Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Kronike - 54 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Shtetit për rrëmbim personi. Operacioni i koduar “Rotondo” është finalizuar me arrestimin e dy pengmarrësve dhe lirimin e pengut, një shtetas maqedonas.
Sipas detajeve të dhëna nga Policia e Shtetit, Ardit Lika, i njohur me pseudonimin Lorenc Kallashi, 33 vjeç, lindur në Fier në bashkëpunim me Florant Baxhia, 36 vjeç, lindur dhe banues në Fier, kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin maqedonas me iniciale N.K.
Dy pengmarrësit kishin kërkuar 50 mijë euro në këmbim të lirisë së maqedonasit.
Policia ka sekuestruar edhe shumën e të hollave që do të jepeshin në këmbim të lirisë së pengut, ndërsa materialet në ngarkim të dy të arrestuarve i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale të “Rrëmbimit të personit“.