Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shkresat zevendesohen me dokumente elektronike

Publikuar me : 02.05.2010 Ne : Sociale - 293 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shqiperia ne moshen e internetit. Administrata dhe institucionet do te komunikojne vetem me poste elektronike

Ligji, dokumenti elektronik ka te njejten vlere ligjore me dokumentin shkresor

Kohes se dokumenteve te printuara ne leter duket se ne Shqiperi po i vjen fundi, dhe ky fund eshte shume afer per dy arsye. Per shkak te projektit te qeverise Shqiperia ne moshen e internetit dhe se fundmi me miratimin e ligjit Per dokumentin elektronik. Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit, Genc Pollo, e ka cilesuar kete ligj si nisjen e nje epoke te re ne historine e shkrimit. Por cfare do te ndodhe realisht ne administraten dhe institucionet e tjera shteterore me miratimin e ketij ligji. Fillimisht neper zyra nuk do te shihen me ato raftet e tejmbushura me dosje, deri ne kulm. Keto do te zevendesohen me rafte dhe dosje virtuale ku informacioni dhe shkresat do te ruhen pa zene ndonje hapesire te madhe fizike. Ligji i ri percakton se dokumenti shkresor, dergohet, merret, mbahet dhe ruhet, duke zbatuar teknologjite e informacionit nepermjet kompjutereve, sistemeve kompjuterike, pajisjeve te ngjashme dhe programeve, duke mbartur nenshkrim elektronik te kualifikuar dhe se pranimi i perdorimit dhe i qarkullimit te tij realizohet me vullnet te deklaruar. Nje procedure e tille nuk eshte e panjohur, pasi aktualisht shume institucione apo kompani private perdorin nje menyre te tille komunikimi dhe dokumentimi, por ligji i ri vetem sa ka zyrtarizuar nje funksionim te tille te puneve te institucioneve. Keshtu dokumenti elektronik ne baze te rregullave te ligjit tashme eshte nje dokument zyrtar, i njohur e i perdorshem nga administrata publike, gjykatat, noterite, dhe nga sektori privat. Shembullin e pare ne kete drejtin e ka dhene vete kryeministri Sali Berisha, i cili qe ne mbledhjen e pare te kabinetit, pas zgjedhjeve te qershorit 2009, vendosi qe te aplikonte projektin E-kabinet, ne kete menyre Ministrite dhe institucionet nuk dergojne me shkresa ne kabinetin e ministrave, por gjithcka e dergojne ne forme elektronike permes nje sistemi te siguruar.
Perdorimi
Dokumentin elektronik mund ta perdore kushdo, per te gjitha veprimet juridike qe deshiron te kryeje, pasi ky dokument ka te njejten vlere ligjore me dokumentin shkresor, ne ato raste kur ai krijohet, dergohet, merret, mbahet dhe ruhet, duke zbatuar teknologjite e informacionit nepermjet kompjutereve, apo sistemeve kompjuterike. Perjashtime ka vetem ne ato raste kur ne legjislacionin ne fuqi kerkohet shprehimisht perdorimi i dokumentit shkresor. E thene ndryshe per veprime te vecanta ligji parashikon vetem perdorimin e dokumentit shkresor. Ne ligj, gjithashtu jane percaktuar edhe kriteret qe dokumenti elektronik duhet te permbushe gjate ciklit te dokumentimit, si p.sh., struktura, forma e paraqitjes, origjinali apo kopja ne leter, fuqia ligjore, si dhe perdorimi i dokumentit elektronik si mjet prove. Ligji parashikon nder te tjera dispozita te vecanta qe lidhen me informacionin e klasifikuar, ne te cilet percaktohet dokumenti elektronik qe permban te dhena konfidenciale, verifikimi i pajisjes per perdorimin e tij me permbajtje konfidenciale ne autoritetet publike, certifikimi i sistemit per perdorimin e ketij dokumenti qe permban informacion te klasifikuar ne autoritetet publike.

Ligje te tjere te miratuar ne fushen e informacionit

• Ligjin per mbrojtjen e te dhenave personale hartuar ne perputhje me direktiven Dir. 95/46/EC. (Ligji Nr. 9887, date 10.03.2008, Per mbrojtjen e te dhenave personale)

• Ligji Nr. 9880, date 25. 02. 2008, Per nenshkrimin elektronik hartuar ne perputhje me eksperiencat e BE (Direktiva 99/93/EC);

• Amendimet e Kodit Penal me ligjin nr. 9859 dt. 21.1.2008 dhe me ligjin nr. 10023 dt. 27.11.2008 ben te mundur reflektimin e plote te kerkesave te Konventes per Krimin Kibernetik.

• Ligji i ri Per komunikimet elektronike u miratua me 19 maj 2008 nga Kuvendi. Ky ligj eshte hartuar ne perputhje me direktivat e BE (paketa e vitit 2002).


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

E bindur per fundin e botes, i jep fund jetes

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 94 here.
E bindur per fundin e botes, i jep fund jetesIsabel Taylor / Foto Daily Mail Një adoleshente i ka dhënë fund jetës pas përballjes me skenarët e mundshëm të fundit të botës në internet. 16-vjeçarja Isabel Taylor, 16 vjeçe, ishte kthyer në besimtare budiste pas përballjes me padrejtësitë e botës modern, por gjatë kërkimeve në internet ajo u përball me skenarë të ndryshëm të fundit të botës. 16-vjeçarja mesa duket është bindur se botës do t’i vinte shumë shpejt fundi për shkak të një shpërthimi të një...Lexo te gjithe artikullin »


» Gelltit diamantin me vlere 20 mije dollare, policia i ben roje
» Holanda shpall te ligjshme partine e pedofileve
» Holanda Shpall te ligjshme partine e pedofileve
» Gjeorgji, parada gay, dhjetera te plagosur
» Fillimisht ndertesa, me pas katet nentokesore… Kjo ndodh ne Kine
» “Festat e Berluskonit ishin nje tubim prostitutash”
» Vajza balerine, me kembe proteze, sfidon konkurrentet e saj
» Propozim nen ujevare
» Vajza me gjysme trupi merr pjese ne olimpiaden e notit
» Tradhtia, ia pret testikujt burrit 61-vjecar

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit