Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Politike - 25 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Ky moment është i rëndësishëm për Kosovën dhe do të jetë një nxitje për ato vënde që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë, në mënyrë që numri i njohjeve të rritet. Rezoluta e PE-së është një ditë e rëndësishme për qeverinë dhe popullin e Kosovës”.
Ka qënë kjo deklarata e dhënë nga Ministri i Jashtëm Edomond Haxhinsto, ndërsa ka përshëndetur rezolutën e PE-së për Kosovën.
Gjatë fjalës së tij, Haxhinsto u ndal dhe në progresin e bërë nga Kosova, sikundër theksoi se ende ka shumë punë për të bërë për procesin e integrimit.
Jo vetëm kaq, por Zv/kryeministri i vendit trajtoi dhe çështjen e vizave për Kosovën, ndërsa theksoi se këto precedura nuk kanë kufi kohor por varen nga standartet e arritura.
“Këto procedura nuk kanë kufi kohor, pasi kufirin e përcakton dinamika e zhvillimeve të standarteve të nevojshme” tha më tej ai.