i nje administratori te nje kompanie, i cili kishte kontraktuar kompanine e Aliut per te kryer punimet e rruges se fshatit Dishnice me vlere 70 milione leke, te komunes Bulgarec Korce.
Me pas, po me ane te ketij administratori, vlonjati Aliu ka nenshkruar kontrata per rikonstruksionin e Bashkise se Librazhdit, si dhe per tre rruge te tjera ne Librazhd dhe komunen per rreth saj qe kapnin shifren e 1 milion eurove. Ne ditet ne vazhdim, po ky administrator i ka ofruar te pandehurit Aliu nje tender tjeter per ndertimin e rruges ne komunen Lopes ne Tepelene, me vlere 7 milione euro.
Nga hetimet jane zbardhur edhe kater kallezime te tjera, per te njejten skeme mashtrimi, ku vlonjati ka marre si parapagim sigurimin e kontrates ne 3 per qind te vleres dhe ne disa raste deri ne 30 per qind te te gjithe vleres se tenderit-thuhet ne dosjen e gjate hetimore qe brenda pak diteve do te perfundoje ne duart e Gjykates se Shkalles se Pare.