Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Traviata" pa leke, me dy gozhde e dy derrasa

Publikuar me : 20.05.2011 Ne : Kulture - 362 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Teksa moshataret e tij kengetare ne Opera, kishin fiksuar syte te transmetimet e pafundme politike ne televizor, Shyqyri Caushaj fliste per operen Traviata te Xhuzepe Verdit, qe e ka ne mendje prej 30 ditesh, qysh kur vendosi per te realizuar me zero leke aktin e trete te saj. Kjo pjese e Operes, u shfaq mbreme ne Teatrin e Metropolit, duke sjelle nje deshmi sesi mund te behet art edhe pa para.


Studentit te vitit te dyte per regji teatri ne Akademine e Arteve, Caushajt 20 vjecar, i lindi ideja per te punuar me kete veper teksa ndiqte ne sallen e Teatrit te Operes nje nga shfaqjet e saj ne muajin prill. Si iu duk Traviata ate nate? Pak e vaket, thote ai, mungonte mjeshteria e aktorit, fantazia dhe imagjinata. Vetiu i lindnin ide akt pas akti per realizimin e vepres nese do ta kishte ai ne dore, teksa e shikonte ulur ne nje nga stolat e atij teatri.


Pa para, pa kushte, e pa mbeshtetje, por me guxim dhe pasion, ai mori persiper realizimin e vetem nje akti nga kjo opera. Realizimi i se gjithes ishte, kuptueshem, i pamundur! Shyqyriu ndjek nje moto ne punen e tij disfavorin ktheje ne favor, qe e ndihmoi tia dilte mbane edhe kesaj here. Nuk kisha para, nuk kisha sponsor, vetem pese soliste dhe nje koncertmaester, dy gozhde e dy derrasa, tregon studenti, qe e nisi punen per kete shfaqje nga hici.


Ama kishte kurajo per ti kerkuar kengetareve te Operes, Emiljana Palushajt, Lindita Koles, Armando Likajt, Solen Alles, te vinin ne shfaqjen e tij pa ndonje shperblim. Kurse, Elson Brahes, qe deri me tani eshte pare si figurant dhe me role te dyta ne Opera, i dha mundesine te interpretonte ne nje rol te pare, ate te Alfred Zhermonit. Ketij grupi te rinjsh i besoi edhe Ingrid Pulizo, pianiste prej vitesh e Operes. Ideja e Caushajt dhe e grupit te tij u be konkrete kur iu hapen pa asnje kosto dyert e Teatrit te Metropolit, per sallen Shekspir. Kjo salle ishte e duhura per ate lloj teatri qe ai kerkon te realizoje, nje teater i varfer ne objekte dhe i pasur ne emocion.


Kohet e fundit, Shyqyri Caushajt iu dha nje mundesi nga Akademia e Arteve per nje specializim ne Marseje nen drejtimin e profesorit Jean-Pierre Raffaelli, nje seri leksionesh mbi Teatrin e Varfer te Grotovskit dhe Mjeshterine e Aktorit. I ka ende te fresketa ne mendje mesimet mbi teatrin qe i japin liri imagjinates. Keshtu filloi puna per nje Traviate te zhveshur nga madheshtia dhe shkelqimi, pa shandane, pa veshjet mondane, pa fustanet dhe dorashka e zonjave.


Me rendesi ishte mesazhi i operes dhe emocionet qe percjell. Ato pak objekte qe ndodhen ne skene, duhet te jene ne funksion te shprehjes se mesazhit. Dhe ja sesi e mbushi Shyqyriu skenen qe pati ne dispozicion


U krijua nje pod me gozhde dhe derrasa, qe eshte krevati i Violetes, i vendosur ne mes te skenes. Te gjitha i kam sajuar vete. Kam blere vajguri per te ndezur 4 pishtaret, fitilat i kam bere po vete, pa asnje lloj ndroje kam hipur ne pemet pas TKOB-it, per te marre gjethe te kalbura dhe me to kam rrethuar skenen rreth e perqark. Eshte nje metafore per njerezit qe rrethojne Violeten, per shoqerine e kalbur te kohes.


Keshtu u realizua skenografia. Kostumet i kane sjelle vete solistet dhe i kane pershtatur per kete shfaqje.
Qysh kur filloi nga puna me operen Traviata (La Traviata 1853) me libret te Francesco Maria Piave-s, Caushaj e kishte pertypur mire vepren e Dymase (i biri), Zonja me Kamelie. U thellua ne jeten tragjike te Violeta Valerit, kurtizanes qe vdes e vetme dhe e perbuzur nga shoqeria e kohes, Parisi i shek XVIII. Eshte shoqeria e kohes qe individin kerkon tia dobesoje fuqite, ta fundose, ta rrenoje.


Per kete arsye ne regjine e tij, Shyqyriu i devijon finales se operes qe te gjithe njohin. Ketu Violeta vdes vetem. Ardhja e Alfredit ndodh vetem ne imagjinaten e saj, ne enderr. As sakrifica dhe lufta e brendshme nuk e ndihmuan ate ti ndryshonte rrjedhe fatit. Personazhi i saj na jep nje mesazh shume te forte. Njerezit qe e rrethojne, nuk e mundin dot ate. Shpirtin nuk arrijne tia marrin., thote Caushaj.


Stafi energjik i kesaj opere i ka kushtuar rendesi studimit te thelle te personazhevene, kush jane, nga vijne, ckohe jetojne. Per solistet e Operes, Palushajn dhe Likajn, qe jane angazhuar me jo pak role me peshe ne skenen e madhe, puna tani perqendrohet te shprehja e lire e personazhit, ai te doktorit, ajo te Violetes. Ne kete pjese, doktori nuk eshte thjesht njeriu qe i sjell ilacet te koka heroines. Ajo i drejtohet atij jo vetem per vuajtjet e trupit, por edhe te shpirtit.


Çfare i ke kerkuar mexosopranos Lindita Kola?-e pyesim Caushajn. Te jete vetja. Une aktoreve, keshtu dua ti quaj sepse kemi punuar shume me mjeshterine e aktorit, nuk i kerkoj te luajne karakteret. Nje aktor i mire luan veten ne nje situate tjeter. Alfred eshte Elson Braha, kurse Zhorzh Zhermon Solen Alla.


Ne fund te aktit te trete te operes Traviata, publiku pa edhe nje dokumentar te pergatitur nga regjisori me pjese nga provat, ku shihej qarte puna me vepren.


Caushaj Enderroja futbollin


Qe ne moshen 6 vjecare babai me dhuroi nje fizarmonike dhe me tha Kjo eshte buka jote. Dhe ishte e vertete. Kujton sesi filloi mesimet e para per fizarmonike Shyqyri Caushaj, qe realizoi nje nate me pare regjine e aktit te trete te operes Traviata ne Teatrin e Metropolit.


Por pasioni i pare i Shyqyriut sot 20 vjecar nuk ka qene muzika, por futbolli. Nje aksident ne loje me ekipin Beşiktaş.J.K, ne Stamboll, e detyroi qe te hiqte dore nga ai. Nuk i ngelet peng sepse aty mesoi ceshte disiplina, puna ne grup, sfida, triumfi, humbja, rezistenca, respekti per kundershtarin, qe sot e ndihmojne ne punen ne teater.


Shyqyriu ka jetuar 1 dekade ne Stamboll dhe 1 ne Shqiperi. Ne Stamboll shkoi 6 muajsh, kur ne vitet 90 familja e tij emigroi ne vend te huaj. U kthye ne Shqiperi 12 vjec dhe u largua 17. Ne kohen qe qendroi ne Shqiperi, u aktivizua ne ekipin e futbollit Tirana, te cilit i dha kupen e Kampionatit per moshat 17-vjecare ne vitin 2006.


Ne Stamboll shkoi per ta cuar me tej pasionin e tij. U aktivizua ne ekipin Beşiktaş.J.K dhe nderkohe ndiqte mesimet ne liceun Vefa Poyraz. Me ekipin e Stambollit luajti vetem nje vit. Pas aksidentit ne gju, i dha fund me futbollin. Me vone ktheu syte nga teatri. Prej dy vitesh eshte futur ne Akademine e Arteve, ne degen e regjise se teatrit ne klasen e pedagogeve Mehmet Xhelili dhe Donard Hasani.


I pelqen regjia e Operes, me shume se e teatrit, ajo e afron me muziken. Ne vitet e fundit eshte angazhuar ne Teatrin e Operes per regjine e koncertit festiv Flamuri qe qendisi lirine me rastin e festave te Nentorit dhe te Grand Ballo 2010. Ai mendon se ky institucion ka nevoje per njerez qe punojne me pasion, ka nevoje per frymen e re.


Duhet te punohet me mjeshterine e aktorit sepse jo vetem muzika te percjell emocion. Opera eshte teater ne radhe te pare, nje teater me muzike. Prandaj quhet Teatri i Operes dhe Baletit, thote i riu, qe sheh nje ambient teatror te varfer ne Shqiperi, nje teater qe financohet pak. Edhe nje aspekt tjeter e ben me te trishte realitetin ku i riu punon. Kur behet fjale per opera, tashme e dijne te gjithe se kush i ben.


Eshte vetem nje njeri. Por, njerezit kane nevoje te shohin nje dore tjeter. Une kam nevoje per nje mundesi ku te tregoj talentin dhe zotesite qe kam ne kushte normale pune.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Lamtumire maestro!

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 46 here.
Lamtumire maestro!"Zhizel i Fundit", puna e fundit e Agron Aliajt, dhjetor 2011 Valeria Dedaj Elsa Demo   Mëngjesin e së enjtes, në repartin e reanimacionit të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u nda nga jeta koreografi shqiptar Agron Aliaj në moshën 79-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur të afërm të familjes Aliaj të cilët prej 7 marsit, kur maestroja u aksidentua, e kanë shoqëruar nga një spital në tjetrin. Kohët e fundit Aliaj, në gjendje të paralizuar kishte lënë...Lexo te gjithe artikullin »


» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk
» “Orient Expresto”, jazz nga Kroacia
» Jeta dhe dashuria ne komunitetin gay
» Koncert premiere nga William Walton
» Rona Nishliu, mjaft mire si fillim
» Shekspiri nga Ballkani, mire dhe keq

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit