Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kronike - 31 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një operacion i policisë së kryeqytetit ka çuar në pranga një person për prodhim dhe shitjes të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin. Fatmir Haka, 54 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar „Redon“, teksa transportonte një sasi pijesh alkoolike.
Hetimet e mëtejshme dhe kontrolli në banesën e tij çuan në zbulimin e një punishteje ku 54-vjeçari prodhonte pije të ndryshme alkoolike, kryesisht konjak.
Haka e ushtronte aktivitetin në mënyrë të palicencuar dhe të paregjistruar, për t’iu shmangur detyrimeve tatimore, duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorit.
Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Prodhimit dhe shitjes të ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin.