Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
“Sekreti Nano” i 2005 nuk do funksionoje me Berishen ne2013″

Publikuar me : 09.01.2012 Ne : Politike - 25 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Tre-katër ditë para zgjedhjeve të vitit 2005, Fatos Nano refuzoi të merrej me drejtimin e zgjedhjeve të PS-së. Por Berisha në 2013-n nuk do t’i bindet të njëjtave porosi që mori Nano…”

 

Në një intervistë për numrin e parë të revistës “JAVA”, e cila është prej dje, në të gjitha pikat e shitjes së shtypit, ish-kryeministri Aleksandër Meksi konfirmon në mënyrë përfundimtare dy lajme, që për një kohë kanë ekzistuar në formën e një spekulimi gazetaresk: 1. Do të ketë një parti të re të qendrës së djathtë, që do të ketë për leader Bamir Topin, dhe 2. Vetë Meksi do të jetë pjesë e kësaj partie; “nuk gjej ndonjë arsye për të mos qenë pjesë e këtij projekti, pasi jam një njeri që s’kam ndërruar as flamuj partiakë, as kredot e mia politike”, – thotë ai. Por rrjedha e intervistës me gazetarin Skënder Minxhozi e ka bërë të flasë edhe për Fatos Nanon e largimin e tij nga pushteti. “[Media dhe analistët] nuk kanë shpjeguar asnjëherë si u largua Fatos Nano nga politika shqiptare”, – shprehet ai duke bërë kureshtar Minxhozin, që pyet: “Pse? Si u largua?” Dhe Meksi rrëfen (pa detaje, në fakt) tezën e tij, që është pëshpëritur e vlerësuar deri më sot si një legjendë metropolitane. “Tre-katër ditë para zgjedhjeve të vitit 2005, Fatos Nano refuzoi të merrej me drejtimin e zgjedhjeve e të PS-së”, – pohon ai duke lënë të kuptohet se mbi Nanon ka pasur presion ndërkombëtar dhe se ish’ kurdisur në tavolinë një transferim i pushtetit. Ka në gjithë këtë dhe një aluzion që e njëjta gjë mund të ndodhë në vitin 2013 me Berishën. “[Por] Berisha nuk është Nano; ai ka gati dredha e presion të tijin përballë një porosie a urdhri që mund t’i jepet”, – saktëson ai.

 

Zoti Meksi, klasa politike dhe opinioni publik po shfaqin interes së fundi, për një projekt të pritshëm të presidentit Topi për të krijuar një formacion të ri politik. Si e keni pritur këtë lajm dhe çfarë mendoni se mund të sjellë në spektrin politik një zhvillim i tillë?

 

Që në skenën politike shqiptare ka nevojë për forca të reja politike, kjo është një gjë e qartë për këdo. Për pasojë, ideja për të krijuar një formacion të ri politik është më e vjetër sesa projektet e kohëve të fundit. Sigurisht, kjo ide e re u lidh dhe u interpretua në funksion të emrit të presidentit Topi, edhe nga fakti që ai u artikulua në mënyrë (ashtu si edhe pala tjetër ishte po kaq e qartë), që ai nuk do të kandidojë si president i republikës në zgjedhjet e ardhshme. Zoti Topi është shprehur tashmë se do të jetë i gatshëm të marrë pjesë në politikën aktive.

Unë nuk shoh asgjë të parregullt për këtë dëshirë të kreut të shtetit, për të bërë pjesë në një formacion politik, nuk shoh asgjë antidemokratike në këtë proces. Është një gjë më se normale. Me këtë rast dua të them edhe diçka tjetër: unë nuk e ve në dyshim aspak përkatësinë e presidentit Topi në të djathtën e qendrës dhe nuk mendoj se me Bamir Topin, kjo parti do të mund të merrte një drejtim tjetër të panjohur, nga ai i të djathtës së qendrës.

Për sa i përket reagimit të disa prej forcave politike dhe individëve të veçantë, kjo që po ndodh me kreun e shtetit është një mënyrë e zakonshme për të sharë dhe fyer gjithkënd, me përjashtim të atij të cilit ti i përket. Kjo është një sjellje e turpshme, por fatkeqësisht është një standard i politikës shqiptare.

 

A mendoni se mund të krijohen rrethana, në të cilat ju të përfshiheni apo të bashkëpunoni me presidentin Topi në këtë kuadër?

(…) Personalisht nuk do të gjeja ndonjë arsye për të mos marrë pjesë në këtë projekt të ri politik, si një njeri që nuk ka dëshiruar asnjëherë që të ndërrojë flamujt partiakë apo kredon e tij politike, e cila mbetet e lidhur me qendrën e djathtë.

 

Situata ekonomike, gjendja shëndetësore e Berishës dhe konsumi gjashtëvjeçar po tregojnë se mazhoranca aktuale po fillon të vuajë të një njëjtën sindromë lodhjeje dhe demotivimi, si ajo e Fatos Nanos në prag të zgjedhjeve të 2005-s. Pajtoheni me këtë opinion?

 

Për sa i përket situatës ekonomike, sipas meje, ajo nuk është pozitive. Sa i takon gjendjes shëndetësore të kryeministrit Berisha, unë gjykoj se në vendet demokratike një problem si ky, përbën motiv për t’u shqetësuar për anën njerëzore, por jo për ecurinë e vendit. Nëse prezenca e një individi është ajo që përcakton fatin dhe qenien e një vendi, do të thotë se nuk jemi në demokraci. Për sa i përket konsumit gjashtëvjeçar, qeveritë gjithnjë konsumohen me kalimin e kohës, për shkak se vijnë herë pas here situata të reja dhe njerëzit kërkojnë ndryshime thelbësore. Por qeverisja është negative, pra konsumohet, kur rezultatet e saj nuk janë të mira. Në rastin e qeverisë së sotme, janë mjaft tregues të qeverisjes që na bëjnë të mos kemi një gjykim pozitiv. Mjafton të përmend nepotizmin, krahinalizmi, pseudokoncesionet, pseudoprivatizimet strategjike, censusi i devijuar dhe i dështuar (askush veç autorëve të tij, s’i beson ato shifra dhe do të duhet ta ribëjmë në vitet e ardhshme, me paratë tona kësaj radhe).

Për sa i përket lidhjes që i bëhet qeverisjes së sotme me atë të Fatos Nanos, unë do të thoja që për fat të keq, shtypi shqiptar, analistët politikë shqiptarë, nuk kanë thënë asnjëherë si u largua Fatos Nano nga politika shqiptare dhe sesi përfundoi në statusin kur vjen dhe e viziton herë pas here Shqipërinë, si një vizitor i huaj.

 

Si u largua? A mund të na e thoni?

 

Dihet që tre-katër ditë para zgjedhjeve, Fatos Nano refuzoi të merrej me drejtimin e zgjedhjeve dhe të Partisë Socialiste. Ata që janë pranë tij thonë variante të ndryshme, ne që ndodhemi larg atij ambienti nuk kemi të drejtë të abuzojmë rreth tyre. Por diçka mund ta themi me siguri: që Partia Socialiste, e cila e shpiku bashkë me PD metodën e transferimit të votave, nuk e aplikoi atë në 2005-n dhe humbi më shumë mandate, sesa kishte mundësi të merrte realisht. Së dyti, në këtë atmosferë, aleatët e tij, të mbetur në rrugë pa “komandant”, shkuan me të parin që u dha një karrige ministrore. Besoj se fenomeni Xhuveli s’ka nevojë për shumë komente.

 

Mendoni që këto rrethana mund të përsëriten në 2013-n?

 

Nuk besoj që Berisha të pranojë të zbatojë porosi të tilla, si ato që mori Nano. Nuk është në mënyrën e të vepruarit të tij.

 

Çfarë mendoni për opozitën dhe aksionin e saj politik?

 

Hë për hë nuk po shprehem se më duhet të pres që të zgjohet nga letargjia e dimrit. Të jemi të qartë: opozita duhet të bëjë opozitën, ajo duhet të rrijë në gatishmëri të plotë e të vazhdueshme, të bëjë vërejtje ndaj qeverisë, propozime, interpelanca, manifestime kundër saj. Ajo s’duhet të heshtë për çdo padrejtësi, gabim apo dështim të qeverisë. Por opozita e këtushme ka vendosur të merret mesa duket me libra dhe të tjera gjëra si këto.

 

*E plotë, në revistën “JAVA”

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhoranca

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 45 here.
Topi  Presidenti i ri, konsensual dhe jo nga maxhorancaBamir Topi / Foto arkiv Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh për një proces serioz dhe me frymë konsensuale dhe theksoi se një kandidat nga radhët e maxhorancës më së paku do të paragjykohej për ecurinë e këtij institucioni. “Përpara se ta thonë ndërkombëtarët, e thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Ne në një farë mënyrë po...Lexo te gjithe artikullin »


» Uollfarth Presidenti, konsensual dhe i pranueshem nga te gjithe
» Berisha-Thaci “Smilkovski”, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» Berisha-Thaci Ngjarjet ne Maqedoni, spekulimi per shkaqe etnike nuk i sherben paqes ne rajon
» MJAFT, kunder Nanos, Metes e Topallit per president
» Plani urbanistik, Basha I mbajta premtimet e fushates
» Topi nderon “Vatren” dhe Ricard Gir
» MJAFT protesta kunder kandidatures se Nanos, Metes dhe Topallit
» Berisha Ne vitin 2015, mesuesit do te jene te gjithe anglishtfoles
» Qeverisja lokale, Arvizu Menaxhimi i fondeve te jete transparent, Berisha I japim te gjitha kompetencat
» Pronat, votohen tre ligjet per token, ja si do te jepen tapite

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit