Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Vdes" tregu vendas, gjithcka importohet nga jashte

Publikuar me : 15.03.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 608 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

ÇMIMET/Tashme patatet kane filluar te importohen nga Franca, ndersa specat nga Bullgaria e patellxhanet nga Turqia



TIRANE-
Zakonisht kemi ngrene patate te Kukesit, Kosoves, Maqedonise apo te ndonje shteti perreth dhe me cmime te pranueshme.


Por ditet e fundit pjatat e shqiptareve kane filluar te mbushen me patate te prodhuara nga bujqit evropiane. Ishim mesuar qe nga nje shtet si Franca te importonim moden dhe parfumet, por kurre ndonjehere te hanim patate franceze.


Tregu shqiptar eshte mbushur se fundmi me kete produkt francez, i cili mund te prodhohet ne cdo vend te Shqiperise, por qe na duhet ta importojme. Nuk iu ze bese vesheve kur shitesi tek Pazari i Ri ne Tirane te shpjegon se patatet qe ai ka ne tezge kane ardhur nga Franca, patellxhanet nga Turqia, specat nga Bullgaria, domatet nga Italia, trangujt nga Greqia, etj.


Pyetem vetem per mallra te konsumit te perditshem pa te cilat nuk do te kishte kuptim tavolina, sic jane perimet, pasi frutat e tjera pervec portokallit do te ishin nje luks ne keto kohe te karakterizuara nga cmime super te larta.
Shpresa, tregtare me pakice ne Tirane, rendit disa faktore qe sipas saj po ndikojne ne rritjen e cmimeve ne tregjet shqiptare.


Ndryshe nga shume te tjere qe ia hedhin fajin zhvleresimit te monedhes vendase, ajo i lidh cmimet e larta me lenien djerr te tokave tona. "Si mund te pretendosh per cmime te pranueshme kur tokat tona lihen pa u punuar? Ne keto kushte, eshte normale qe edhe produktet baze te vijne nga importi. Nese nuk prodhohet ne vend, tregu lihet bosh dhe do te mbushet me mallra te importit", - thekson ajo.


Produkt tjeter qe sigurohet permes importit eshte qepa e thate.


Per shkak se ka ardhur pertej detit, perkunder cmimit normal prej 45 - 60 leke qe eshte shitur zakonisht, nje kilogram qepe italiane shitej dy dite me pare ne treg me 90 leke.


Jo ne pak raste bujqit shqiptare shprehen se jane detyruar ta kalbin produktin e tyre ne dhe apo ta hedhin ne lume per shkak te mungeses se tregut, nje tregues ky qe shpjegon faktin se jo gjithnje rritja e cmimeve lidhet me luhatjet e kursit te kembimit apo mungeses se prodhimit vendas.


Shtepiaket: Rritja ne dy muajt e fundit, 20perqind

Fiqerete N., banore e Elbasanit, shprehet se rritja e cmimeve ka qene shume e ndjeshme ne qytetin e saj. Nene e dy femijeve ajo tregon se tashme nuk po dine se si tia dalin. "Alarmohem, - shprehet ajo, - kur dal ne treg. Gjithcka eshte rritur: bulmeti, fruta-perimet, gjithcka.


Mund te thuhet pa frike qe nga vjet cmimet jane dyfishuar, nderkohe qe rritja vazhdon dhe vetem dy muajt e fundit ato jane rritur me 20perqind. Nderkohe rrogat nuk kane levizur. Im bir punon te privati dhe rroga e tij vijon te jete po ajo e 4 viteve me pare. Ne te kundert me kete cmimet, vijojne te rriten pa pushim", thote Fiqeretja.


Tregtaret: Nuk i rrisim ne cmimet

Vullnet Sinaj eshte nje nga personat i cili zoteron nje supermarket ne kryeqytet. "Nuk jemi ne ata qe rrisim cmimet", thote ai i pyetur lidhur me ate cka po ndodh edhe ne supermarketin e tij.


Sipas Sinajt, jane disa faktore qe kane cuar ne nje situate te tille. "Se pari, eshte rritja e cmimeve ne vendet nga importojme, - shprehet ai. - Ne Itali rritja e cmimeve shkon ne 10perqind dhe nje gje e tille con automatikisht ne rritjen e taksave qe ne i paguajme shtetit.


Ato nuk jane pak, pasi jane tatimi mbi vleren e shtuar, taksa doganore, taksa per transportin, e pas shitjes, tatimi mbi fitimin. Gjithashtu, ka te beje edhe zhvleresimi i lekut, pasi gjithcka jashte blihet me euro. Keshtu, nese dikur nje euro kembehej me 125 leke, tashme ajo kembehet me 140, cka con automatikisht ne rritjen e cmimeve", vijon ai.


I pyetur lidhur me sasine e mallrave qe importohen, Sinaj pergjigjet se importi ze mbi 80perqind te kesaj sasie. "Mund te them qe vetem 15-20perqind e mallrave qe ne shesim jane produkte vendi, pjesa tjeter importohet e gjitha. Por edhe mallrat qe prodhohen ne vend kane shenuar rritje. Kjo per faktin se psh rritja e cmimit te sheqerit ka ndikuar automatikisht tek cmimet e recelerave", perfundon ai.



Ne nje inflacion qe sipas INSTAT-it shkon ne 4,4perqind bleresit shqiptare ndihen gjithnje e me te frikesuar per ushqimin


Bleresit thone se nuk dine si tia dalin mbane dhe e njejta situate vleresohet si per pensionistet, dhe per me te rinj

Rritja e cmimeve, konsumatoret "kruajne" xhepat

TIRANE - E sheh tek kontrollon tezgat me radhe duke kerkuar molle nga ato jeshilet per te shoqen me diabet, pasi keshtu ia ka rekomanduar doktori.


Pasi fut ne qese tre kokrra molle, fiks nje kilogram dhe paguan 140 leke, Gezimi drejtohet per tek tezga tjeter. Aty gjen artikuj nga me te ndryshmit me cmime goxha te kripura, por atij i duhen arra dhe bajame te qeruara per qerasje pasi keshtu e ka porositur bashkeshortja. Nuk behet fjale per te permbushur ndonje teke te castit, pasi pensioni prej 12 500 lekesh, si dhe cmimet e shtrenjta nuk ia lejojne kete luks.


Pasi ka mbushur qesen kursyeshem ai ben llogarite duke pare se ka shpenzuar 500 leke per te blere vetem nje kilogram molle, 200 grame arra te qeruara, si dhe pak me shume se 150 grame bajame. Gezim Tabaku eshte nje nga mijera pensionistet shqiptare te cilet perballen cdo dite me te njejtin realitet.


Rritja e cmimeve te mallrave te konsumit te perditshem po zvogelon cdo dite e me teper numrin e produkteve qe futen ne cantat e konsumatoreve gjate berjes se pazarit. Ka dale ne pension pasi ka punuar per 40 vite ne ushtri dhe merr nje pension prej 12 500 lekesh.


E shoqja ka punuar mesuese dhe mund te konsiderohet pakez me e privilegjuar se ai persa i perket trajtimit me pension. "Kam punuar per 40 vjet ne ushtri me nderlidhjen dhe marr nje pension prej 12 500 lekesh", - shpjegon ai, duke dashur te thote se nuk mund te trajtohet ne kete menyre nje shtrese qe i ka sherbyer shoqerise per dekada te tera.


Ai rrefen se rritja e perditshme e cmimeve, por se fundmi edhe e energjise elektrike duke rritur koston e jeteses ne vend po e ben gjithnje e me te veshtire mbylljen e muajit per nje cift pensionistesh qe kane te ardhura nen nivelin mesatar. "Jam vetem me bashkeshorten ne shtepi. Kesaj radhe fatura e energjise elektrike me ka ardhur nje mije leke te reja me shtrenjte krahasuar me muajt e kaluar. Tani presim te shtrenjtohet edhe cmimi i ujit", - shpjegon Gezimi.


Qeveria ka rritur ne menyre te perseritur rrogat dhe pensionet gjate viteve te fundit, por rritja e cmimeve sidomos gjate gjashte mujorit te dyte te 2009-s dhe fillimit te 2010-s, e ka bere te paprekshme ate per xhepat e konsumatoreve. Te dhenat me te fundit nga INSTAT-i raportojne per nje nivel inflacioni ne 4,4 per qind duke pasqyruar nje rritje te konsiderueshme te cmimeve per mallrat e konsumit te perditshem.


Ulja e bleresve ul numrin e shitesve


TIRANE-
Ulja e blerjeve prej konsumatoreve po zvogelon cdo dite e me shume edhe numrin e shitesve ne tregjet e vendit. Pazari i Ri gjendet thuajse mu ne mes te Tiranes cka per vendndodhjen ben te jete nje nga me te frekuenturit ne kryeqytet. Perkunder kesaj, numri i tezgave te braktisura nga tregtaret eshte dyfishuar muajt e fundit. Jane rreth 20 vende te cilat nuk kane me asnje "pronar" dhe qendrojne bosh.


Tregtaret shpjegojne se gjetja e nje tezge disa vite me pare behej duke paguar para nen dore apo me "mik", ndersa tani askush nuk eshte i interesuar. "Ka shume prej shokeve tane qe kane lene tezgat dhe jane vendosur ne rruge per te shitur, pasi xhiroja eshte ulur deri aty sa taksat na jane bere te paperballueshme", - shprehet nje prej shitesve. Krahas problemeve sociale qe sjell per familjen, largimi i tregtareve nga tregjet po ul ndjeshem edhe te ardhurat ne arken e bashkive.

Lista e cmimeve
Domate 180-210 leke/kg
Speca 250 leke/kg
Patellxhan 290 leke/kg
Patate 75 leke/kg
Qepe e thate 90-95 leke/kg
Trangulli 260 leke/kg
Sallate 180 leke/kg
Molle 120-140 leke/kg
Portokalli 90-120 leke/kg
Dardha 250 leke/kg
Qepe e njome 160 leke/kg
Laker 70 leke/kg


Rritja e cmimeve ne 6 muajt e fundit

Produkti Ishin Jane
Sheqeri 85 110 leke
Orizi 100 120 leke
Vaj 145 160 leke
Makarona 60 80 leke
Konserva 60 80 leke
Qumesht 95 110 leke
Qumesht 100 125 leke
Salcice 100 120 leke
Drithera 150 170 leke
Vaj ulliri 620 650 leke
Margarine 190 210 leke
Paketa 150 170 leke
Lepirese 10 15 leke
Birre 90 100 leke
Pula 300 320 leke
Kos frutash 50 60 leke
Pije frekuese 130 145 leke
Pije frekuese 160 195 leke
Detergjent rrobash 730 790 leke
Llampa 60 100 leke
Boje flokesh 250 290 leke
Boje flokesh 800 950 leke
Detergjent pllakash 160 190 leke
Shampo flokesh 330 360 leke


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 67 here.
Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renieMonedha europian, euro, foto arkiv Vlera e euros dhe çmimet e aksioneve në botë kanë rënë pas frikës së krizës globale ekonomike, që lidhet me krizën greke të borxhit dhe problemet në bankat spanjolle. Aksionet në tregjet aziatike dhe evropiane, të premten dukej se do të shkonin drejt rënies më të madhe javore që nga nëntori i vitit të kaluar. Rënia erdhi pasi 16 banka spanjolle u zhvlerësuan nga agjencia e vlerësimit Moody, si dhe në lidhje me shqetësimet, se Greqia...Lexo te gjithe artikullin »


» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet
» Ligjet per punetoret vetem ne leter
» BE, nuk ndryshon GDP-ja
» Koncesionet, KLSH kap 17 milione dollare shkelje tek METE
» Çmimi i Albpetrol-it, u vleresuan vetem muret dhe jo rezervat e naftes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit