Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Trajneri i kokaines" denohet shtate vjet e kater muaj burg

Publikuar me : 04.04.2011 Ne : Kronike - 132 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Trafikimi i 310 grameve kokaine nga Kolumbia ne Shqiperi duke i fshehur ne stomak i kushtoi ish-volejbollistit te kombetares shqiptare, Arian Korca denimin me 11 vjet heqje lirie. Pese gjyqtaret e Krimeve te Renda e cilesuan trajnerin e kokaines fajtor per trafik droge ne bashkepunim, por ne saje te pranimit te gjykimit te shkurtuar do te vuaje vetem shtate vjet dhe kater muaj burg.


Vete i pandehuri, Korca dhe avokatja e tij mbrojtese, kerkuan pafajesi duke pretenduar se nuk kishin dijeni se si ne stomakun e tij ndodheshin 310 grame kokaine e paketuar ne 41 kapsula. Perpara arrestimit, Arian Korca kryente detyren e trajnerit te nje ekipi te te rinjve ne Rumani.

Ka qene pasdite e dates 12 Nentor 2010 kur ne ambientet e Urgjences se QSUT-se eshte paraqitur me dhimbje te forta barku, shtetasi Arian Korca. I pandehuri kishte dhimbje te barkut dhe pretendonte se ishte vizituar edhe ne nje klinike private ne rrugen e Kavajes dhe nuk i kishin gjetur se cfare kishte. Te ndodhur ne keto kushte, personeli mjekesore ka bere nje sere ekzaminimesh, nder te tjera edhe Eko-abduminale ku jane konstatuar disa trupa te huaj.


Keto trupa te huaj, ishin ne forme kapsule dhe ndodheshin mes stomakut dhe zorres se trashe (ne rektum). Pas konstatimit te trupave te huaj, i pandehuri kishte pretenduar se kishte nje jave qe nuk kishte arritur te kryente dot nevojat fiziologjike. Me ane te metodes se klizmes (menyre mekanike) personeli mjekesor i urgjences se QSUT-se vendosen dhe i nxoren po pasditen e 12 Nentorit 2010, 39 kapsula te mbeshtjella me qese najloni.


Brenda tyre kishte pluhur te bardhe e dyshuar per lende narkotike. Pas ekspertimit kimik te ketij pluhuri, ekspertet konstatuan se eshte lende narkotike e llojit kokaine-thuhet ne vendimin e gjykates. Me pas, te nesermen e arrestimit, konkretisht me date 13 Nentor 2010, pas nje nderhyrje tjeter te personelin mjekesor, nga stomaku i 46 vjecarit Korca u nxoren edhe dy kapsula tjera. Sipas prokurorise, ne total, ne trupin e Korces ndodheshin 41 kapsula me peshe 310 grame kokaine. Vete i pandehuri nuk ka pranuar se kishte dijeni per keto kapsula kokaine ne stomakun e tij.

Si u zbulua droga
Krimi per te cilen u denua ish-volejbollisti i kombetares Korca, sipas vendimit te Gjykates, u zbulua me 12 Nentor 2010, kur i pandehuri kerkoi ndihme mjekesore prane Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza, per dhimbje stomaku, duke u shtirur se nuk e dinte se cfare kishte ne stomak.


Po me kete date, policia me urdher te Prokurorise se Krimeve te Renda dhe pas njoftimit te personelit mjekesor, e arrestoi ne flagrance ne shtratin e Urgjences se QSUT-se. Ai i kishin nxjerre nga trupi 39 kapsula, brenda te cilave kishte lende narkotike te llojit kokaine. Nje dite me pas nga trupi i tij u nxoren edhe dy kapsula te tjera.


Korca Nuk e di nga hyri droga ne stomakun tim
Arian Korca nuk e ka pranuar asnjehere drogen qe ndodhej ne stomakun e tij, duke pretenduar se ajo i ishte vendosur pa dijenine e tij nga dy te rinj durrsak. Ja deshmia e plote e tij Prej kohesh jetoj e punoj ne Rumani me nje ekip te rinjsh volejbolli. Duke punuar dhe jetuar kam siguruar edhe shtetesine rumune. Kete shtetesi me hyrjen e Rumanise ne Bashkimin Evropian, e kam perdorur per te levizur per pune ne vende te ndryshme perendimore.

Edhe ne kete rast, rreth kater jave me pare kam shkuar ne Paris te Frances dhe aty rastesisht jam njohur me dy djem qe nga theksi i komunikimit ishin nga rrethi i Durresit. Duke pare se nuk kisha ku te rrija, ata me ofruan banesen e tyre per ca dite. Pas dy ditesh qendrimi aty u ndjeva keq dhe me dhimbje barku. Mendova se ato me vinin nga heqja e 1/3 se stomakut, qe e kam operuar prej kohesh. Nuk mbaj mend se cfare ndodhi me mua pasi kam humbur ndjenjat per dy dite.

Me pas jam zgjuar dhe dy djemte me lane ne rruge te madhe, duke me kerkuar qe te largohesha. Rreth tri jave me pare u ktheva ne Shqiperi. Erdha ketu e serish nisa te kem dhimbje barku. Edhe ne kete rast mendova se vinte nga operimi i kryer kohe me pare. Per kete shkak mora mjekime, por dhimbja nuk ndalej. U vizitova te mjeku, i cili me dha disa ilace qe nuk me bene derman.

Duke pare dhimbjet e forta, kerkova ndihme ne urgjencen e QSUT-se, ku pasi me eshte bere nje Eko-grafi mjeku me tha se kisha sende te huaja ne stomak. U habita dhe i kerkova ti nxjerrin nese munden. Aty iu nenshtrova nje nderhyrjeje mekanike per nxjerrjen e sendeve te huaja. Ato rezultuan se ishin qese te mbushura me kokaine. Nuk e di kush dhe si kane hyre ne stomakun tim, pasi vete nuk do rrezikoja jeten dhe ti fusja,- tha pas arrestimit i pandehuri Arian Korca.

Trajneri, udhetime te shpeshta jashte vendit
Gjate hetimit te ceshtjes, eshte konstatuar se i pandehuri Arian Korca kishte dy shtetesi, ate shqiptare dhe rumune, me te cilen udhetonte jashte territorit shqiptar. Ne te shumten e rasteve i pandehuri kishte perdorur aeroportin Nene Tereza ne Rinas, si dhe ne disa raste pike kalimet kufitare te Hanit te Hotit te rrethit Shkoder dhe Kakavijes se Gjirokastres.


Dalja e fundit nga Shqiperia, sipas sistemit TIMS, ka qene me 7 tetor dhe eshte kthyer ne Shqiperi me 23 tetor 2010, per tu arrestuar me 12 nentor ne ambientet e QSUT-se. Sipas sistemit TIMS, trajneri Korca, nga Shqiperia ka dale ne vitin 2004 dhe po ne kete vit eshte kthyer, me pas tre here ne vitin 2005 ka dale nga Shqiperia per tu kthyer po tre here ne kete vit.


Gjithashtu nje here ka hyre dhe dale nga Hani i Hotit ne vitin 2006, per te vazhduar edhe veren e vitit 2007 dhe 2008 qe ka shfrytezuar kete pike kalimi kufitar per te hyre dhe dale nga Shqiperia. Me pas, ne vitin 2007 rezulton se nje here ka dale nga Shqiperia ne drejtim te Greqise nepermjet pike kalimit kufitar te Kakavijes. Me pas po ne tetor te 2009 ka hyre ne Shqiperi dhe ne fillim te muajt nentor ka dale nga Shqiperia nepermjet pike kalimit kufitar te Rinasit.


Po kete rruge i arrestuari Korca e ka perdorur ne tre raste ne vitin 2010, ne muajin shkurt, shtator dhe me 22 Tetor 2010. Kjo date eshte edhe data e fundit ku i pandehuri ka hyre ne Shqiperi nga nje udhetim qe kishte pasur ne Argjentine, me nje ndalese ne France, dhe me pas ne Budapest, per te mberritur perfundimisht ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas. Sapo mberriti ne Tirane, priti disa kohe, duke shpresuar qe kapsulat te dilnin ne menyre fizike nga organizmi i tij.


Por, kapsulat nuk po dilnin edhe pas disa mjekimeve te perdorura nga 46 vjecari, i cili nga frika kerkoj ndihme mjekesore ne nje klinike private ne rrugen e Kavajes e cila nuk arriti tia nxirrte kapsulat. Por, dhimbjet e barkut e detyruan te paraqitet ne Urgjencen e QSUT-se duke kerkuar ndihme, ku edhe ju konstatuan dhe ia nxoren 41 kapsulat e mbushur ame kokaine.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gramsh, tenton vetevarjen 15-vjecari

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 44 here.
GRAMSH – Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur një 15-vjeçar me banim në Gramsh. XH. Veliu, 15 vjeç, punëtor në një kalçeto, është gjetur nga familjarë i vetëvarur në shtëpinë e tij rreth mesditës së djeshme. I riu është shpëtuar në momentet e fundit të jetës dhe menjëherë është kërkuar ndërhyrja mjekësore, pasi gjendja e 15-vjeçarit paraqitej mjaft e rëndë. Mjekët e spitalit të Gramshit kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së...Lexo te gjithe artikullin »


» Shembet ura, nxenesit rrezikojne mbytjen
» Shembet ura, rrezikojne mbytjen nxenesit
» Shembet ura, 2 nxenes rrezikojne mbytjen
» Kanosi policin, procedohet penalisht
» Arrestohet per falsifikim shtetasi grek
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe nuk u mbajt
» Muzeu i Lezhes, premtimi qe s’u mbajt
» Makina perplas motorin, plagoset nje person
» Arrestohet nje 22-vjecar per plagosje
» Arrestohet nje 22-vjecari per plagosje

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit