Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
"Zbulohet" xhamia ne Projektin Francez

Publikuar me : 20.11.2010 Ne : Sociale - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Plani i Architecture Studio i vitit 2003, parashikon objektin e kultit me lartesi sa Pallati i Kultures. Minareja mw e ulwt se ajo e xhamise se Ethem Beut dhe Kulla e Sahatit. Vendndodhja e nderteses numer 12, pak me ne verilindje-lindje te Teqes te Helvetinjve.


Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama u kishte premtuar besimtareve myslimane ndertimin e nje xhamie te re ne qender te kryeqytetit. Premtimi i Rames ishte mbeshtetur te Plani Francez per qendren e Tiranes, i cili prashikonte ndertimin edhe te nje objekti kulti ne qender te kryeqytetit, duke plotesuar trikendeshin e kulteve te tre feve kryesore.
Lajmi i mire i dhene per besimtaret myslimane, nje dite para festes se Kurban Bajramit, ishte hedhur poshte nga ministri Ministria e Puneve Publike dhe Transportit, si nje genjeshter per qellime elektorale dhe se ne vendin ku eshte premtuar ngritja e xhamise jane parashikuar kulla dhe nje qender tregtare.


Por ndertimi i xhamise se re per besimtaret muslimane ishte parashikuar qe ne projektin francez per qendren e Tiranes. Ne rregulloren per zbatimin e studimit urbanistik te qendres se qytetit te Tiranes, te miratuar ne 2004, nga kryetari i KRRTRSH-se, ish-kryeministri Fatos Nano dhe kryetari i KRRT-se Tirane, kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama, ndertesa e re e kultit per besimtaret myslimane ka numrin 12. Rregullorja teknike ishte hartuar ne zbatim te Studimit Urbanistik te Qendres se Qytetit te Tiranes, nga studio franceze Architecture Studio, kontraktuar sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 672, dt. 07.10.2003 dhe qe fitoi konkursin nderkombetar urbanistik te organizuar nga qyteti i Tiranes ne Korrik 2003.
Ne te ishin parashikuar te gjitha zhvillimet e ardhshme ne qendren e Tiranes, duke mos perjashtuar as seline e re te Kuvendit te Shqiperise, ne po ate vend, ku e kishte planifikuar edhe konkursi I zhvilluar tre vite me pare, ne pjesen e pasme te Ish-Komitetit Qendror te PPSH-se



Xhamia


Xhamia e re e Tiranes mban numrin 12 ne projektin francez per qendren e Tiranes. Sipas te dhenave teknike lartesia e nderteses do te jete 18,8 metra, e njejte me Pallatin e Kultures. Minareja mund ta kaloje kete lartesi maksimale, por duhet te mbetet me e ulet se minareja e Xhamise se Ethem Beut dhe se Kulla e Sahatit. Ne veri dhe lindje te saj nuk do te kete ndertesa ngjitur, ndersa me numer 6, me ne perendim do te jete nje ndertese me te njejten lartesi. Ne krahun e majte te xhamise, ne perendim do te vijojne njera pas tjetres, numer 7(a,b,c), tre ndertesa me destinacion qender tregtare, te perbera nga galeri qe shikojne nga qyteti, nga nje zone dyqanesh dhe kalime kembesoresh, me imazhin e Covent Garden-it ne Londer. Qendra tregtare do te kete nje hyrje nga Sheshi Skenderbej dhe nje hyrje te prapme nga unaza e pare.


Larg, ne veri xhamia do te kete perballe hotelin Tirana International (numri 11) dhe sipas studimit francez Kulla e hotelit do te kete efekt te madh mbi Sheshin Skenderbej. Studimi planifikon ti jape kesaj godine madhore nje pamje te re, ne menyre qe te reflektoje kete perteritje te sheshit te Tiranes.
Ne jug te xhamise do te jene nje varg kullash (1f ,g, i, j), me lartesi kater kat dhe kulla 1g eshte parashikuar te ndertohet ne vendodhjen aktuale te Teqes te Helvetinjve, objekt kulti, qe duhet riformuluar si hapesire e re brenda kulles duke marre nje tjeter vlere.
arrozhani@shekulli.com.al



Pikat kyce

Projekti Francez Parlamenti i ri te Kryesia e Kuvendit


Kuvendi i ri te projekti i anuluar nga Topalli ne oborrin e Kryesise se Kuvendit, ndersa Teatri Kombetar te Kuvendi i Shqiperise. Disa sheshe vetem per kembesore dhe zgjerim i korpusit universitar


-Harmonizohet privatja me publiken
-Nuk lejohen godina banimi me te larta se 9 kate
-Kullat e larta paralele me njera-tjetren do te jene te destinuara per veprimtari tregtare, administrative dhe kulturore
-Konservohet me pak ndryshime zona e ish-Bllokut, e cila do te jete vetem per kembesoret, si dhe zona e vilave ne Rrugen e Elbasanit.
-Parashikohet formimi i Parkut te Madh ne qender te Tiranes, qe do te vije nga shkrirja e Parkut Rinia dhe Parkut te Namazgjase, si dhe ndertimin e parkut matane Stacionit te Trenit
- Zona jugore e qytetit kryesisht do te mbrohet, ndersa zona veriore do te zhvillohet me godina banimi
- Sheshi Skenderbej do te jete vetem per kembesoret, me shume gjelberim dhe hije per qytetaret. Ne shesh u jepet pergjigje hapesirave social-kulturore
-Gjen zgjidhje edhe ndertimi i xhamise per Komunitetin Mysliman, duke krijuar keshtu bashke me Katedralen Ortodokse dhe ate Katolike nje trekendesh te te tria religjioneve
-Parashikohet futja ne sistemin e transportit publik te nje treni urban, me dy-tri vagone, teper ekologjik per ambientin


- Plani zgjidh edhe problemin e godinave me destinacion administrativ. Keshtu, ne ndertesen e Selise se Kuvendit (ish-Komiteti Ekzekutiv) eshte parashikuar te ndertohet aula (salla e deputeteve) e re e Parlamentit.
-Teatri Kombetar do te kaloje ne mjediset aktuale te salles se Parlamentit.
Biblioteka Kombetare do te harmonizohet ne kullen qe do te ngrihet brenda oborrit te Muzeut Kombetar, duke u harmonizuar keshtu me ndertesen aktuale dhe duke u sintetizuar me ndertesen e Hotel Tirana
- Gjithashtu plani parashikon edhe zgjerimin e mjediseve te Korpusit Universitar, duke krijuar keshtu hapesirat e nevojshme per Universitetin.
-Parashikohet rivitalizimi i Sheshit Avni Rustemi
- Sheshi Nene Tereza do te behet vetem per kembesore
- Plani parashikon ndertimin e hapesirave per parkingje te medha nentokesore



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

E bindur per fundin e botes, i jep fund jetes

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 94 here.
E bindur per fundin e botes, i jep fund jetesIsabel Taylor / Foto Daily Mail Një adoleshente i ka dhënë fund jetës pas përballjes me skenarët e mundshëm të fundit të botës në internet. 16-vjeçarja Isabel Taylor, 16 vjeçe, ishte kthyer në besimtare budiste pas përballjes me padrejtësitë e botës modern, por gjatë kërkimeve në internet ajo u përball me skenarë të ndryshëm të fundit të botës. 16-vjeçarja mesa duket është bindur se botës do t’i vinte shumë shpejt fundi për shkak të një shpërthimi të një...Lexo te gjithe artikullin »


» Gelltit diamantin me vlere 20 mije dollare, policia i ben roje
» Holanda shpall te ligjshme partine e pedofileve
» Holanda Shpall te ligjshme partine e pedofileve
» Gjeorgji, parada gay, dhjetera te plagosur
» Fillimisht ndertesa, me pas katet nentokesore… Kjo ndodh ne Kine
» “Festat e Berluskonit ishin nje tubim prostitutash”
» Vajza balerine, me kembe proteze, sfidon konkurrentet e saj
» Propozim nen ujevare
» Vajza me gjysme trupi merr pjese ne olimpiaden e notit
» Tradhtia, ia pret testikujt burrit 61-vjecar

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit