Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
“Shqiperine e mban ne kembe biznesi, 2012 do te jete vit shume i veshtire”

Publikuar me : 06.12.2011 Ne : Kuriozitete - 67 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në një intervistë për portalin “Tema Online”, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, thotë se viti që po vjen do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja ekonomike: “Unë parashikoj që fundi i 2012-s do të jetë shumë më i keq, se fundi 2011-s. Shoh recesion të pashmangshëm”, – thotë mes të tjerash deputeti Prifti.

 

Si e gjykoni punën që bën sot qeveria?

Ne s’kemi qeveri. Ajo nuk ndjehet për mirë askund. Shqipërinë e mbajnë vetëm bizneset private, të cilat punojnë me shumë vështirësi, mes dhunës e korrupsionit qeveritar, për të mbajtur ekonominë e këtij vendi në këmbë, dhe për të furnizuar këtë popull me gjërat me jetike. Qeveria vetëm pengon. Ministrat vonojnë punët, krijojnë pengesa artificiale për biznesin, me qëllim zhvatjen prej tyre të bakshisheve të majme. E them sinqerisht që nuk kemi qeveri. Ne mbijetojmë për shkak të sistemit kapitalist dhe shtresës së sipërmarrësve, që punojnë për të mbijetuar ky vend. Duhet t’ua dimë për nder vetëm shtresës së biznesit dhe shqiptarëve të thjeshtë që paguajnë taksa dhe punojnë.

 

A është e përgatitur Shqipëria për të përballuar një krizë të monedhës evropiane, apo ndonjë falimentim të Greqisë apo Italisë?

Shqipëria nuk është e përgatitur për asgjë. Kam parë draft-buxhetin e vitit 2012. S’ka asnjë mase antikrize. S’ka asnjë fond për të ndihmuar bankat, nëse kanë dyndje nga depozituesit për të tërhequr depozitat e tyre. Nëse bie monedha Euro, bie Evropa. Kjo do të sjellë një frikë dhe krize pan-evropiane, jo vetëm te BE. Para një muaji Kancelaria Merkel në kongresin e partisë se saj CDU deklaroi se “Paqja nuk mund të merret si e mirëqenë”, d.m.th., se rreziqet janë të mëdha, deri tek lufta. Kurse pak ditë më parë Ministri i Financave të Francës foli më hapur, duke thënë se kjo situatë financiare në Evropë mund të sjellë luftëra. Ne Shqipëri ne nuk jemi gati për të përballuar asgjë.

 

Ju mendoni se bankat shqiptare janë të rrezikuara?

Zyrtarisht FMN thotë se kreditë e këqija në Shqipëri, ato që nuk paguhen, kanë shkuar 18 perqind të portofolit të bankave. E vërteta është që ato janë rreth 30 perqind, sepse deklarimet që bëhen në Bankën Qendrore janë me rezerva, dhe fshehin të vërtetën. Kjo është shifra më e lartë në Evropë për kreditë e këqija. Edhe 18 perqind është shumë e lartë. Unë do të isha i alarmuar për gjendjen e bankave në Shqipëri. Këtu askush nuk flet për këtë situatë. Qeveria s’ka asnjë fond në dispozicion për bankat, nëse ndodh një mungesë likuiditeti.

 

Ju mendoni përkeqësim të gjendjes ekonomike në vend në 2012-n?

Viti tjetër do të jetë shumë më keq. Do të bjerë kreditimi i ekonomisë, do të bjerë konsumi, do të rritet papunësia dhe si rrjedhojë do të rritet varfëria. Unë parashikoj që fundi i 2012-s do të jetë shumë më i keq, se fundi 2011-s. Qeveria nuk po merr asnjë masë për të stimuluar prodhimin, për të rritur punësimin. Ministrat numërojnë ditët në pushtet dhe presin si hiena të vjedhin diçka më shumë çdo ditë. Shoh një paralizë idesh për të qeverisur. Shoh recesion të pashmangshëm.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Xhuxhi i shtate i KQZ-se

Publikuar me : 18.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 37 here.
Andi Kananaj Xhuxhi i 7 duhet do të jetë viktimë e numrit që mban mbi krye. Ai duhet të jetë mrekullia e 7, pasi të kalojë 7 male me vota, për t’u kthyer në një Qeros të denjë për përrallën e vet. Magjia e numrit 7, do të jetë garancia që zgjedhjet nuk do të vidhen si 7 herët e mëparshme. Përzgjedhja nuk duhet të jetë qesharake si emisioni 7×7, dhe nuk do të tregojë për martesën e lumtur me princin, pas seksit me shtatë burra shtatshkurtër. Xhuxhi i 7, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Imuniteti i gjyqtareve, pengese apo justifikim
» Rinia perballe krizes
» Teopolitika dhe kandidatja e Vatikanit
» Reforma e notave ne arsim, urgjente
» Partia e Ekremit, antikushtetuese
» Klima e biznesit te huaj dhe pasiguria
» Diploma pa dije
» Kujdes me termat e ligjit!
» Lojerat e fatit dhe nje debat i munguar
» PD-PS, lufte per te vjedhur pushtetin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit