Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
‘Rrezimi i nismes per uljen e TVSH-se’, Rama Lajm i keq per familjet e zakonshme

Publikuar me : 22.12.2011 Ne : Politike - 55 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Edi Rama


Nga Edi Rama

Lajm i keq nga qeveria

Në parlament u rrëzua plani ynë për heqjen e taksës së ushqimeve bazë e të ilaçeve. Një lajm i keq në fundviti për të gjitha familjet e zakonshme të këtij vendi. Të cilat do të vazhdojnë të fitojnë ende më pak dhe të paguajnë edhe më shumë. Do të vazhdojnë të përballen me rritje çmimesh për produktet jetike dhe për ilaçet. Do të vazhdojnë t’i paguajnë qeverisë 20 përqind taksë për çdo bukë, gotë qumësht, kokërr vezë apo aspirinë. Do të vazhdojnë të paguajnë 20 përqind taksë për drita e korent, pavarësisht sa i paguan qeveria ata ose edhe nëse nuk i paguan askush ngase janë të papunë.
Ky rrëzim i paralajmëruar i planit tonë të arsyeshëm në fakt rinënvizon dallimin e qartë mes rrugës së programit tonë dhe qeevrisjes pa rrugëdalje për njerëzit e zakonshëm. Ne duam më shumë drejtësi duke e ndarë më drejt barrën e taksave. Ata duan të vazhdojnë të sundojnë përmes padrejtësisë duke taksuar njësoj si veten si shqiptarët e papunë. Si infermieret si Doktorin kryeministër. Si mësuesit e policët si pasanikët e këtij vendi. Për ta s’ekzistojnë shqiptarët që mezi mbushin barkun me bukë ngaqë ushqimi kushton shumë dhe taksohet rëndë. S’ekzistojnë fëmijët që s’pijnë dot qumësht ngaqë qumështi kushton shtrenjtë dhe taksohet njësoj si për prindërit e varfër si për ata që mund edhe të lahen me qumësht. S’ekzistojnë të moshuarit që s’blejnë dot ilaçet jetike ngaqë ilaçet taksohen njësoj si për pensionistët e panumërt të cilët pas ditës së shtatëmbëdhjetë të muajit do vdisnin urie pa ndihmën e të afërmve, si për një pakicë të sëmurësh që s’e kanë problem çmimin e ilaçeve të nevojshme.Për ta s’ekziston as vetë kriza drastike që po e vyshk Shqipërinë ekonomikisht e shoqërisht në rrugën e varfërisë, papunësisë, padrejtësisë së kthyer në sistem. Jam i bindur se për ta s’ekziston as kjo tabelë që buron prej censusit të fundit, e cila tregon se nga një llogari e thjeshtë mes familjeve banuese në Shqipëri dhe atyre që jetojnë me ndihmë ekonomike, rezulton një rritje drastike e numrit të familjeve shqiptare që mbajnë frymën gjallë me lëmoshën e shtetit. Janë shifra që në Kukës, Dibër, Shkodër apo Lezhë, aty ku njerëzia bombardohet me propagandën banale antiopozitare të Saliut, tregojnë një realitet tmerrues të krahasueshëm vetëm me vende të botës së tretë për nga fuqia ekonomike e familjeve të zakonshme. Shihni tabelën:
Familje me ndihme ekonomike Familje Raporti
Kukes 12244 17079 71.7 perqind
Diber 14867 29624 50.2 perqind
Shkoder 15723 55145 28.5 perqind
Lezhe 7663 32794 23.4 perqind
Elbasan 13998 74083 18.9 perqind
Korce 10719 60558 17.7 perqind
Berat 5187 38427 13.5 perqind
Gjirokaster 2574 22124 11.6 perqind
Tirane 11428 204279 5.6 perqind
Fier 4279 83547 5.1 perqind
Vlore 1919 54612 3.5 perqind
Durres 1442 67984 2.1 perqind
TOTALI 102043 740256 14 perqind

 

Por janë shifra që po ashtu tregojnë se çfarë humnere e ndan panoramën e propagandës qeveritare të sukseseve ekonomike me realitetin e familjeve të zakonshme në qarqe si Elbasani, Korça, Berati apo Gjirokastra. Më anë tjetër, një tabelë reale e munguar e papunësisë që fshihet nga qeveria teksa po kërdis Shqipërinë, do të na jepte padyshim një pamje ende më diskredituese për propagandën e ulët të gënjeshtrave, shpifjeve e falsifikimeve të të dhënave e shifrave të ekonomisë me ndihmën e INSTAT-it. Gjithësesi ky është një debat që do të vazhdojë gjatë, ku ne do të tregojmë qartë e më qartë jo vetëm se kështu s’mund të vazhdohet, por në radhë të parë se si duhet e do të ndryshojë ky realitet me votën pro nesh.

Ndërkohë s’ka dyshim se kush ka qeverisur Shqipërinë në dekadën mes dy censuseve, e në radhën më të parë Saliu që prej gjashtë vjetësh i ka bërë Shqipërisë çka s’do t’ia bënte dot asnjë pushtim, duhet të ulte kokën duke lexuar se sa shumë shqiptarë e kanë braktisur vendin në këta dhjetë vjet. Për arsye ekonomike sigurisht. Shoqëruar me mungesën e shpresës se mund të ketë ndonjë ditë përputhje mes shitmendjeve televizive të pushtetit të sukseseve ekonomike dhe realitetit të tyre plot pafuqi ekonomike e padrejtësi sociale.

Shitmendja e ministrit Bode në seancën e refuzimit të planit tonë për uljen e taksës së ushqimeve bazë e të ilaçeve, kur si një rakickar i kollandrisur tanimë për merak pasi dikur zbriti nga fshati duke mbajtur në krahë bustin e Enverit dhe në çantë mësimet e partisë mëmë bëri turrjen e radhës ndaj opozitës “marksiste”, tregoi edhe njëherë se oborri i Saliut jeton në një botë tjetër. Ndërsa ne, socialistët e progresistët e angazhuar në programin tonë të ri për rimëkëmbjen e ekonomisë, flasim për Shqipërinë reale dhe prandaj duam e do të bëjmë realitet një politikë të re fiskale. Kush fiton më pak duhet të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. E padyshim kështu do të ndodhë kur ne të mos kemi vetëm mundësinë e propozimeve, po edhe mandatin për ta zbatuar këtë politikë të re.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhoranca

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 45 here.
Topi  Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhorancaBamir Topi / Foto arkiv Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh për një proces serioz dhe me frymë konsensuale dhe theksoi se një kandidat nga radhët e maxhorancës më së paku do të paragjykohej për ecurinë e këtij institucioni. “Përpara se ta thonë ndërkombëtarët, e thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Ne në një farë mënyrë po...Lexo te gjithe artikullin »


» Uollfarth Presidenti, konsensual dhe i pranueshem nga te gjithe
» Berisha-Thaci “Smilkovski”, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» Berisha-Thaci Ngjarjet ne Maqedoni, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» MJAFT, kunder Nanos, Metes e Topallit per president
» Plani urbanistik, Basha I mbajta premtimet e fushates
» Topi nderon “Vatren” dhe Ricard Gir
» MJAFT protesta kunder kandidatures se Nanos, Metes dhe Topallit
» Berisha Ne vitin 2015, mesuesit do te jene te gjithe anglishtfoles
» Qeverisja lokale, Arvizu Menaxhimi i fondeve te jete transparent, Berisha I japim te gjitha kompetencat
» Pronat, votohen tre ligjet per token, ja si do te jepen tapite

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit